Kristian Demaj nesër ndeshjen e tretë në boksin profesionist

0

Problemet në marrjen e vizës kanë kaluar për boksierin shkodran Kristian Demaj. Ai ka gati një muaj që ndodhet në Meksikë ku ka vazhduar stërvitjen me ekipin e tij dhe ditët e fundit, ka patur problem marrjen e vizës angleze por edhe kjo pengesë ka kaluar sepse e ka marrë vizën pasditen e së mërkurës dhe menjëherë është nisur drejt Londrës për t'iu bashkuar ekipit të tij Mexico Guerreros në përgatitjet e fundit për përballjen me British Lionhearts.

Memoriali, shkon në 13 numri i shteteve pjesmarrëse

0
Ka shkuar në 13 numri I shteteve pjesmarrëse në Memorialin Ndërkombëtar të boksit që do të zhvillohet në Shkodër në fillim të muajit të...

Kristian Demaj më 22 mars në Londër përballë irlandezit Ward

0

Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen edhe ndeshja e tretë në boksin profesionist. Pikërisht më datën 22 mars në sallën sportive "York Hall" të Londrës do të zhvillohet takimi i parë i çerekfinale të World Series Boxing në mes ekipit vendas British Lionhearts dhe atij meksikan Mexico Guerreros, pjesë e të cilit është edhe boksieri ynë. Formati i kësaj lige gjysmëprofesioniste të boksit është si ai i Champions League në futboll me ndeshje në grupe e pastaj me eliminim direkt mes ekipeve në turet çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Dervish Efovija, 4 herë kampioni kombëtar i boksit

0

Një nga boksierët më të mirë të historisë së këtij sporti në vendin tonë dhe sigurisht i Vllaznisë është edhe Dervish Efovija. Ai është një nga emrat e sportistëve për të cilët çdo vit në Shkodër organizohet edhe  Memoriali në kujtim të tyre dhe kontributit të tyre në këtë sport. Ai ka lindur në tokën shqiptare në Mal të Zi në vitin 1936 por i detyruar nga bomabrdimet e shumta, ai largohet nga Jugosllavia e atëhershme duke zgjedhur Shqipërinë dhe duke u vendosur në Shkodër. Në sajë të talentit të tij të përsosur në sportin e boksit, ai aktivizohet dhe përfaqëson Vllazninë duke u shpallur për disa vite kampion kombëtar. Më konkretisht ai është shpallur kampion kombëtar në vitet1953, 1954, 1955, 1956. Mbas peripecive të ndryshme që i ndodhin me Sigurimin e Shtetit, ai nga internimi në Llakatund të Vlorës dërgohet me makinë të mbyllur drejtëpërdrejtë në kufirin jugosllav në vitin 1958 sëbashku me babën, nanën dhe motrën.

Kristian Demaj stërvitje në Meksikë për ndeshjen e rradhës

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj prej disa ditësh është duke u stërvitur në Meksikë. Për dikë mund të duket e çuditshme por siç e dimë, boksieri shkodran prej tre muajsh është pjesë e ekipit Mexico Guerreros që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste ëSB. Duke qenë kështu, ai ka udhëtuar drejt këtij vendi për t'u bërë gati për ndeshjen e rradhës, atë që do të zhvillohet gjatë këtij muaji.Ekipi i Demës ka fituar të drejtën të kalojë në fazën çerekfinale të kësaj Lige dhe për rrjedhojë gjatë këtij muaji do të jenë dy ndeshjet e rradhës për këtë tur në mes Mexico Guerreros dhe ekipit anglez British Lion Hearts.

Memoriali i Shkodrës, 10 shtete konfirmorjen pjesmarrjen në të

0

Një muaj para nisjes së Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të Boksit që do të zhvillohet si zakonisht në Shkodër në fillim të muajit prill, janë të shumta shtetet që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Grupi I punës që ka filluar të merret me këtë organizim, bën të ditur për televizionin Rozafa se deri ditën e sotme, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë Memorial plot 10 shtete. Bëhet fjalë për Australinë, Rusinë, Italinë, Bullgarinë, Guinenë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Uzbekistanin dhe Skocinë.

Kombëtarja e boksit nga sot ka nisur grumbullimin në Velipojë

0

Ndonëse duhet edhe një muaj për nisjen e Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të boksit që zhvillohet në Shkodër, ekipi kombëtar shqiptar ka kohë që ka nisur përgatitjet për të. Megjithatë gradualisht ai po hyn në fazën më intensive të përgatitjeve. Për këtë arsye, duke filluar nga dita e sotme, kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni ka nisur grumbullimin e parë. Ai do jetë njëjavor dhe po zhvillohet në Velipojë. Pjesë e ekipit për momentin janë boksierët Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani, Xhulio Vrenozi, Bekim Vjerdha, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa.

Kristian Demaj mundet 0-3 nga boksieri rusi Eduard Yakushev

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj nuk ka mundur të bëjë realitet as sot fitoren e tij të parë në ringun profesionist. Ai është mundur nga boksieri rus Eduard Yakushev me rezultatin e tre gjyqtarëve të tavolinës 3-0. Në fakt, epërsia e boksierit rus ka qenë e pranishme në të 5 raundet e kësaj ndeshje. Ai ka bërë një ndeshje më të mirë dhe ajo që është parë qartë ka qenë forma fizike më e mirë e tij. Rezultatet përfundimtare të tre gjyqtarëve kanë qenë 49-46, 50-45 dhe 50-45 në favor të Yakushev.

Kristian Demaj më 1 mars në ring përballë rusit Yakushev

0
Për boksierin shkodran Kristian Demaj vjen dhe përballja e dytë në ringun profesionist. Më datë 1 mars 2013, pra pasnesër, ai do të ngjitet...

Shytani, Bilali e Vjerdha humbasin në Turneun e Bullgarisë

0
Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha i kanë humbur ndeshjet e tyre të para në turneun ndërkombëtar "Strandja 2013" që po zhvillohet në...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI