Zef Gjoni: Vllaznia e meritoi titullin kampion. Bushati, rritu edhe pak!

0

Akuzat e ish-nxënësit të tij, sportistit që e ka kaluar nëpër duart e tij, e kanë shqetësuar jo pak atë. Zef Gjoni I është gëzuar titullit të 17-të kampion të vendit në boks por natyrisht dje në mëngjes nuk është ndjerë mirë kur ka lexuar një deklaratë të Sead Bushati, zëvendëtsrajnerit të Tiranës qëdeklaronte se Vllaznia e vodhi titullin kampion. Prandaj dhe ka vendosur t’I përgjigjet. Jo direkt atij por për t’u thënë të gjithë se kush është Vllaznia dhe çfarë ka dhënë ajo për boksin shqiptar gjithë këto vite nën drejtimin e tij. Ja intervista e plotë e Zef Gjonit dhënë për gazetën tonë:

Lajmi i fundit: Vllaznia kampione për të 18-tën herë në boks

0

 

Ka përfunduar pak çaste më parë kampionati kombëtar i boksit për të rritur i cili u zhvillua për tre ditë me rradhë në qytetin e Durrësit. Vllaznia e Shkodrës me meritë është shpallur kampione e vendit duke zënë vendin e parë në renditjen ekipore para Tiranës që u rendit e dyta dhe ekipit privat Enea që u rendit i treti.

Rikard Lekaj, paraqitje dinjitoze në Botërorin e Kick- Boksit

0

Shqipëria është shumë pranë arritjes së një rezultati historik në sportin e Kick Box. Kuqezinjtë po marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Maqedoni që ka nisur para disa ditësh dhe tashmë është drejt përfundimit. Pjesë e Kombëtarës tonë është edhe shkodrani Rikard Lekaj. Ai garon në peshën 70 kilogram. Lekaj në ndeshjet e zhvilluara deri tani në Shkup ka bërë një paraqitje të shkëlqyer teksa ka arritur të kualifikohet mes 8 më të mirëvë të Kick Box të gjithë botës.

Vllaznia, sot shpallet kampione për të 18-tën herë

0

Ekipi i Vllaznisë në boks pritet të shpallet sot në drekë kampion i vendit për të 18-tën herë në historinë e boksit shqiptar. Ecuria e kuqebluve të trajnerit Zef Gjoni në dy ditët e para eliminatore ka qenë shumë e mirë. Pas 5 fitoreve të arritura në ndeshjet e ditës së parë, dje në ditën e dytë kemi patur 4 fitore të tjera të tyre. Kështu në peshën 60 kg, Denis Zllatiçanin ka mundur Tolën e Teutës, në peshën 69 kg, Asmer Bilali ka fituar ndaj Albi Sorrës së Tiranës, në peshën 81 kg, Bekim Vjerdha ka mundur Vatën e Partizanit dhe në peshën 91 kg, Kristian Dema ka mundur Mancakun e klubit Enea.

Boks, ja shorti i ndeshjeve të ditës së parë

0

Shorti ka vendosur këto përballje  për ditën e parë të kampionatit.Në peshën 56 kg Ronildo Pirani do ndeshet me Lamajn e Fierit. Në 60 kg boksieri shkodran do jetë përballë boksierit nga Lezha.Në 64 kg aty ku edhe pjesemarrja është më e madhe Kristian Shytani do ndeshet me Eret Rexhën e Beratit.

Vllaznia kërkon titullin e 18-të në boks

0

Pas tre diteve grumbullim ne Shkoder, ekipi i boksit të Vllaznisë, ka lënë sot qytetin e tij për të udhëtuar drejt Durrësit, aty ku nesër nis kampionati kombëtar. Në këtë kampionat do marrin pjesë ekipet dhe boksierët më të mirë të vendit dhe sivjet gjasat janë që të ketë një konkurrencë të fortë. Ekipet e Vllaznisë,

Sermi: Pjesmarrja në Kosovë ishte shumë e mirë

0

Rezultatet e larta dhe pjesëmarrja e kombëtares së Shqipërisë në boks në turneun Internacional që u zhvillua në Kosovë është komentuar nga trajneri Jozef Sermi. Menjëherë pas mbërritjes në Shkodër Sermi thotë se 4 boksierët shkodran që përfaqësuan Shqipërinë duke marrë medaljet e arit kanë treguar një nivel të lartë si dhe janë vlerësuar për paraqitjen e tyre.

Kristian Matija, boksieri më luftarak në Prishtinë

0

Boksieret shkodrane kane arritur suksesin e rradhes ne aktivitetin e zhvilluar mbreme ne pallatin e sportit te Prishtines. Te kater boksieret pjesmarres te ekipit te Vllaznise kane arritur t’i fitojne ndeshjet e tyre duke zene vendet e para. Keshtu ne peshen 64 kg Kristian Shytani ka fituar ndaj nje kundershtari bullgar, ne peshen 69 kg Kristian Matija ka rezultuar edhe ai me i miri

Kombëtarja e boksit pjesmarrëse në aktivitetin e Prishtinës

0

Kombëtarja e Shqipërisë është ftuar të marrë pjesë në një aktivitet boksi që do zhvillohet në Prishtinë sot më datë 8 tetor. Ekipi kombëtar shqipëtar do marrë pjesë me 4 boksierë e pikërisht në kategorinë 64 kg Kristian Shytani, 69 kg Kristian Matia, 75 kg Emiliano Çekini e në kategorinë 81 kg Bekim Vjerdha. Trajner i ekipit kombëtar do jetë Jozef Sermi.

Botërori, humb edhe Demaj, bien shpresat për shqiptarët

0

Shpresat e fundit për të ecur më përpara në Kampionatin Botëror të boksit amator që është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit është shuar. Boksieri shkodran Kristian Demaj ka humbur ndaj hungarezit Jozef Darmos me pikë, 18-20.