Ekipi kombëtar i boksit teste mjekësore në “IMC”
Boksierët gati për pjesmarrjen në kupën “Adem Jashari”
Tom Doshi, president i ri i Federatës Shqiptare të Boksit?
Kristian Demaj: Medalja e artë në “Gongun e Artë”, sukses I madh
Për boksierin e Vllaznisë dhe të ekipit tonë kombëtar Kristian Demaj, suksesi që ekipi jonë kombëtar arriti në “Gongun e Artë” turneun e rëndësishëm që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë pak ditë më parë, është për t’u veçuar. “Kemi marrë pjesë me 4 boksierë, nga të cilët u siguruan dy medalje të arta e një e argjendtë, ky është një sukses I madh për boksin shqiptar sepse pjesmarrës në këtë aktivitet ishin 14 shtete”-ka thënë ai për www.shkodraport.com.
Bilali, Sina e Demaj, finalistë në “Gongun e Artë”
Tre boksierët e kombtëtares shqiptare të boksit, Asmer Bilali, Serxhio Sina e Kristian Demaj, kanë mundësinë të fitojnë vendet e para dhe medaljet e arta në turneun që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë dhe që emërtohet "Gongu i Artë".
Lajmi i fundit: Asmer Bilali e Kristian Demaj, medalje të arta në “Gongun e...
Dy boksierët shkodranë, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj i kanë sfiduar të gjithë kundërshtarët në peshat e tyre dhe kanë zënë vendet e para duke marrë edhe medaljet e arta në "Gongun e Artë". Ndeshjet finale të këtij aktiviteti të rëndësishëm që u zhvillua për tre ditë me rradhë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup në këtë mënyrë janë konkretizuar me sukses për dy boksierët e Vllaznisë.
Boks, Bilali fiton ndeshjen e parë në “Gongun e Artë”
Kanë startuar pasditen e djeshme në Shkup të Maqedonisë ndeshjet e ditës së parë të turneut të rëndësishëm "Gongu i Artë" ku marrin pjesë boksierë nga shumë vende të botës, ndër to edhe katër nga Shqipëria. Në ndeshjet e kësaj dite, bie në sy fitorja e boksierit shkodran Asmer Bilali ndaj një boksieri maqedonas.
Kombëtarja e boksit pjesmarrëse në “Gongun e Artë”
Zef Gjoni: Klubi shumësportësh Vllaznia në gjendje “kome”
Trajneri i njohur i Vllaznisë në boks Zef Gjoni është i shqetësuar për mënyrën si po shkojnë punët në klubin shumësportësh Vllaznia. Drejtuesit e Bashkisë sipas tij e kanë lënë krejtësisht pas dore këtë klub ngaqë janë të fokusuar tërësisht tashmë tek futbolli ku po financojnë me shuma të mëdha. Duke folur në lidhje më këtë situatë, ai ka thënë: "Bashkia e ka harruar shumësportëshin shkodran. Ky klub është në gjendje "kome". Askush nuk e ka mendjen se çfarë bëhet aty.
Bilali e Demaj, pjesmarrës në “Gongun e Artë”
Boksieret kampione te Vllaznise Asmer Bilali dhe Kristian Demaj do te jene pjese e ekipit tone kombetar te boksit qe do marre pjese ne aktivitetetin shume te rendesishem qe do zhvillohet ne Shkup te Maqedonise javen e ardhshme. Lista perfundimtare e ketij ekipi ende nuk eshte perfunduar por dy shkodranet jane te sigurte qe do marrin pjese sepse gezojne nje forme shume te mire sportive.