Boksierët shkodranë përgatitje për Memorialin “Shkodra 2012”

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për një aktivitet shumë të rëndësishëm që do zhvillohet në fillim të muajit maj në Shkodër. Bëhet fjalë për turneun ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet në nderim të disa prej figurave të shquara të boksit shkodran ndër vite që nuk jetojnë më. "Memoriali Shkodra 2012" është një veprimtari që është e futur në kalendarin vjetor të Federatës Europiane të boksit amator dhe si e tillë, sigurisht që ngjall kureshtjen e madhe të ekipeve të ndryshme të botës për të marrë pjesë. Për edicionin e sivjetëm janë caktuar edhe datat e zhvillimit të tij teksa boksierët pjesmarrës do mbërrijnë në Shkodër më datë 8 mars ndërsa aktiviteti zhvillohet për tre ditë me rradhë, në datat 9-11 mars.

Jetmir Kuçi më 27 janar përballje me hungarezin Istvan Szili

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të ndeshet me boksierin hungarez Istvan Szili më 27 Janar në qytetin Trnava në Sllovaki, në një ndeshje profesioniste. Kjo do të jetë ndeshja e parë e boksierit tonë për këtë vit. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, me bilanc prej 6-0 (4 KO). Ndërsa hungarezi Istvan Szili ka 13 ndeshje ku ka shënuar të gjitha fitore me bilanc 13-0 (5 KO). Pra do të jetë një duel mes dy boksierëve të pamposhtur deri tani. Kjo ndeshje do të zhvillohet në 8 raunde, ndërsa epërsia e Szili do të jetë ringu vendas, mirëpo Kuçi në Sllovaki udhëton për fitore.

Zef Gjoni: Pretendojmë një boksier në “Londra 2012”

0

 

Trajneri i Vllaznisë por njëkohësisht edhe i ekipit kombëtar të boksit- Zef Gjoni ka nisur punën me sportistët e tij në vitin 2012. Një punë që ka nisur shumë e ngjeshur me nga dy seanca stërvitore në ditë. Boksierët i janë përkushtuar maksimalisht nisjes së mirë të këtij viti ngaqë pretendimet janë të mëdha. Ky është viti i Olimpiadës dhe dëshira e madhe e të gjithëve është kualifikimi i një boksieri në Olimpiadën e Londrës. Sigurisht që kjo do jetë shumë e vështirë sepse ndryshe nga shumë sporte të tjera, kualifikimi këtu nuk është me ftesë por duhet merituar në garat e rëndësishme europiane.

Boksierët e Vllaznisë “shijojnë” festat e fundvitit

0

Pas një viti të gjatë e të lodhshëm, njëkohësisht edhe shumë të suksesshëm, boksierët e Vllaznisë po bëhen gati tashmë të festojnë festat e fundvitit. Çka do të thotë se edhe seancat stërvitore janë reduktuar disi në ditët e fundit dhe do ndodhë kështu deri pas Vitit të Ri. Atëherë kur do nisin sërish stërvitjet intensive për garat eliminatore të Olimpiadës së LOndrës dhe ku trajneri Zef Gjoni pretendon kapjen e një vendi nga boksierët tanë, çka do ishte edhe suksesi më i madh i këtij sporti në gjithë historinë e tij në Shqipëri.

Tirana fiton kupën në boks, Vllaznia e treta

0

Ekipi i Tiranës në boks ka marrë revanshin në Kupën e Shqipërisë duke i marrë Vllaznisë vendin e parë në këtë aktivitet. Në finalet e ditës së sotme, skuadra kryeqytetase ka arritur të grumbullojë 17 pikë duke zënë vendin e parë, në të dytin është renditur ekipi privat Enea me 16 dhe ne vendin e tretë Vllaznia me 15 pikë. Ndoshta nuk ishim mësuar ta shihnim Vllazninë në këto pozita megjithatë kjo është renditja përfundimtare e kupës së sivjetme. Në finalet e ditës së sotme Ronildo Pirani në peshën 60 kg, është mundur nga kosovari Liridon Zeqiri.

Vllaznia me tre boksierë në finalet e Kupës

0

Ekipi i Vllaznisë ka arritur të nxjerrë tre boksierë në finalet e Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për boksierin Ronildo Pirani që ka konkurruar në peshën 60 kg, Asmer Bilali në peshën 75 kg dhe Kristian Demaj në peshën 91 kg. Tre boksierët e tjerë pjesmarrës në këtë aktivitet, i kanë humbur ndeshjet e tyre dhe pikërisht bëhet fjalë për sportistët Gëzim Jaku në peshën 56 kg, Kristian Shytanin në peshën 64 kg dhe Bekim Vjerdhën në peshën 81 kg.

Vllaznia: Duam edhe Kupën e Shqipërisë

0

Për dy ditë me rradhë në Tiranë këtë fundjavë do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në boks. Në të do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit si dhe disa nga boksierët më të mirë të Kosovës. Edhe në këtë aktivitet pritet të jetë një rivalitet i fortë midis disa ekipeve dhe kryesisht mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy skuadra ishin rivalet kryesore në kampionatin e fundit që u fitua nga shkodranët dhe në përfundim të tij, pjestarë të ekipit tiranas, patën bërë jo pak zhurmë se gjoja fitorja e Vllaznisë ka qenë e pamerituar.

Vllaznia gati të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë

0

Duhet të zhvillohej në Shkodër por në mbledhjen e fundit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit është vendosur që Kupa e Shqipërisë të zhvillohet në Tiranë në datat 8-10 dhjetor. Aktiviteti i dytë më i rëndësishmë kombëtar pas kampionatit do ketë edhe një ndryshim tjetër sepse në të nuk do marrin pjesë thjesht vetëm ekipet shqiptare por do jetë mbarëkombëtar.

Bilali e Demaj, medalje ari edhe në Kosovë

0

Sukseset për boksierët shkodranë nuk kanë fund për vitin 2011. Pasi janë shpallur më të mirët në vend, pasi kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Kampionatin Botëror, pasi i kanë dhuruar dy medalje të arta Shkodrës në turneun e rëndësishëm "Gongu i Artë" i Maqedonisë, vijnë edhe dy suksese të tjera. Janë sërish dy boksierët, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj që kanë triumfuar edhe në kupën "Adem Jashari" që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Prishtinë dhe Ferizaj të Kosovës.

Demaj: Synoj vend të parë edhe në kupën “Adem Jashari”

0

Boksieri i Vllaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar të boksit, Kristian Demaj pasi ka arritur të shpallet kampion i vendit një muaj më parë dhe pasi ka fituar medalje të artë në "Gongun e Artë" që u zhvillua në Maqedoni, tenton suksesin edhe në aktivitetin e rradhës. Bëhet fjalë për kupën "Adem Jashari" që do të zhvillohet më 25-26 nëntor në Prishtinë dhe Ferizaj. Në këtë aktivitet do marrin pjesë mbi 10 shtete megjithatë synimet e boksierëve tanë janë për vende të para.