Jasmin Rraboshta i preferuar edhe nga Tomori i Beratit

Futbollistët shkodranë mbeten sërish të kërkuar nga ekipe të ndryshme të futbollit shqiptar, qoftë këto edhe të kategorisë së parë. Kështu, Tomori i Beratit duket se ka ndër mend që në sezonin e ri të ndërtojë një ekip pretendent në mënyrë që të rikthehet mbase sërish mes më të mirëve të futbollit tonë.

“Vllaznia B” nesër nis stërvitjen. Trajneri Kraja entuziast

Paraditen e së premtes do të nisë stërvitjen edhe Vllaznia B. Ekipi i dytë i klubit shkodran siç dihet do të marrë pjesë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar në sezonin e ri. Trajner i këtij ekipi do të jetë sërish Ervis Kraja. Ky i fundit në një intervistë për televizionin Rozafa ka bërë të ditur se baza e ekipit do të jetë kontigjenti i sezonit të kaluar ndërkohë që atij do t’i shtohen edhe disa elementë të ardhur nga ekipi U-19.

Kastrioti e bën zyrtare: Samuel Nikaj do jetë trajneri ynë!

Ajo që përflitej është zyrtarizuar sot. Samuel Nikaj do të jetë trajneri i ri i Kastriotit të Krujës. Trajneri shkodran është konfirmuar në këtë detyrë nga vetë klubi përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në facebook. "Shkodrani Samuel Nikaj, që nga dita e sotme është trajneri i ri i KF Kastriotit.

SAMUEL NIKAJ SHUMË PRANË PANKINËS SË KASTRIOTIT

Pas largimit nga Flamurtari i Prishtinës, trajneri shkodran Samuel Nikaj shumë shpejt mund të marrë drejtimin e një tjetër ekipi. Bëhet fjalë për Kastriotin e Krujës. Bisedimet me drejtuesit e këtij klubi kanë avancuar dhe shumë shpejt pritet të hidhet firma në kontratë. Lajmin e ka bërë të ditur në prononcimin e tij për "SHKODRA SPORT" vetë Nikaj kur thotë:

Kategoria e parë, nuk ka përballje në mes Vllaznia B dhe Tiranës

Në kampionatin e ri të kategorisë së parë nuk do të ketë sërish përballje në mes Vllaznisë B dhe Tiranës. Dëshira e tifozëve shkodranë për të patur "derbi" edhe në këtë kategori inferiore, nuk është plotësuar nga FSHF. Ekzekutivi i saj ka fiksuar edhe datën e nisjes së Kategorisë së Parë, në të cilën do të garojë për herë të parë në historinë e vet edhe Tirana.

Kastrioti kërkon mbrojtësin shkodran Klodian Semina

Tashmë që është vendosur për Tiranën që ajo do të jetë në Grupin e Jugut, në atë të Veriut kanë nisur të bëjnë planet se kush do jetë pretendentja për t'u ngjitur në Superligë. Dikush mendon për Dinamon apo Besëlidhjen por mund të jetë edhe Kastrioti. Krutanët kanë ndër mend të ndërtojnë një ekip të fortë për sezonin e ri në mënyre që të sigurojnë më pas ngjitjen në mes ekipeve më të mira të vendit.

Senad Lekaj kërkon një aventure të re. Kërkon largimin nga Besëlidhja

Nga komuniteti i futbollistëve shkodranë që sezonin e shkuar veshën fanellën e Besëlidhjes ishte edhe mesfushori me tipare sulmuese, Senad Lekaj. Ndonëse me Besëlidhjen është grumbulluar që me nisjen e fazës përgatitore, si titullar është aktivizuar pas largimit të trajnerit Stavri Nica, kohë që u largua dhe mesfushori Orian Xhemalaj dhe Jurgen Goxha.

Shumë oferta për Krepin. Tërbuni, Kamza, Kastrioti, Tomori…

Një verë "e nxehtë" pritet të jetë kjo aktualja për trajnerin shkodran Kreshnik Krepi. Puna shumë e mirë që ai ka bërë në vite me ekipet ku ka drejtuar, shoqëruar së fundi edhe me shpëtimin e Tërbunit nga rënia prej kategorisë kur pak kush e mendonte, ka bërë që disa skuadra të mendojnë ta kenë në pankinë për sezonin e ri futbollistik. Pikësëpari, e duan pukjanët. Kryebashkiaku Gjonaj po insiston për ta mbajtur megjithatë trajneri shkodran ka bërë gati një projekt për sjelljen e disa lojtarëve cilësorë tek Tërbuni dhe kjo ka koston e vet.

Krepi sërish tek Tërbuni. Drejtuesit “e mbajnë me zor”

U përfol për një rikthim të tij sërish në postin e drejtorit teknik tek ekipi i Kamzës, por Kreshnik Krepi do të vazhdojë të bëjë sërish detyrën e trajnerit tek Tërbuni i Pukës. Kanë qenë drejtuesit e këtij të fundit që "e kanë mbajtur me zor" shkodranin, nisur nga fakti që ai ka punuar mjaft mirë sezonin e fundit me skuadrën dhe kur të gjithë mendonin se pukjanët do të binin nga kategoria, Krepi ia doli ta mbajë sërish në të parën.

Ervis Kraja drejt rikonfirmimit në krye të Vllaznisë B

Ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar, duket e sigurtë se Ervis Kraja do të jetë trajner i Vllaznisë B edhe në sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij aktuale i ka përfunduar dhe pritet që në ditët e ardhshme të firmoset kontrata e re. Kuptohet që nuk ka arsye të ndodhë ndryshe sepse ai ka bërë një punë shumë të mirë me këtë skuadër në dy sezonet e fundit.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI