Futbollistët shkodranë mbeten sërish të kërkuar nga ekipe të ndryshme të futbollit shqiptar, qoftë këto edhe të kategorisë së parë. Kështu, Tomori i Beratit duket se ka ndër mend që në sezonin e ri të ndërtojë një ekip pretendent në mënyrë që të rikthehet mbase sërish mes më të mirëve të futbollit tonë.

Për këtë arsye, ka hedhur sytë drejt përforcimeve të mundshme me të cilët do të kërkojnë më pas suksesin. Ndër emrat e parë që përfliten si kandidatë të mundshëm për të veshur fanellën beratase është edhe sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta. Ky i fundit ka luajtur me Bylisin së fundmi dhe ballshiotët vështirë ta lëshojnë megjithatë në këtë mes do të vendosë oferta financiare. Rraboshta është “ekspert i golit” në kategorinë e parë pasi prej disa sezonesh është ndër shënuesit më të mirë të tij dhe për këtë arsye, është gjithnjë i kërkuar në merkato.
© shkodrasport.com