Tre shkodranët Semina, K. Dibra e Hepaj i duan sërish tek Besëlidhja
Në Lezhë kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri, natyrisht duke parë që edhe në këtë që sapo lamë pas, objektivi për ngjitjen në Superligë nuk u realizua prandaj gjërat tani e tutje duhen bërë edhe më mirë. Drejtuesit e klubit kanë ndër mend të mbajnë një pjesë të titullarëve të sezonit të fundit, kuptohet ata që mbajtën peshën e skuadrës dhe ndër emrat që mendohet të jenë sërish pjesë e Besëlidhjes janë edhe tre futbollistë shkodranë.
“Vllaznia B” në pritje të kalendarit dhe kundërshtarëve
Ngjitja në kategorinë e parë natyrisht që është konsideruar një sukses për ekipin e dytë të klubit Vllaznia. Trajneri Kraja dhe futbollistët e tij kanë bërë ndoshta të pamundurën dhe arritën një objektiv që padyshim është "qershia mbi tortë" e këtij ekipi. Por tashmë festa ka mbaruar dhe të gjithë presin se cilët do të jenë kundërshtarët e ekipit B në këtë kategori.
Kabuni: Dua të jem golashënuesi më i mirë i kategorisë së parë

I ardhur nga Akademia Vllaznia, Elis Kabuni ka filluar të spikasë tek ekipi i Adës teksa me lojën e tij por më së shumti me golat që po shënon, ka filluar të bëhet faktor. Goli i shënuar javën që shkoi ndaj skuadrës kryesuese të kampionatit- Besëlidhjes, ka qenë i treti për të në këtë kampionat megjithatë sulmuesi shtatëlartë i ka të qarta objektivat e tij. "Dua të shpallem golashënuesi më i mirë i kategorisë së parë këtë sezon"- ka thënë ai për shkodrasport.com. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse në këtë kategori ka disa sulmues të mirë. Aktualisht renditjen e golashënuesve më të mirë e udhëheq serbi Bajiçi Besëlidhjes me 5 gola por Kabuni e ka të qartë atë se çfarë kërkon.
Ada të hënën nis stërvitjen. Orët e fundit për përzgjedhjen e trajnerit

Noka prish gjithçka, largon Kullin, humbet në Krujë

Skuadra e Besëlidhjes ka arritur të prishë gjithçka sa i takon ecurisë së saj të mëtejshme në kampionat. Në mesjavën e kaluar, presidenti i ekipit Gjokë Noka ka larguar nga drejtimi i skuadrës trajnerin Ridvan Kulli dhe një situatë e tillë ka bërë që skuadra të humbasë dje në Krujë ndaj Kastriotit dhe tashmë shanset për t'u ngjitur në Superligë janë gjithnjë e më të pakta për lezhjanët. Historia e kësaj polemike ka nisur pasditen e së mërkurës pasi skuadra ka kryer ndeshjen e kontrollit.
Ada me shumë mungesa për ndeshjen me Tërbunin

Plot 4 mungesa do të ketë ekipi i Adës për ndeshjen e kësaj jave me Tërbunin. Do të mungojnë dy mbrojtësit, Besart Çokaj dhe Artan Thorja, mesfushori Denis Çokaj dhe sulmuesi Arlind Ferhati. Të katër këta futbollistë do të mungojnë për të njëjtën arsye: kanë plotësuar numrin tre të kartonave të verdhë dhe do të jenë të skualifikuar për ndeshjen e rradhës. Natyrisht që të tilla mungesa do të ndikojnë tek skuadra dhe trajneri Kreshnik Krepi është i vetëdijshëm për këtë gjë. Duke folur për gazetën “SHKODRA SPORT” ai do të shprehej:
Krepi: Ada është në krizë financiare, por nuk bie
Problemet tek Ada vazhdojnë megjithatë ka vend edhe për optimizëm. Më shumë se tek kushdo tjetër atë e gjen tek trajneri Kreshnik Krepi. Në një prononcim për gazetën pasditen e djeshme ai do të shprehej: “Situata nuk ka qenë aspak e mirë. Problemet financiare vazhdojnë të jenë prezent tek Ada edhe në këtë fillim të këtij viti. Ajo që të bën përshtypje është se Komunës Velipojë as nuk i bie ndër mend nëse ka ekip futbolli apo jo prandaj do t’i bëja thirrje kryetarit të saj, z. Pashko Ujka, t’i hidhte sytë drejt këtij ekipi sepse Ada përfaqëson këtë zonë dhe këtë komunitet.
Ada, ikën sulmuesi Gjini. Skuadra ka probleme financiare

Edhe fillimi i vitit të ri duket se nuk ka sjellë asnjë përmirësim të situatës financiare tek ekipi i Adës së Velipojës. Ai siç dihet, e ka nisur këtë sezon përmes dilemash nëse do mund të merrte pjesë apo jo dhe në fund, ia doli të rregjistrohej. Por problemet vazhduan dhe jo më kot skuadra ndodhet në vendin e fundit të renditjes.
Veleçiku ofertë Entri Çakut për trajner

Koplikasit kanë nevojë për një trajner që t’i shpëtojë nga rënia prej kategorisë. Pas dorëheqjes së parë të Kreshnik Krepit dhe më pas edhe të Besnik Dulit, Veleçiku ka mbetur pa trajner. Në dy ndeshjet e fundit, skuadra është drejtuar në pankinë nga shefi i klubit Dalip Rustemaj me shpresë se shumë shpejt do gjendej trajneri i ri. Por në fakt, po kalojnë ditë dhe zgjidhja e kësaj dileme nuk duket të jetë kaq e lehtë.
Ada me sytë nga Veleçiku për të marrë lojtarë

Fundi i gjysmës së parë të kampionatit nuk ka qenë aspak i mirë për ekipin e Adës. Rezultatet e arritura prej tij kanë qenë zhgënjyese nisur nga pritshmëria që ishte. Kjo gjë u shtua edhe më shumë me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit, atë me Burrelin kur rezultati nga 3-0 për velipojakët shkoi në 3-3 vetëm në 25 minutat e fundit të lojës.