Ergi Borshi: Veleçiku objektiv vetëm fitoren me Kamzën

Ecuria e skuadrës koplikase në këtë sezon ka patur shumë oshilacione. Ajo ka nisur mirë por më pas duke ndeshur edhe në një problematikë të madhe, rezultatet kanë munguar. Në javët e fundit, Veleçiku ka arritur të marrë vetëm një pikë dhe përveç problemit të mungesës së fushës, kanë ndikuar edhe gjykimet.

Trajneri Krepi: Kampionati i Adës fillon me Kamzën

Humbja me Kastriotin dy javë më parë ka lënë ende pasojat tek kampi velipojak. Askush nuk e kishte menduar atë disfatë e cila tashmë ka bërë që të prishen shumë plane. Nëse drejtuesit e klubit dhe të stafit teknik kishin llogaritur marrjen e disa pikëve deri në fund të dhjetorit, tashmë bilanci do jetë ndryshe.

Djepaxhia: Besën e eliminuam nga kupa. E mundim edhe në kampionat

Barazimi i arritur në Krujë të shtunën që shkoi ndaj Kastriotit vendas, u ka dhënë shumë moral koplikasve. Ato nuk po kalonin një gjendje të mirë si shkak i shumë probleme që skuadra po kalon megjithatë kjo pikë sikur ka rikthyer qetësinë tek Veleçiku. Autori i atij goli ndaj krutanëve ka qenë Ari Djepaxhia, një nga futbollistët më të mirë të këtij ekipi. Duke folur për gazetën në lidhje me këtë takim dhe për golin e shënuar, ai do thoshte:

Mirsad Gruda: Besëlidhja e para edhe pas Ilirisë

Pragndeshja me Ilirinë është shoqëruar me një lajm të mirë për kampin lezhjan. Kapiteni i kësaj skuadre Mirsad Gruda thuajse e ka kaluar dëmtimin që ka patur dhe pritet të luajë nesër në Fushë- Krujë. Natyrisht që kjo është diçka pozitive nisur nga roli që ky futbollist ka tek kjo skuadër. Me praninë edhe të Grudës në fushë, sigurisht që shtohen shanset që Besëlidhja ta ruajë vendin e parë në renditje edhe pas ndeshjeve të kësaj jave.

Idrizi: S’po gjej hapësira. Në janar iki nga Veleçiku

E kishte menduar ndryshe aventurën tek Veleçiku por gjërat kanë marrë rrjedhë krejt tjetër. Hysmir Idrizi, lojtari i ardhur nga Vllaznia, nuk po gjen hapësirat e duhura në formacionin e koplikasve dhe për rrjedhojë nëse vazhdon kjo situatë, ai mendon largimin nga kjo skuadër në janar. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën vetë lojtari kur ka thënë:

Ada lë pas Kastriotin. Mendjen vetëm tek Besa

Humbja e javës së kaluar me Kastriotin ka ardhur si “bombë” në kampin velipojak. Atë askush nuk e kishte menduar, madje as barazimin. Të gjithë ishin bërë gati për një fitore dhe në rradhët e gjithë skuadrës apo dhe drejtuesve, kishte shumë optimizëm. Por në fakt ka ndodhur ndryshe. 45 minutat e dyta të kësaj ndeshje kanë qenë vërtetë për t’u harruar me një lojë shumë të dobët. Presidenti Alfred Pjetri fajin e humbjes sigurisht që ia adreson edhe gjyqtarit të ndeshjes kur thotë:

Veleçiku analizon humbjen me Tërbunin dhe nxjerr gabimet

Humbja e fundit me Tërbunin në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, natyrisht që e ka zbehur paksa atmosferën në kampin koplikas. Presidenti Ramadan Likaj është larguar i zhgënjer pasditen e së dielës nga stadiumi duke menduar se investimi i bërë nuk ia ka vlejtur. Sigurisht që mund të ketë patur të drejtë nisur nga paraqitja shumë e dobët që skuadra bëri në atë përballje me pukjanët.

Presidenti Pjetri: Adës i vlen vetëm fitorja me Kastriotin

Ndeshja e nesërme me Kastriotin konsiderohet jetike për të ardhmen e skuadrës velipojake. Futbollistët dhe stafi drejtues i saj ka ditë që përgatiten për të. Natyrisht që përveç fitores nuk vlen asnjë rezultat tjetër. Këtë besim për arritjen e saj ka edhe presidenti i klubit Alfred Pjetri që në një prononcim për gazetën në këtë pragndeshje do të shprehej:

Arlind Ferhati: Premtoj shumë gola për Adën

Ky sezon po i shërben drejtuesve të Adës për të promovuar edhe shumë futbollistë të rinj të cilët duket se kanë shumë të ardhme në këtë sport. Njëri prej tyre është edhe Arlind Ferhati. Karriera e tij ka nisur në Kanada ku ka jetuar për vite me rradhë bashkë me familjen e tij dhe më pas në Itali. U rikthye në Shqipëri me dëshirën e madhe për të gjetur vend tek Vllaznia por hapësirat ishin të vogla dhe në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Dinamos.

Besëlidhja, reshjet detyrojnë skuadrën të stërvitet në Shëngjin

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Lezhë sidomos dy ditët e fundit kanë krijuar jo pak probleme tek ekipi i Besëlidhjes i cili nuk ka mundur dot të stërvitet as në stadium dhe as në aneksin e tij. Kjo gjë ka prishur jo pak punë në përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Kamzën e për këtë arsye, ditën e djeshme skuadra është detyruar të stërvitet në Shëngjin. Kjo gjë ka shqetësuar jo pak trajnerin Sinan Bardhi.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI