Veleçiku nuk ndalet. Fiton 3-1 edhe në fushën e vështirë të Vorës

Një tjetër provë e vështirë kalon për Veleçikun dhe ai tashmë është gjithnjë e më pranë realizimit të  objektivit të tij për të kaluar në kategorinë e parë. Në ndeshjen e djeshme, në transfertë me Vorën, është vërtetuar më së miri karakteri luftarak i futbollistëve koplikas që në fund të 90 minutave kanë fituar me rezultatin 3-1. Në një takim tejet luftarak, miqtë e Veleçikut kanë ditur që t’u rrëmbejnë fitoren vorakëve në një sfidë mes vendit të parë dhe të tretë në klasifikim. Megjithëse Vora kishte mundësi për t’iu afruar vendit të parë, nuk e shfrytëzoi siç duhet këtë moment.

Besëlidhja, jep dorëheqjen trajneri Saimir Malko, vjen Sinan Bardhi

Në momentet jo të duhura të kampionatit, ka zhvilime tek Besëlidhja. Ndonëse skuadra ndodhet në pozita shumë të vështira në renditje, ajo tashmë ka lëvizje në pankinë. Trajneri Saimir Malko ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj skuadre dhe burime të gazetës sonë bëjnë të ditur se zëvendësuesi i tij pritet të jetë Sinan Bardhi. Presidenti Gjokë Noka në këto momente është në takim me këtë të fundit për ta bindur që ai të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në këto momente të vështira. Megjithatë situata nuk është shumë normale në këtë skuadër.

Veleçiku barazon 1-1 me Luzin. Gjyqtari Guçe protagonist i ndeshjes

Veleçiku ka barazuar në Kavajë me ekipin Luzi 2008 me rezultatin 1-1 në ndeshjen e djeshme të vlefshme për kampionatin e kategorisë së dytë. Me rezultatin e djeshëm, koplikasit kane hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt kalimit një kategori më lart. Ata kanë dominuar dje në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit. Në pjesën e parë loja ka qenë e barabartë me raste për të dy ekipet por pa shënuar dot asnjëri. Në pjesën e dytë, ka patur një tabllo tjetër ku Veleçiku administron më mirë lojën dhe në minutën e 86-të ka kaluar në avantazh.

Ada nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 në Pukë me Tërbunin

Skuadra velipojake nuk ka arritur të dalë me fitore në ndeshjen e sotme me Tërbunin, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin "Ismail Xhemali" të...

Pjetri: Jemi të zhgënjyer nga disa futbollistë të ardhur nga Vllaznia

Presidenti i Adës Alfred Pjetri ka mbetur i zhgënjyer nga disa prej futbollistëve të ardhur nga Vllaznia gjatë këtij sezoni në formë huazimi. Ai dhe pjestarët e tjerë të klubit velipojak, kanë mbetur të pakënaqur nga ajo që po tregojnë këto futbollistë në fushë. Në një prononcim për gazetën online www.shkodrasport.com ai ka thënë: "Të them të drejtën nuk e kisha menduar kurrë që nga 15 pikët e mundshme në këto 5 ndeshjet e para të fazës së dytë të merrnim vetëm 4 pikë. E them këtë nisur nga përforcimet që bëmë në merkaton e janarit duke ofruar lojtarë shumë cilësorë.

Veleçiku fiton 2-1 me Sukthin dhe ruan sërish vendin e parë

Koplikasit nuk e kanë patur shumë të lehtë të fitojnë ndeshjen e rradhës, atë që kanë luajtur pasditen e djeshme në qytetin e tyre me ekipine Sukthit. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit të kategorisë së dytë dhe është shoqëruar nga një luftë e fortë sportive. Miqtë, ndonëse ka shumë pretendime në këtë kampionat, janë mundur të mbrohen me shumë forca por në fakt nuk ia kanë dalë. Kjo sepse në minutën e 13-të, Veleçiku ka arritur të kalojë në avantazh me anë të mbrojtësit Lami.

Ada mund Elbasanin 1-0. Mjafton goli i Abaz Karakaçit

Fitore minimale por me shumë vlera ajo e Adës pasditen e sotme në fushën sportive "Adriatik" të Velipojës ndaj Elbasanit. Themi me shumë vlera sepse Ada jo vetëm e ka mundur këtë kundërshtar sot por edhe e ka lënë pas në renditje. Ajo ka përfituar edhe nga barazimi i Besëlidhjes dhe për rrjedhojë ndodhet momentalisht në vendin e 12-të të renditjes. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e bukur. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Abaz Karakaçi në minutën e 29-të të ndeshjes por duhet thënë se epërsia e kësaj skuadre ka qenë e madhe dhe në të gjitha drejtimet.

Korabi dhe Veleçiku ndahen në paqe, barazim 1-1

Takimi ndërmjet Korabit dhe Veleçikut i luajtur pasditen e sotme në Peshkopi është mbyllur në barazim 1-1. Ai ka nisur mirë për vendasit pasi e kanë kërkuar golin që në fillim me anë të Brahasanit dhe të Toskës por pa rezultat. Edhe miqtë nga Kopliku, ndonëse me shumë mungesa, kanë tentuar t'i afrohen portës vendase, por nuk kanë mundur dhe fraksioni i së parës është mbyllur me rrjeta të pa prekura. Ndërsa në pjesën e dytë, janë përsëri vendasit që e kërkojnë golin me ngulm dhe ai do të vinte në minutën e 52-të me autor B.Laçin që ngre në delir të gjithë tifozët vendas të cilët kishin marrë dhe daullet me vete në stadium në mbështetje të ekipit vendas.

Ada pezullon portierin Dervishajn, paralajmërohet sulmuesi Puka

Pezullim dhe paralajmërime tek Ada. Rezultatet jo të mira që ka marrë kjo skuadër në ndeshjet e fundit, nuk janë pritur aspak mirë nga...

Ada dështon edhe në Sarandë, mundet 0-1 nga Butrinti

Katër javë vetëm një pikë për skuadrën e Adës, atë të marrë në javën e parë me Partizanin në Tiranë dhe më pas tre humbje rradhazi, me Lushnjen, Beselidhjen dhe Butrintin. Nisje më të keqe se kaq nuk kishte ku të shkonte për velipojakët të cilët pavarësisht se kanë bërë shumë ndryshime në merkaton e janarit, ende nuk po arrijnë të marrin pikët e duhura në kampionat. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe sot në ndeshjen e luajtur në Sarandë ndaj Butrintit vendas. Ky i fundit ka fituar me rezultatin 1-0.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI