Lezhjanët, gati dhe dy miqësore të tjera
Besëlidhja e “shkodranizuar”, numri arrin në 10 lojtarë
Ada, gati ndëshkimet për të larguarit

Uliks Kotrri, “menaxheri” i Tërbunit

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i disa ekipeve të tjera nëpër Botë, deri në Zelandën e Re, tashmë me licensën e FIFA-s si menaxher futbolli, Uliks Kotrri, së fundmi duket se ka marrë përsipër për të menaxhuar dhe ekipin e Tërbunit të Pukës, në kategorinë e dytë. Është ai personi, që i qëndron pranë, kohët e fundit, presidentit të këtij ekipi Petrit Sylës, duke i sugjeruar dhe afruar futbollistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe jashtë saj.
Merkato shkodrane, nga Hoti tek Puka e Rexhepi

Shumë prej futbollistëve shkodranë janë në merkato ditët e fundit. Kështu, dikush prej tyre kërkon Superligën, të tjerë kategorinë e parë apo dhe më tutje. E rëndësishme për ta është të gjejnë "një strehë" ku të luajnë futboll dhe të sigurojnë disa të ardhura financiare. Kështu mesfushori Erjon Hoti pasi ka luajtur me Dinamon në fazën e parë të kampionatit, tashmë është shumë pranë arritjes së një marëveshje me Pogradecin. Drejtuesit e tij e kanë pëlqyer dhe ka mbetur vetëm mbyllja e anës financiare të kontratës. Po ashtu, në Superligë kërkon të luajë edhe sulmuesi 20 vjeçar Edison Puka.
Albert Kaçi pranë kalimit tek Besëlidhja

Ada mund Butrintin 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së parë
Ada humbet 0-3 në Lushnjë

Sukaj pranë kalimit tek Ada, por jo Xhevahiri

Një Sukaj është fare pranë kalimit tek skuadra e Adës. Por nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Vllaznisë Xhevahir Sukaj sepse do ishte absurde që një lojtar i përmasave të tilla, të luante në kategorinë inferiore të futbollit shkodran. Bëhet fjalë për të vëllanë, portierin e ri Suadin. Ai është aktualisht pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë por pa gjetur shumë hapësirë edhe për shkak të moshës së tij sepse është vetëm 17 vjeç.