
Ish-futbollisti i Vllaznisë Albert Kaçi i ka dhënë fund aventurës së tij të shkurtër tek skuadra e Adës dhe tashmë është vënë në kërkim të një skuadre tjetër. Ditën e djeshme ai ka qenë në Lezhë, madje ka dalë edhe në stërvitje me ekipin e Besëlidhjes dhe me shumë mundësi do jetë pjesë e kësaj skuadre për fazën e dytë të kampionatit. Mesfushori 30 vjeçar është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me presidentin Noka. Ky i fundit e konsideron një përforcim shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij e cila ka objektivat e saj për të qenë në Superligë në fund të këtij sezoni. Nëse edhe Kaçi bëhet zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre, atëherë do shkonte në 8 numri i futbollistëve shkodranë që luajnë me Besëlidhjes sepse pjesë e saj janë edhe vëllezërit Dibra, Pepa, Jacaj, Kepi, Shytani, Mehja. Madje në ditët e ardhshme nuk është çudi që tek kjo skuadër të mbërrijë edhe një tjetër shkodran por jo si futbollist.
www.shkodrasport.com