Presidenti Pjetri: Ada udhëton drejt Sarandës për të marrë pikë

Ada nuk i ka bërë një nisje aspak të mirë fazës së dytë të kampionatit. Ajo në tre ndeshjet e para, ka arritur të marrë vetëm një pikë, në barazimin me Partizanin si dhe ka humbur me Lushnjën e Besëlidhjen. Presidenti i kësaj skuadre Alfred Pjetri, në një intervistë për gazetën online www.shkodrasport.com ka bërë të ditur se mosmarrja e pikëve të tjera ka ardhur edhe për shkak të gjykimeve të njëanshme dhe po ashtu edhe nga nga fakti tjetër se lojtarët e ardhur në merkaton e janarit nuk janë harmonizuar akoma ashtu siç duhet me pjesën tjetër të skuadrës.

Ada luan dobët në Lezhë, mundet 0-1 nga Besëlidhja

Skuadra e Adës vazhdon në krizën e rezultateve edhe në këtë fillim të fazës së dytë. Megjithë ndryshimet e bëra në merkaton e janarit, velipojakët ende nuk po marrin pikët që u nevojiten aq shumë. Ata edhe sot në përballjen me Besëlidhjen të luajtur në stadiumin e Lezhës, janë mundur me rezultatin 1-0. Një gol i Lleshit në minutën e 20-të nuk është barazuar dot. Por jo vetëm kaq. Paraqitja e skuadrës në këtë takim ka qenë shumë e dobët. Futbollistët e saj nuk e kanë goditur asnjëherë portën e Xhikës. Ndonëse në këtë ndeshje, i kanë munguar tre futbollistë dhe pikërisht Karakaçi, Puka e Ferlushkaj për arsye kartonash, një paraqitje e tillë, është e pajustifikueshme.

Doçi: Lushnjarët e tepruan me deklarata. Ne e pësuam, jo ata

Në kampin velipojak askush nuk ka dashur të flasë. Thjesht për të harruar atë që ndodhi dhe për të mos I kushtuar rëndësi. Humbja me Lushnjën në fakt nuk është pritur mirë nga futbollistët edhe drejtuesit e Adës. Ato thonë se kurrsesi nuk e meritonin atë megjithatë me përjashtim të një prononcimi të presidentit Pjetri menjeherë pas  ndeshje ku akuzonte gjyqtarin Jorgji për ndikim në rezultatin e saj. Pas këtij prononcimi nuk ka patur asnjë tjetër. Nga kampi lushnjar ndërkohë nuk kanë munguar çdo ditë deklaratat e trajnerit Bano dhe futbollistëve të kësaj skuadre, për “dhunë”, “presion” e shumë gjëra të tjera. Nisur nga këto deklarata, është detyruar të reagojë dje kapiteni I skuadrës së Adës Edmond Doçi që është shprehur:

Lushnja “i vjedh” fitoren Adës me një 11-metërsh të paqenë

Lushnja ka fituar në Velipojë dje në një ndeshje ku ka patur Brenda edhe tensionin megjithatë për lushnjarët vlejnë tre pikët e marra ndonëse fitorja është arritur përmes një 11-metërshi shumë të dyshimtë. Një rast ky që ka sjellë edhe reagimin e vendasve të Adës që nuk mund të pranojnë të tilla gjykime sërish në dëm të tyre. Pavarësisht rastit të 11-metërshit, në minutat e fundit të ndeshjes, në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës ka plasur një sherr i madh. Shkodrani I ekipit të Lushnjës, sulmuesi shtatlartë Elham Galica është bërë protagonist I një zënke masive në minutat e fundit të takimit, duket I dhënë një pamje jo të bukur takimit.

Ada merr një barazim me shumë vlera në Tiranë ndaj Partizanit

Partizani i vendit të tretë ka zhgënjyer, madje euforia e prezantimeve të drejtuesve të rinj teknikë e të presidencës është shfryrë keqas me barazimin 1-1 ndaj Adës. Një rezultat i fiksuar në “Qemal Stafa”, pa praninë e tifozëve, çka e bën thuajse të papërfillshme pikën e marrë, kur ambiciet janë të mëdha. Të kuqtë i janë besuar tashmë trajnerit Shpëtim Duro, ndërkohë që janë afruar edhe disa emra të spikatur të futbollit tone, por pak gjëra pozitive kanë dëshmuar ndaj velipojakëve, që përkonte edhe me ndeshjen e parë të fazës së dytë.

Veleçiku mund 3-0 në miqësore ekipin e Sportklub Shkodrës

Skuadra e Veleçikut ka zhvilluar takimin e dytë miqësor në shtëpi, teksa këtë herë ka luajtur perballe SportKlub Shkodrës, ekip ky qe do sivjet do te marre pjese ne kategorine e trete te futbollit shqiptar. Nderkohe  ekipi koplikas vinte ne kete takim miqesor pas humbjes se nje jave me pare ne Tuz me Deçiçin vendas me rezultatin e thelle 0 me 4. Por te enjten, djemte e trajnerit Besnik Duli kane treguar tjeter paraqitje ne fushen e lojes. Themi keshtu pasi koplikasit qe ne fillim kane zhvilluar nje loje sulmuese duke realizuar dy gola qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Goli i pare eshte shenuar nga Çokaj e me pas ka qene Miculi qe ka shenuar golin e dyte.

Ada në përgatitjet e fundit për sfidën me Partizanin

Tek skuadra velipojake ka entuziasëm. Merkatoja e zhvilluar gjatë janarit ka sjellë optimizëm tek stafi drejtues, krerët e klubit dhe po ashtu edhe tek tifozët e kësaj skuadre. Megjithatë ky entuziasëm tashmë duket se është lënë disi pas. Kjo ngaqë, tek Ada kanë filluar “ethet” e ballafaqimit të parë të fazës së dytë të kampionatit, atë me Partizanin që do të luhet ditën e shtunë. Ndoshta trajneri Ritvan Kulli nuk do ta kishte dëshiruar një përballje të tillë kaq shpejt megjithatë ky është kalendari. Madje jo vetëm I ndeshjes së parë sepse në të dytën pastaj do luhet në Velipojë me Lushnjën, në të tretën me Besëlidhjen në Lezhë e kështu me rradhë. Megjithatë pa shkuar aq larg, drejtuesit e Adës e kanë përqendruar mendjen dhe punën tek përgatitjet për sfidën me të kuqtë ditën e shtunë.

Ada merr edhe Erjon Hotin, Ikin Bekim Erkoçeviç dhe Gojart Rusi

Orët e fundit të merkatos për skuadrën e Adës kanë qenë shumë aktive.Pas firmosjes së kontratave dhe federimit të Selimajt, Linit, Karakaçit, Tafës dhe Dushkajt, në momentet e fundit ka ardhur edhe një konfirmim tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran Erjon Hoti. Ai në fazën e parë ka luajtur me Laçin dhe tashmë është pjesë e Adës. Ky lojtar luan në disa pozicione si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje.

Albert Kaçi detyrohet të kthehet sërish tek Besëlidhja

Mesfushori shkodran Albert Kaçi pas përpjekjeve për të kaluar tek Vllaznia dhe dështimit të këtij kalimi për shkak të moslejimit nga ana e drejtuesve të Besëlidhjes, është detyruar të kthehet tek kjo e fundit për të luajtur në fazën e dytë. Ky është një tjetër lajm i mirë për stafin drejtues por edhe për tifozët e kësaj skuadre sepse dihen vlerat e Kaçit. Ky i fundit do t’u bashkohet lezhjanëve, ku do të nisë stërvitjen në kuadër të fazës së dytë të kampionatit.

Ada godet në merkato. Merr edhe Karakaçin, Tafën dhe Dushkajn

Skuadra bregtare e Adës së Velipojës që merr pjesë në kategorinë e parë, ka zhvilluar një merkato të denjtë për një ekip Superlige. Pas zyrtarizimit të blerjes së portierit Erind Selimaj që fazën e parë ka luajtur në Superligë me Luftëtarin, është bërë realitet edhe marrja e mesfushorit shkodran Orges Lini që pas Laçit, luajti edhe me Partizanin. Por merkatoja e Adës nuk do mbyllej këtu. Ditën e sotme është bërë realitet edhe marrja e tre futbollistëve të tjerë shumë cilësorë. Dy prej tyre janë mesfushorët që janë nën kontratë me Vllazninë, pikërisht të Abaz Karakaçit dhe Amir Tafës.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI