Qarku Shkodër,asnjë stadium në “listën e zezë” të policisë

0

Tre ditë më parë, policia shqiptare përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se nuk merr përsipër zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në 28 stadiume të vendit tonë.Ajo që ra në sy, në listën e qarqeve dhe stadiumeve ku policia nuk garanton sigurinë, ka qenë padyshim fakti se Qarku i Shkodrës dhe stadiumet që janë pjesë e këtij qarku nuk kanë qenë problematikë.

Shkodranët “harrojnë” strategjitë dhe objektivat?!

0

Opinion

Nga Mejdan ZHIVANI

Lëvizjet e fundit në merkaton shkodrane, ka bërë që të harrohen dhe të ndryshohen srategjitë e këtij klubi për të ardhmen. Në fillim, kur tekniku aktual Rudi Vata mori drejtimin e kuqebluve u fol për një Vllazni potente, rikthim i saj tek tradita me lojëra të bukura dhe me synime të qarta për në Europë, përmes aktivizimin dhe dhënies më shumë hapësirë të elementit të ri vendas dhe me perspektivë.

Vioresin Sinani: Kthehem në fushë në muajin janar

0

Vllaznia ka nevojë  dhe do kërkojë përforcime në secilin repart gjatë merkatos së janarit. Kjo është deklarata e sotme e zëvendëstrajnerit dhe njëkohësisht futbollistit të kësaj skuadre Vioresin Sinani në konferencën për shtyp. Ai  ka bërë të  ditur njëkohësisht se ende nuk jane vene piketat ashtu si duhet per merkaton dhe kjo do dale pas mbledhjes se stafit ne ditet ne vazhdim.Krahu I djathtë I trajnerit Rudi Vata ndërkohë është ndalur të flasë edhe për ndeshjen e kësaj fundjavë për kampionat me Dinamon.

Vllaznia “i dashuruar” pas Da Silvës së Bylisit dhe Apolonis

0

Denis Viana Da Silva I Bylisit dhe Fernando Da Silva I Apolonisë janë të prferuarit e drejtuesve të Vllaznisë në merkaton e janarit. Trajneri Rudi Vata duket se I njeh mirë aftësitë e këtyre dy lojtarëve dhe prandaj ka shprehur dëshirën t’I këtë në skuadër. Njohjet për mbrojtësin që ka luajtur deri pak kohë më parë me Bylisin, Vata I ka prej kohësh ndërkohë që thuhet se për mbrojtësin tjetër, Da Silvën e Apolonisë vetëm në ndeshjen e para tre javëve kur shkodranët luajtën në Fier.

Dinamo “provokon” Vllazninë: Ju mundim brenda në Shkodër!

0

Mund të duket vërtetë e çuditshme por është mëse realitet. Futbollistët e Dinamos po "provokojnë" ata të Vllaznisë me deklarata nga më të ndryshme ditët e fundit në media. Njëri thotë, "padiskutim që shkojmë për të marrë tre pikë në Shkodër", tjetri thotë "Vllaznia ka Vajushin, ne kemi Kulin" etj. Dinamovitët janë të fundit në renditje dhe deri tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm tre pikë duke zhvleftësuar dënimin e dhënë nga UEFA me të njëjtën kuotë pikës.

Vllaznia rrezikon sivjet me të rinjtë por fiton të ardhmen

0

Opinion

Nga Fatmir Paçrami

Vllazninë gjithmonë lojtarët e rinj e kanë ba. Jo më kot, është thanë që Shkodra prodhon talente. Këto vitet e fundit kanë ardhur shumë futbollistë të huaj apo dhe nga rrethet e tjera të vendit. Vllaznia nuk ka shumë nevojë për kaq lojtarë. Sigurisht që trajneri Vata po bën një punë të mirë me promovimin e këtyre lojtarëve të rinj por të mos harrojmë se duhet një gërshetim i këtyre lojtarëve me ata më të vjetrit.

Trajneri Vata: Kroatin Pejiç nuk e dua tek Vllaznia

0

Rudi Vata në prononcimin e djeshëm për www.shkodrasport.com, u ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me merkaton e Vllaznisë. Po dje, në media është shkruar për mundësinë e marrjes së sulmuesit kroat Pero Pejiç nga Vllaznia megjithatë trajneri aktual I kuqebluve e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë gjë. “Mund t’u them se kjo nuk do ndodhë. Mua më kanë kontaktuar për mundësinë e marrjes së këtij lojtari por përgjigja ime ka qenë e menjëhershme dhe kategorike.

Rudi Vata: As Shaba, madje as Luka, tek Vllaznia vendos unë për merkaton

0

Pikërisht për të saktësuar njëherë e mirë se kush vendos tek Vllaznia në aspektin teknik të skuadrës, trajneri Rudi Vata edhe publikisht ka deklaruar: “njerëzit duhet ta ngulisin njëherë e mirë në kokë se tek Vllaznia për problemet e merkatos, për problemet e formacionit apo të tjera gjëra teknike që kanë të bëjnë me skuadrën, nuk vendos Kujtim Shaba që është adminstratori I klubit.

Gilman Lika: Mund të kthehem tek Vllaznia

0

Më në fund edhe vetë futbollisti e ka pranuar se mund të lëvizë nga Tirana. Gilman Likës duket se po i mbaron durimi duke pritur drejtuesit e Tiranës t'i japin paratë që i takon. Për këtë arsye, ai po mendon seriozisht largimin nga kjo skuadër. E ka pohuar edhe vetë këtë gjë në media dhe tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë deri në fund të këtij muaji. "Mendoj se gjërat duhen parë më ndryshe tani e tutje.

Gjyqtarët, bojkot kampionateve. S’ka futboll këtë fundjavë!

0

Shoqata e Bashkimit te Arbitrave te Futbollit Shqiptar ne nje mbledhje te saj të zhvilluar ditën e sotme ka marre vendim per te bojkotuar te gjitha aktivitetet futbollistike te fundjaves. Te indinjuar nga dhuna e ushtruar ne Lac ndaj kolegut te tyre Lorenc Jemini dhe ne gjendje jo te mire psikologjike "xhaketat e zeza" te futbollit kane vendosur te mos i perdorin bilbilat dhe flamuret e tyre ne te gjitha ndeshjet ëeekand-it shqiptar te futbollit.