Sajmir Patushi, mesfushori i njohur matjan, kampion me ekipin e Vllaznisë dhe Tiranën, ka bërë një analizë të situatës te skuadra shkodrane. Ndryshimin e trajnerit 4 javë para fundit të kampionatit ai e quan lëvizje surprizë të drejtuesve të klubit.

Patushi shprehet në intervistën e mëposhtme për “Panorama Sport” se largimi i Osmanit ishte një gabim. Ish-mesfushori sheh më të favorizuar Partizanin për vendin e dytë, por ka besim se Vllaznia mund të shpallet kampione e Superiores.

“Mbase të gjithë u çuditen me këtë lëvizje, por unë nuk çuditem, sepse çdo vit kemi ikje-ardhje trajnerësh sipas shijes të çdo presidenti. Vllaznia është e dyta dhe mbase kanë çaluar shumë gjëra përbrenda që ne nuk i dimë. Ne na mbetet vetëm që të shikojmë si është kjo lëvizje katër javë para fundit dhe “Final 4”.

Po ndonjëherë mbase dalin për mirë këto lëvizje, por në memorien time s’kemi pasur surpriza për tre apo katër javë. Megjithatë, mendoj se ishte gabim largimi trajnerit Qatip Osmani”- eshte shprehur Patushi.