Vllaznia insiston për mesfushorin malazez Petar Vukçeviç

0

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë vijojnë interesimin e tyre për mesfushorin malazez të Buduçnostit, Petar Vukçeviç. Të dhënat e para krerët i kanë marrë nga portieri Vujadinoviç, i cili më parë ka luajtur me të njëjtën skuadër me mesfushorin. Dhe, nga sa mësohet, hapat e parë për të marrë Petar Vukçeviç kanë filluar të hidhen pikërisht përmes gardianit të portës shkodrane, i cili e ka vlerësuar mjaft Vukçeviçin. Kësisoj, drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për një afrim të tillë, por nuk dihet ende se deri ku kanë arritur ato. Gjithashtu, nga sa mësohet, shkodranët vijojnë interesimin e tyre edhe për malazezin tjetër Ivan Deliç.

Drejtori Grima: Jemi në bisedime me 15 futbollistë

0

Shkodranët i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur lojtarët e duhur në merkato por deri tani ata janë vetëm në fazën e bisedimeve me shumë prej tyre. Ajo çfarë merret vesh është se drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime me plot 15 futbollistë. Diçka më tepër se gjysma e tyre pritet të vishen kuqeblu për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare të tij teksa në një prononcim të drejtorit sportiv Armir Grima ku shpjegohet:  “Deri më tani,  unë,  trajneri Duro apo edhe agjentë të merkatos që punojnë me Vllazninë, kane kontaktuar 15 futbollistë që mund të jenë të vlefshëm për ekipin. Nuk do të jenë të gjithë pjesë e Vllaznisë së sezonit të ri, por ne po kërkojmë të arrijmë më të mirën nga këto bisedime.

FSHF ka vendosur: Superliga me 12 skuadra në sezonin 2013-14

0

Federata Shqiptare e Futbollit e ka dhënë verdiktin e saj: Superliga e futbollit shqiptar do te kete 12 skuadra duke nisur nga sezoni 2013-2014.Kjo gjë është vendosur në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-se 4 skuadrat e renditura ne po kaq vende ne fund te tabeles, bien direkt nga Superliga ne Kategorine e Pare dhe pikerisht vendet 11, 12, 13 dhe 14. Skuadrat e renditura ne vendin e 1-re dhe te 2-te te Kategorise se Pare, ngjiten direkt ne Superlige. Kategoria e Pare do te vijoje te kete si edhe tani 16 skuadra, ndersa kater te fundit 11, 12, 13, 14 rrezohen automatikisht ne Kategorine e Dyte. Skuadrat e renditura te parat ne dy grupet e Kategorise se Dyte, ngjiten direkt ne Kategorine e Pare. Edicioni 2012-2013 siç konstatohet, nuk do te kete play-out apo play-off. Edhe Kupa e Shqiperise do te kete ndryshime. Rikthehet eleminimi direkt ne 1/16 dhe jo ne ndarje ne 4 grupe me 4 skuadra sic ka qene deri sivjet.

Deliç apo Lena, tek Vllaznia ka një dilemë për mesfushën

0

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të plotësuar skuadrën me lojtarët e duhur vazhdojnë. Ndonëse deri tani, ata nuk kanë arritur dot të bëjnë lëvizjet e duhura, sërish përpjekjet e tyre nuk reshtin. Ajo që duket qartë është se ka shumë vështirësi në këtë drejtim. Shumë lojtarë e kanë refuzuar ofertën e kuqebluve, të tjerë e kanë shfrytëzuar për “të rritur pazarin” dhe për të përfunduar në skuadra të tjera ndërkohë që me të tjerë ende është në fazën e bisedimeve por ka pak gjasa të ndodhë. Kështu, synimi I madh I kuqebluve janë Rajoviç dhe Dushku por me shumë të ngjarë të dy këta futbollistë do jetë e vështirë të shkëputen nga Flamurtari dhe Tirana.

Ndriçim Shtubina do edhe 5 milionë lekë më shumë nga Vllaznia

0

Ndriçim Shtubina është lakuar së fundmi si një nga përforcimet e para të Vllaznisë në merkaton e verës. Madje, këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv i kuqebluve, Armir Grima. Megjithatë, e vërteta është se lojtari ende nuk ka firmosur një kontratë me shkodranët. Mesfushorin e ndajnë nga Vllaznia, as më pak e as më shumë, por 5 milionë lekë të vjetër. Shtubina pranon  se mosgjetja e akordit financiar me drejtuesit e Vllaznisë ka bërë që firma nën kontratë të mos hidhet. Ndërkohë, nga ana tjetër, lojtari duket se u bën “presion” shkodranëve, pasi ka një ofertë nga Skënderbeu.

Alsid Tafili, një hap larg kthimit tek Vllaznia

0

Merkatoja e Vllaznisë mund të përfshijë edhe një futbollist shkodran. Bëhet fjalë për Alsid Tafilin. Mesfushori në fjalë, e ka mbyllur sezonin e fundit duke luajtur me Lirinë e Prizrenit në Kosovë teksa ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të këtij kampionati teksa ka shënuar edhe 10 gola për skuadrën e tij vetëm në 4 muaj aktivizim. Pas mbarimit të kampionatit, ai ndodhet me pushime në Shkodër. Në Prizren e presin sërish për të firmosur sërish kontratën e re. Në këtë qytet ka arritur të krijojë një adhurim të tifozëve sepse edhe tre sezone më parë, I dha Kupën e Kosovës Lirisë me dy golat e tij në finale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndërkohë ai ka edhe oferta të tjera nga Superliga shqiptare megjithatë për momentin po shikon mundësinë e kthimit tek Vllaznia.

Grima e pranon: Jemi në bisedime me malazezin Ivan Deliç

0

Vllaznia është pranë akordit me mesfushorin malazez, Ivan Deliç. Drejtori teknik, Armir Grima ka pranuar se ka biseduar me lojtarin Deliç dhe nga kontakti i parë që ka pasur me lojtarin mësohet se ai është shprehur i gatshëm që sezonin e ardhshëm të veshë fanelën e Vllaznisë. Për “Sport Ekspres”, Grima është shprehur: “Po, është e vërtetë që kemi patur një bisedë me mesfushorin Deliç. Ashtu si me çdo lojtar tjetër jemi ulur në bisedime konkrete për të parë mundësinë e një bashkëpunimi”, ka thënë Grima. Deliç është një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin malazez. Sapo emri i tij është lexuar tek “Sport Ekspres” është vlerësuar menjëherë nga menaxherë të ndryshëm që e njohin këtë lojtar.

Në Kukës nisin punimet për stadiumin e ri, gati me 1 shtator

0

Ashtu siç edhe pritej, ditën e djeshme, në mënyrë zyrtare, kanë nisur punimet në stadiumin e Kukësit, i cili pritet që të përfundojë në kohë rekord. Ishte folur prej ditësh, e sidomos pas hapjes rrugë, në mënyrë proceduriale, nga ana e Bashkisë së Kukësit, e cila miratoi projektin, se fillimi i punimeve nuk do të vononte. Kështu, dje paradite, në prani të zyrtarëve më të lartë të pushtetit lokal të kryesuar nga kryebashkiaku Hasan Halilaj, presidentit të kësaj skuadre Safet Gjici, por edhe të mediave, fillimisht është nënshkruar kontrata mes palëve, ku ky i fundit ka marrë përsipër gjithë investimin për këtë impjant sportiv, e më pas me prerjen e shiritit, ku edhe kanë nisur punimet.

Vllaznia insiston për Blazho Rajoviç. Përgjigja pas Kupave

0

Blazho Rajoviç me shumë gjasa do të riveshë fanellën e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Lojtari në fjalë ka qenë një nga të preferuarit e drejtuesve të klubit që në startin e kësaj merkatoje. Madje, me malazezin e Flamurtarit krerët shkodranë kanë kohë që janë ulur në bisedime që pa mbaruar sezoni futbollistik. Dhe tashmë që lojtarit i përfundon kontrata me Flamurtarin pas kupave të Evropës janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e tij për sezonin e ri, në një kohë që është edhe një ndër të preferuarit e trajnerit Shpëtim Duro. Dhe, pas tratativave të shumta, nga burime pranë lojtarit mësohet se ai po shikon mundësinë e rikthimit pranë kësaj skuadre.

Trajneri Duro se do Ilir Nallbanin tek Vllaznia

0

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Mesfushori kosovar Ilir Nallbani nuk do të bashkohet me Vllazninë. Ai ishte në pritje të një përgjigje positive nga shkodranët për t’u rikthyer sërish aty por duket se përgjigja që ka marrë ka qenë negative. Arsyeja ka patur të bëjë me faktin që trajneri Duro nuk e pëlqen shumë mënyrën e lojës së tij dhe prandaj ka vendosur të mos e përfshijë në planet e tij tek skuadra kuqeblu. Natyrisht që një përgjigje e tillë nuk është pritur mirë nga ana e lojtarit megjithatë ai nuk ka mundur të dalë kundër kësaj zgjedhje të trajnerit.