Shkodranët kundër zhvillimit të ndeshjes me Tomorin në Kuçovë

0

Dihet tashmë, që ekipi i Tomorit, për këtë fazë të parë të këtij sezoni, të paktën për këtë fazë, nuk do të luajë asnjë ndeshje në Berat për shkak të rikonstruksionit të fushës së stadiumit të këtij qyteti. Prandaj kjo skuadër, kur vjen puna për të zhvilluar takimet brenda fushës së vet, deri tani ka zgjedhur një fushë, që është sa më afër Beratit, në mënyrë, që edhe sportdashësit berates të kenë sa më shumë mundësi për ta ndjekur.

Kryebashkiaku Luka- këshilltarëve: Mos u merrni me stadiumin “Loro Boriçi!

0

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, debati më i nxehtë ka qenë ai i sportit pikërisht kalimi i fushës sportive "Reshit Rusi" si kapital i shoqërisë aksionere "Vllaznia". Debatet kanë qenë të nxehta dhe diskutimet e këshilltarëve i kanë dhënë pamjen e një rrëmuje të vërtetë kësaj seance. Njëri thoshte "pse duhet t'i kalojë futbollit kjo fushë", tjetri "A mund të ndërtohen pallate në atë tokë".

Sinani: Vllaznia duhet të fillojë të mendojë pa Sukajn tashmë

0

Këtë herë ka folur si trajner. Për t’I dalë në krah edhe kolegut të tij Vata për situatën e krijuar ditët e fundit. Vetë ai nuk ka dhuruar asnjëherë probleme të tilla në karrierën e tij të gjatë sportive. Nuk ka ndër mend aspak të fajësojë Sukajn për sjelljen e treguar por mendon se trajneri I parë I Vllaznisë ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Vajushi vulos fitoren e Vllaznisë 5-2 ndaj Dinamos

0

Vllaznia ka arritur një fitore të thellë 5-2 ndaj Dinamos në ndeshjen e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në pamje të parë duket një fitore e lehtë megjithatë nuk ka qenë e tillë. Pjesa  e parë e ndeshjes është dominuar nga dinamovitët e rinj ndërkohë që Vllaznia ka treguar shumë dobësi në lojën e saj. Jo më kot, ky 45 minutësh është mbyllur me fitoren e Dinamos 2-1.

Vllaznia hidhet në sulm për Bekim Balën

0

Pas pezullimit të Xhevahir Sukajt “gjahu” më I mirë për të sulmuar e për të mbushur boshllëkun e krijuar në sulmin e Vllaznia, natyrisht që është një tjetër shkodran- Bekim Bala. Për sulmuesin actual të Tiranës, ka kohë që ka filluar interesimi.  Madje jo vetëm për të, por edhe për mesfushorin Gilman Lika dhe mbrojtësin Erjon Dushku. Megjithatë nevoja më imediate në këto moment duket se është ajo për një sulmues cilësor dhe prandaj “kthetrat” e drejtueve kuqeblu janë drejtuar tërësisht nga Bala.

Rudi Vata: Kam ndërhyrë për ta çuar Sukajn në kombëtare

0

Debati i lindur së fundi në mes trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata dhe sulmuesit të saj Xhevahir Sukaj, natyrisht që ka nxjerrë në pah edhe ndonjë problem që mund të ketë patur mes palëve. Lojtari thotë që kam dashur të luajë pas momentit të parë kur refuzova dhe trajneri përgjigjet se "ai nuk më kërkoi falje" e ndërkohë kishte futur tjetër futbollist në fushë në vend të tij.

Në Shkodër të gjithë pyesin: A do falet Sukaj?

0

Të dielën është marrë vendimi për pezullimin katër mujor të tij, gjobitjen me 50 për qind të kontratës dhe vendimin tjetër për t'u stërvitur me të rinjtë gjatë kësaj periudhe.Xhevahir Sukaj për 4 muaj nuk do veshë fanellën e Vllaznisë. Madje drejtues të Bashkisë, institucion që ka në varësi edhe futbollin në Shkodër, deklarojnë se ai edhe për disa vite të tjera të mira, nuk do ta veshë më fanellën kuqeblu.

Xhevahir Sukaj pezullohet 4 muaj nga klubi Vllaznia

0

Veprimi i bërë ne prag te ndeshjes me Skenderbeun, do t'i kushtoje shume futbollistit te Vllaznise Xhevahir Sukaj. Ai eshte pezulluar 4 muaj per te mos luajtur dhe njekohesisht me 50 per qind te vleres se kontrates. Gjate periudhes se pezullimit lojtari duhet te stervitet me ekipin e te rinjve. Ky eshte vendimi i marre nga ana e klubi shkodran pas mbledhjes se zhvilluar keto momente ne fund te se ciles eshte shperndare edhe kjo deklarate per shtyp:

Vllaznia- Skënderbeu, dyshime për “pazare” të korçarëve

0

Nëse nuk ka luajtur Sukaj apo nëse në media ditën e ndeshjes ka dalë lajmi se Vajushi në janar shkon tek Skënderbeu, sigurisht që të gjitha dyshimet të çojnë tek drejtuesit e lartë korçarë për përzierje me dashje në këto çështje. Fakti që Vllaznia më së shumti ishte e bazuar tek këta dy lojtarë, e bën më të mundshme ndërhyrjen e Zeqos apo pjestarëve të stafit të tij në këtë drejtim.

DEKLARATE PER SHTYP

0

Stafi teknik i KF Vllaznia sh.a. ka marre ne shqyrtim gjestin jo profesional dhe antisportiv te futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili ka refuzuar te aktivizohet ne ndeshjen shume te rendesishme me ekipin e “Skenderbeut” te Korces.