Pas pezullimit të Xhevahir Sukajt “gjahu” më I mirë për të sulmuar e për të mbushur boshllëkun e krijuar në sulmin e Vllaznia, natyrisht që është një tjetër shkodran- Bekim Bala. Për sulmuesin actual të Tiranës, ka kohë që ka filluar interesimi.  Madje jo vetëm për të, por edhe për mesfushorin Gilman Lika dhe mbrojtësin Erjon Dushku. Megjithatë nevoja më imediate në këto moment duket se është ajo për një sulmues cilësor dhe prandaj “kthetrat” e drejtueve kuqeblu janë drejtuar tërësisht nga Bala. Mund të jetë e rastësishme por dje bjondi shtatëlartë ka qenë në qytetin e tij të lindjes dhe është takuar me administratorin e klubit Vllaznia Kujtim Shaba dhe drejtorin sportiv Armir Grima. Takimi siç e shikoni edhe nga fotoja ekskluzive është bërë në një lokal pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Mbase mund të ketë qenë rastësi por e vërteta është se të tre sëbashku ata kanë qëndruar mbi një orë dhe janë parë duke diskutuar për futbollin, kontratat, Vllazninë dhe Tiranën. Nga sa merret vesh, administrator Shaba, falë edhe raporteve të mira me ish-futbollistin e tij, I ka bërë edhe njëherë tjetër ofertën për t’u veshur kuqeblu në janar. Nga ana tjetër, Bala mësohet të ketë deklaruar se prêt zgjidhjen e problemeve financiare të Tiranës për të vendosur më pas për të ardhmen e tij. Nëse ai sheh që ato nuk do zgjidhen, me shumë mundësi do kthehet në Shkodër tek Vllaznia. Por pa marrë një përgjigje nga Tirana, ai vështirë të lëvizë. Shaba e Grima ndërkohë kanë këmbëngulur jo pak për t’I mbushur mendjen atij për të ndërprerë kontratën me bardheblutë. Ata kanë nevojë për një sulmues cilësor se me largimin e Sukajt, ka mbetur një boshllëk I madh aty. E sigurtë duket që Xhevahiri nuk do ketë më vend tek Vllaznia. Prandaj dhe do tentohet fuqimisht për Bekim Balën.

Nga takimi i djeshëm i drejtuesve të Vllaznisë Shaba e Grima me futbollistin Bala

Foto: Gjon Gjeka