Nëse nuk ka luajtur Sukaj apo nëse në media ditën e ndeshjes ka dalë lajmi se Vajushi në janar shkon tek Skënderbeu, sigurisht që të gjitha dyshimet të çojnë tek drejtuesit e lartë korçarë për përzierje me dashje në këto çështje. Fakti që Vllaznia më së shumti ishte e bazuar tek këta dy lojtarë, e bën më të mundshme ndërhyrjen e Zeqos apo pjestarëve të stafit të tij në këtë drejtim.

Një ofertë e tillë ndonëse mediatike, vetëm ditën e ndeshjes për Vajushin, sigurisht që e ka një “hile” brenda. Përpos kësaj, reagimi aq i befasishëm i tij pak orë para ndeshjes, lë shumë për të dëshiruar. Për më tepër që kërkesa e tij nuk ka patur asgjë të logjikshme brenda. Por nga ana tjetër,në Shkodër por edhe më gjerë, para edhe pas ndeshjes ka patur shumë diskutime në lidhje me ndeshjen Vllaznia- Skënderbeu. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se kompani të ndryshe bastesh kanë deklaruar se gjatë ditës së sotme janë vënë shuma të mëdha parash për fitoren e korçarëve. Se ku e bazonin njerëzit këtë gjë, askush nuk mund ta thotë me siguri. E vërteta kjo është. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kjo vështirë se do merret vesh përderisa Prokuroria në asnjë rast nuk ka ndërhyrë për gjëra të tilla. “Pazare” të korçarëve apo baste? E vërteta është se Vllaznia dje ka zhgënjyer një masë të madhe njerëzish që e duan dhe e mbështesin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy presidentet e ekipeve, Lorenc Luka dhe Agim Zeqo sot ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi”

Foto: Gjon Gjeka