Vllaznia pëlqen Amarildo Dimon, lojtari s’është kundër

0

Duket se Vllaznia e ka shtrirë vëzhgimin e saj, në të gjitha pistat e mundshme, sa i takon merkatos së janarit. Pavarsisht se trajnerit Rudi Vata do t’i pëlqente të afronte lojtarë, vetëm nga kampionatet, e huaja, s’është çudi, që në momente të caktuara, të bëjë ndonjë përjashtim të vogël. Pas përjashtimit të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, kuqeblutë janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër, qoftë ky nga Shqipëria dhe jashtë saj. Emri më i fundit, për këtë rol, që lakohet, është ai i sulmuesit të Bylisit Amarildo Dimo. Bëhet e ditur, se ky futbollist është në preferencat e teknikut Vata dhe nuk është çudi, që në ditët në vazhdim, të ketë edhe një kontakt mes palëve.

Rudi Vata: Në Shqipëri ka trukime ndeshjesh

0

Prej kohësh ai vetë e ka përmendur një faktor të tillë negativ. Edhe në momentet kur ka qenë duke kandiduar për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe më parë por edhe tashmë më pas, Rudi vata nuk është aspak dakord me ato çfarë ndodhin dhe prandaj I bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë për të reaguar ndaj fenomenit negative të trukimit të ndeshjeve.

Administratori Shaba: Hetimi? Kam folur në prokurori

0

Vllaznia është përmendur në listën e fundit të botuar në media në lidhje me trukimet e ndeshjeve. Pikërisht për ndeshjen e shumëpërfolur me Kastriotin këtë sezon. Kemi kontaktuar pikërisht për këtë çështje me administratorin e klubit Vllaznia Kujtim Shaba I cili ka qenë I pari që pat lëshuar akuza për atë ndeshje kryesisht për gjyqtarët e takimit.

Vllaznia mund 3-1 Elbasanin për kupë

0

Dy golat e Jurgen Gjinit në pjesën e dytë i kanë dhënë fitoren Vllaznisë në ndeshjen e sotme për kupë ndaj Elbasanit. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në barazim 1-1 teksa golin e parë e kanë shënuar miqtë me anë të Krekasit në minutën e 10-të dhe ka barazuar Arsen Hajdari në minutën e 30-të. Në këtë pjesë loje, kuqeblutë nuk kanë bindur shumë dhe prandaj trajneri Vata ka ndryshuar disa gjëra në pjesën e dytë duke aktivizuar Belishën, Muçën dhe Nimanin.

Xhevahir Sukaj vizitë në Vlorë. E rastësishme?!

0

Ditën e djeshme sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka qenë në Vlorë. Burime të ndryshme e konfirmojnë këtë gjë por ende nuk është shumë e qartë nëse ai është takuar me drejtuesit e Flamurtarit apo jo. Fakti që ka shkuar në Vlorë, në qytetin ku e duan ta kenë në skuadrën e tyre, lë një shteg hapur për mundësinë e kontakteve të tjera mes palëve. Në fakt, ka qenë ish-trajneri i vlonjatëve Edmond Lutaj ai që e kërkoi me ngulm Sukaj pak kohë më parë, madje ishte i gatshëm t'i jepte Vllaznisë 2-3 lojtarë vetëm e vetëm që të kishte shërbimet e tij.

Merkatoja e Vllaznisë nis me dështim. Pak shanse për “mall” të mirë

0

Opinion nga Gjergj KOLA

E dëshironim të ishte ndryshe por kishim  edhe dyshimet tona dhe në fakt ata u konstatuan me tre lojtarët e parë që erdhën në merkaton e janarit. Sot është koha e internetit, e moshës digjitale dhe çdokush mund të  klikojë në "google" dhe aty nxjerr gjithçka do. Kështu ndodhi edhe me dy serbët e ardhur për provë tek Vllaznia. Për mbrojtësin Boshkoviç erdhën menjëherë sinjalet se në verë ai ishte provuar tek Laçi.

Serbët Jaksiç e Boshkoviç s’vlejnë. E njëjta përgjigje edhe për Singbo, afrikanin e ardhur...

0

 

Miqësorja e sotme me Adën do vlente më së shumti për të parë nivelin e dy futbollistëve serbë që kishin ardhur për provë pikërisht të Marko Boshkoviç dhe Marko Jaksiç. Por ditën e djeshme, për t'u provuar kishte ardhur edhe mbrojtësi afrikan, pikërisht futbollisti nga Benini, Felicien Singbo. Ai nuk është emër i panjohur për shkodranët sepse në sezonin 2004-05 pat luajtur për dy muaj me Vllazninë dhe u pat larguar prej saj në mënyrë enigmatike.

Alvesh e Acencar, edhe dy brazilianë për Vllazninë

0

Guilherme Alvesh dhe Fabio Acencar janë dy brazilianët “e prenotuar” nga drejtuesit e Vllaznisë. Ata pritet të mbërrijnë në Shkodër në ditët në vazhdim dhe do jenë, ashtu si dhe dy serbët, në provë për disa ditë. Drejtuesit e klubit shkodran u kanë dërguar edhe ftesën përkatëse klubeve të tyre në Brazil dhe tashmë pritet vetëm mbërritja e tyre në Rinas.

Qarku Shkodër,asnjë stadium në “listën e zezë” të policisë

0

Tre ditë më parë, policia shqiptare përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se nuk merr përsipër zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në 28 stadiume të vendit tonë.Ajo që ra në sy, në listën e qarqeve dhe stadiumeve ku policia nuk garanton sigurinë, ka qenë padyshim fakti se Qarku i Shkodrës dhe stadiumet që janë pjesë e këtij qarku nuk kanë qenë problematikë.

Shkodranët “harrojnë” strategjitë dhe objektivat?!

0

Opinion

Nga Mejdan ZHIVANI

Lëvizjet e fundit në merkaton shkodrane, ka bërë që të harrohen dhe të ndryshohen srategjitë e këtij klubi për të ardhmen. Në fillim, kur tekniku aktual Rudi Vata mori drejtimin e kuqebluve u fol për një Vllazni potente, rikthim i saj tek tradita me lojëra të bukura dhe me synime të qarta për në Europë, përmes aktivizimin dhe dhënies më shumë hapësirë të elementit të ri vendas dhe me perspektivë.