Vllaznia është përmendur në listën e fundit të botuar në media në lidhje me trukimet e ndeshjeve. Pikërisht për ndeshjen e shumëpërfolur me Kastriotin këtë sezon. Kemi kontaktuar pikërisht për këtë çështje me administratorin e klubit Vllaznia Kujtim Shaba I cili ka qenë I pari që pat lëshuar akuza për atë ndeshje kryesisht për gjyqtarët e takimit. Dje Shaba nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë çështje por është mjaftuar me fjalët: Nuk kam dëshirë të flasë për atë ndeshje. Ato çfarë kam patur për t’I thënë, I kam thënë përpara prokurorit të çështjes pak ditë më parë. Kam qëndruar katër orë e gjysëm duke folur për këtë ndeshje dhe nuk mendoj se është e nevojshme të flas edhe në media përderisa është një çështje në hetim”. Drejtuesit e Vllaznisë në fakt kanë qenë të parët që kanë kërkuar sqarimin dhe zbardhjen sa më parë të kësaj çështje. Vetë kryetari I BashkisëLorenc Luka ka qenë në Federatë kohë më parë për të kërkuar një hetim të plotë të saj në mënyrë që drejtuesit e Vllaznisë të dalin dorëjashtë nga ajo. Edhe nëse pjestarët e kësaj skuadre janë të përfshirë, kryesisht lojtarët, ata janë të gatshëm që fajtorët të shkojnë para ligjit.