Zëvendëskryministri i vendit Erion Braçe, në rolin e tifozit të zjarrtë të Partizanit, reagoi ashpër mbrëmë pas humbjes së kësaj skuadre ndaj Vllaznisë. Ai akuzoi arbitrat dhe FSHF-në se po ndikojnë kundër skuadrës së kuqe, madje duke lëshuar fjalë shumë të rënda.

Por ndërkohë, në postimin e tij, ka ndërhyrë edhe një tifoz shkodran, pikërisht Ermir Vajushi që njihet edhe për publikimet në kanalin e tij në “youtube” i cili e ka kundërshtuar me fakte zëvendëskryeministrin e vendit.

“I nderuar z. Braçe, po ju drejtohem në këtë mënyrë duke ju zhveshur nga petku i politikanit, jo për gjë por për fatin e vetëm se ju kam halë në sy të të gjithëve, të çdo krahu politik. Më lejoni t’iu shpjegoj diçka që natyrisht bie në kundërshtim me ato çfarë thoni përsa i përket ndeshjes me Vllazninë.

Së pari, ekipi i Partizanit është totalisht i ç’organizuar, megjithatë ky është problemi juaj dhe nuk më intereson. Sa për penalltitë po ju them që u morën vendime të drejta dhe po jua shpjegoj përse.

1. Vërtetë kur topi vjen nga trupi në dorë nuk është penallti, por kjo vlen kur goditja është nga afër dhe jo nga një distancë 10 metra. Nuk i ka faj njeri Hakajt se është i shpërqendruar në atë moment. Në çdo rast të tillë kur topi preket me dorë, është faull, si rrjedhojë edhe penallti.

2. Penalltia për Partizanin nuk ishte sepse përpara se të shkaktonte atë ndërhyrje jonormale lojtari i Vllaznisë, lojtari i Partizanit shkakton faull fillimisht ndaj mbrojtësit të Vllaznisë që po kërcente në ajër.

3. Përse nuk e përmendni edhe këtë tjetrën që Telushi shan arbitrin, e kërcënon dhe e godet me top. është i kuq direkt dhe madje edhe pezullim nga Komisioni i Disiplinës Pra, në Shkodër i nderuar z. Braçe nuk ju vodh asgjë”- do shkruante në komentin e tij Vajushi.

Numri 2 i Qeverisë në fakt nuk ka hezituar t’i përgjigjet tifozit shkodran duke i shkruar: “Ermir Vajushi me thënë të drejtën as më bën përshtypje hala e kerkujt, po fare fare. Për atë pjesë kam punën time, zgjedhësit e mi e veç tyre si jap llogari kerkujt, domethene as ty.

E dyta, sa mire luan ekipi yt as me duhet. Ka dy raste ne video dhe jo nga une, po nga çdp ekspert arbitrimi dje ne TV e sot ne gazete eshte gjykuar ashtu siç kam shkruar. E para, asfare penallti, e dyta penallti haptazi e mohuar”.

Debatet kanë vijuar edhe më tej teksa Vajushi ka dashur “të mos ia lërë” Braçes në të tijën duke i shpjeguar Braçes që e di mënyrën si funksinonojnë gazetërt dhe emisionet sportive.
© shkodrasport.com