Vukçeviç- Osmani, një dyshe për të blinduar mbrojtjen kuqeblu

0

Vllaznia është e përqendruar maksimalisht në kampionatin malazez për të realizuar disa blerje shumë të rëndësishme. Pas Deliçit, një fantazist që vlerësohet shumë dhe është afruar me nota positive, radhën e ka mbrojtësi Nikolla Vukçeviç. Ky i fundit nuk është një lojtar i panjohur për drejtuesit aktual të skuadrës shkodrane. Duke u bazuar tek personat që janë duke realizuar merkaton, Vukçeviç njihet shumë mirë nga drejtori teknik, Armir Grima, po ashtu dhe nga administratori Kujtim Shaba. Karriera - Vukçeviç ka luajtur për skuadrën shkodrane në sezonin 2006-2007 dhe ka qenë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë të skuadrës. Ai është një futbollist që ka luajtur me Buduçnostin që nga sezoni 2003 deri në 2011 duke llogaritur brenda kësaj periudhe shkëputjen kur erdhi tek Vllaznia.

Katër malazezët, gati padinë në UEFA për Vllazninë

0

Aventura e katër futbollistëvë malazezë që luajtën sezonin e kaluar me Vllazninë, duket se nuk do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ivan Jabllan, Nenad Brnoviç, Gavrilo Petroviç dhe Braçan Popoviç, nuk kanë qenë shumë dakord me mënyrën si ka vepruar klubi shkodran për t’I gjobitur me një rrogë mujore për shkak të mungesës së arritjes së objektivit. Pikërisht për këtë, katër futbollistët malazezë janë duke bërë gati padinë për në UEFA kundrejt klubi Vllaznia. Lajmi bëhet I ditur nga vetë lojtarët përmes përfaqësuesve të tyre. Në fakt, I pari që e ka ngritur zërin ka qenë sulmuesi Ivan Jabllan. I ardhur në merkaton e janarit, ai firmosi një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Vlera financiare e kësaj kontrate ishte 15 mijë euro. Deri këtu çdo gjë në rregull sepse palët kishin rënë dakord për kushtet e kontratës. Sipas kësaj kontrate, sulmuesi malazez do paguhej 3 herë nga 5 mijë euro. Dy këstet e para ai I ka marrë në kohën e duhur ashtu siç ishte e shkruar në kontratë.

Hidhet shorti i kampionatit, Vllaznia pret Skënderbeun më 25 gusht

0

Sot paradite është hedhur shorti i kampionatit të ri kombëtar të Superligës. Në pranë të drejtuesve të klubeve, ka qenë shefi i Sektorit të Garave Ilir Shulku ai që ka drejtuar këtë short. Interesant shumë fakti që në javën e parë të kampionatit, Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" pikërisht skuadrën kampione të vendit Skënderbeun e Korçës. Ky ishte fati i këtij shorti teksa po për javën e parë, Kukësi do presë Luftëtarin, Apolonia do presë Kastriotin, Bylisi ekipin e Flamurtarit, Laç ekipin e Besës, Tomori do presë Tiranën dhe Shkumbini do presë Teutën.

Deliç-Nallbani-Begaj: Vijmë për një Vllazni pretendente!

0

Ditën e djeshme ata kanë mbërritur në Shkodër, kanë firmosur dhe menjëherë kanë dhënë deklaratat e para si futbollistë të Vllaznisë. Ivan Deliç, Halim Begaj dhe Ilir Nallbani, pavarësisht se vinin nga tre vende të ndryshme, kishin një të përbashkët në deklaratat e tyre: “Kemi ardhur për një Vllazni pretendente”. I pari që ka folur ka qenë malazezi Deliç. I pyetur se çfarë dinte për skuadrën e tij të re, ai ka thënë: “Kam jo pak njohuri për këtë skuadër sepse vitet e fundit për shembull me të kanë luajtur dy miq të mi, Rajoviç dhe Vujadinoviç që më kanë folur shumë mirë për të. Sigurisht që unë do mundohem të bëj më të mirën e mundshme.

Deliç, Begaj e Nallbani, prezantohen blerjet e para të Vllaznisë

0

Duhej të ishin dy por në fakt ishin tre futbollistë në prezantimin zyrtar të klubit Vllaznia si blerjet e para të merkatos së verës. Sigurisht që ishte fakt i kryer firmosja e kontratës për malazezin Ivan Deliç dhe vlonjatin Halim Begaj por pak suprizë ka qenë firmosja dhe prezantimi i mesfushorit kosovar Ilir Nallbani ditën e sotme. Ai ka mbërritur në Shkodër vetëm paraditen e sotme, ka biseduar me drejtuesit e Vllaznisë dhe po ashtu edhe me trajnerin Shpëtim Duro dhe në fund është rënë dakord që ai të ishte pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Vllaznia insiston për mesfushorin malazez Petar Vukçeviç

0

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë vijojnë interesimin e tyre për mesfushorin malazez të Buduçnostit, Petar Vukçeviç. Të dhënat e para krerët i kanë marrë nga portieri Vujadinoviç, i cili më parë ka luajtur me të njëjtën skuadër me mesfushorin. Dhe, nga sa mësohet, hapat e parë për të marrë Petar Vukçeviç kanë filluar të hidhen pikërisht përmes gardianit të portës shkodrane, i cili e ka vlerësuar mjaft Vukçeviçin. Kësisoj, drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për një afrim të tillë, por nuk dihet ende se deri ku kanë arritur ato. Gjithashtu, nga sa mësohet, shkodranët vijojnë interesimin e tyre edhe për malazezin tjetër Ivan Deliç.

Drejtori Grima: Jemi në bisedime me 15 futbollistë

0

Shkodranët i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur lojtarët e duhur në merkato por deri tani ata janë vetëm në fazën e bisedimeve me shumë prej tyre. Ajo çfarë merret vesh është se drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime me plot 15 futbollistë. Diçka më tepër se gjysma e tyre pritet të vishen kuqeblu për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare të tij teksa në një prononcim të drejtorit sportiv Armir Grima ku shpjegohet:  “Deri më tani,  unë,  trajneri Duro apo edhe agjentë të merkatos që punojnë me Vllazninë, kane kontaktuar 15 futbollistë që mund të jenë të vlefshëm për ekipin. Nuk do të jenë të gjithë pjesë e Vllaznisë së sezonit të ri, por ne po kërkojmë të arrijmë më të mirën nga këto bisedime.

FSHF ka vendosur: Superliga me 12 skuadra në sezonin 2013-14

0

Federata Shqiptare e Futbollit e ka dhënë verdiktin e saj: Superliga e futbollit shqiptar do te kete 12 skuadra duke nisur nga sezoni 2013-2014.Kjo gjë është vendosur në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-se 4 skuadrat e renditura ne po kaq vende ne fund te tabeles, bien direkt nga Superliga ne Kategorine e Pare dhe pikerisht vendet 11, 12, 13 dhe 14. Skuadrat e renditura ne vendin e 1-re dhe te 2-te te Kategorise se Pare, ngjiten direkt ne Superlige. Kategoria e Pare do te vijoje te kete si edhe tani 16 skuadra, ndersa kater te fundit 11, 12, 13, 14 rrezohen automatikisht ne Kategorine e Dyte. Skuadrat e renditura te parat ne dy grupet e Kategorise se Dyte, ngjiten direkt ne Kategorine e Pare. Edicioni 2012-2013 siç konstatohet, nuk do te kete play-out apo play-off. Edhe Kupa e Shqiperise do te kete ndryshime. Rikthehet eleminimi direkt ne 1/16 dhe jo ne ndarje ne 4 grupe me 4 skuadra sic ka qene deri sivjet.

Deliç apo Lena, tek Vllaznia ka një dilemë për mesfushën

0

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të plotësuar skuadrën me lojtarët e duhur vazhdojnë. Ndonëse deri tani, ata nuk kanë arritur dot të bëjnë lëvizjet e duhura, sërish përpjekjet e tyre nuk reshtin. Ajo që duket qartë është se ka shumë vështirësi në këtë drejtim. Shumë lojtarë e kanë refuzuar ofertën e kuqebluve, të tjerë e kanë shfrytëzuar për “të rritur pazarin” dhe për të përfunduar në skuadra të tjera ndërkohë që me të tjerë ende është në fazën e bisedimeve por ka pak gjasa të ndodhë. Kështu, synimi I madh I kuqebluve janë Rajoviç dhe Dushku por me shumë të ngjarë të dy këta futbollistë do jetë e vështirë të shkëputen nga Flamurtari dhe Tirana.

Ndriçim Shtubina do edhe 5 milionë lekë më shumë nga Vllaznia

0

Ndriçim Shtubina është lakuar së fundmi si një nga përforcimet e para të Vllaznisë në merkaton e verës. Madje, këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv i kuqebluve, Armir Grima. Megjithatë, e vërteta është se lojtari ende nuk ka firmosur një kontratë me shkodranët. Mesfushorin e ndajnë nga Vllaznia, as më pak e as më shumë, por 5 milionë lekë të vjetër. Shtubina pranon  se mosgjetja e akordit financiar me drejtuesit e Vllaznisë ka bërë që firma nën kontratë të mos hidhet. Ndërkohë, nga ana tjetër, lojtari duket se u bën “presion” shkodranëve, pasi ka një ofertë nga Skënderbeu.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI