Vllaznia,nevoja për një analizë të hollësishme

0

Ndriçim Shtubina nuk është i vetmi i pakënaqur me Vllazninë aktuale. Bashkë me të janë edhe shumë të tjerë. Për të mos thënë të gjithë shkodranët, ata që e duan këtë skuadër dhe këtë emër të madh të futbollit shkodran. Ata që kanë qenë në stadium ditën e mërkurë në ndeshjen e kupës ndaj Flamurtarit sigurisht që janë larguar tepër të mërzitur. Jo aq nga eliminimi sepse kjo edhe mund të ndodhte por më tepër nga loja zhgënjyese e kuqebluve. 90 minuta shumë të dobëta nuk mund të justifikohen tërësisht me fjalët e trajnerit Vata pas ndeshjes se ekipi ishte i lodhur nga ndeshjet e shumta që ka zhvilluar. Themi kështu sepse deri para pak ditësh, nga goja e trajnerit por edhe e stafit të tij përmendej shpeshherë fjala “ekip i shëndetshëm”. Nëse ky shëndet ka zgjatur vetëm një muaj e gjysëm pas fazës përgatitore, atëherë është çështje tjetër. Ajo çfarë konstatohet në opinion është se kjo Vllazni nuk mund të dhurojë më tepër.

Klubi Vllaznia: I duam Sukajn e Vajushin, por s’ua paguajmë kartonat

0

Ka kohë që flitet për Vllazninë e sezonit të ardhshëm. Të asaj skuadre që mendohet të jetë pretendente dhe jo më kot, kanë filluar të bëhen edhe plane. Madje, disa prej lojtarëve shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera, janë shprehur të gatshëm të kthehen në Shkodër që këtë verë. Dy prej tyre janë Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi edhe në media e kanë deklaruar këtë gjë por… problemi mbetet shkëputja e marëdhënieve me skuadrat e tyre aktuale. I bie që klubi shkodran të paguajë për kartonët e këtyre futbollistëve por kjo mundësi ka rënë poshtë sot.

Vllaznia zhgënjen. Një Sezon i dështuar për të

0

Skuadra shkodrane ka zhgënjyer tifozët e saj, drejtuesit por edhe të gjithë dashamirësit. Kur pritej që ajo të luftonte për të fituar me dy gola diferencë që do ishin të mjaftueshëm për kalimin e saj në gjysmëfinale, ajo ka bërë një paraqitje shumë dëshpëruese. Jo vetëm që nuk ka shënuar, por ka pësuar gol dhe ka treguar sërish dobësi të mëdha në lojën e saj në të gjitha repartet. Me formacionin e saj më të mirë në fushën e lojës, skuadra e Vatës që në fillim të ndeshjes tregoi se do ta kishte të vështirë të fitonte. Tek ajo vërehen sërish dobësi të theksuar në lojë, madje Lena në minutën e 10-të i ka "falur" teksa i vetëm përballë Vujadinoviç e ka dërguar topin jashtë. Kalimi i minutave nuk sjell ndonjë shpresë të madhe për të ndryshuar ndonjë gjë në lojë. Mungojnë aksionet e rrjedhshme ndërkohë që këtë takim nuk spikat as individualiteti i Hajdarit i cili përpiqet shumë por nuk ia del. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Ndriçim Shtubina: Kjo nuk është Vllaznia që më pëlqen

0

Në ndeshjen e sotme ka qenë një ndër protagonistët krysorë për skuadrën e Flamurtarit. Shkodrani Ndriçim Shtubina ka qenë madje edhe njeriu që kontribuoi në golin e shënuar nga Pero Pejiç në minutën e 61-të të ndeshjes. Ka qenë kthesa e tij ajo që e ka dërguar topin në kokën e kroatit dhe më pas në rrjetë. Gol ky që i ka mjaftuar vlonjatëve për të fituar ndeshjen dhe për të qenë ata tashmë në gjysmëfinale të kupës. I pyetur pas ndeshjes të sotme nëse e kishte të vështirë të luante ndaj ish-skuadrës së tij, Shtubina është përgjigjur: "Futbollistët duhet të jenë profesionistë dhe në këtë mënyrë veprova edhe unë. Luaj për Flamurtarin dhe në çdo ndeshje mundohem të bëj më të mirën për të. Këtë bëra edhe sot ndaj skuadrës time të zemrës Vllaznisë megjithatë ky është zanati im". I ngacmuar edhe në lidhje me idenë e hedhur nga drejtuesit e klubit shkodran për kthimin e gjithë futbollistëve të këtij qyteti që luajnë me skuadrat e tjera për sezonin e ardhshëm, ai ka deklaruar:

Vata- Vajushi, sqarohet largimi i lojtarit drejt Bullgarisë

0

Ditët e fundit ka pasë jo pak debat për largimin e futbollistit Armando Vajushi nga Vllaznia në fillim të janarit. Ka qenë trajneri Rudi Vata ai që në ekrane të ndryshme televizioni ka sqaruar këtë gjë duke thënë se "kur ka ikur Vajushi, unë kam qenë në Skoci pranë familjes dhe nuk kam ditë gjë. Klubi nuk më ka lajmëruar sepse atë lojtar e kam dasht në skuadër". Në fakt, mes trajnerit aktual të Vllaznisë dhe lojtarit ka patur jo pak "luftë" në distancë këtë periudhën e fundit ndoshta pikërisht prej këtij largimi megjithatë çdo gjë është sqaruar pikërisht sot. Vata i ka telefonuar babait të Armandos dhe ka biseduar gjerë e gjatë në lidhje me këtë çështje. Këtë e bën të ditur vetë Vajushi kur thotë:

Vllaznia kalon “në qetësi” Kastriotin. Mendjen tek Flamurtari

0

Nëse Vllaznia sot do ishte me një president- donator, sigurisht që do kishim folë ndryshe. Presioni pas humbjeve të tilla si ajo e fundit me Kastriotin, zakonisht ka qenë I madh gjithnjë dhe më së shumti, trajnerët gjithnjë kanë qenë “në fije të perit”. Kuptohet që njerëzit të cilët financonin ekipin nuk mund të duronin të tilla humbje Brenda në Shkodër. Aq më tepër përballë një skuadre pa shumë emër si Kastrioti, pavarësisht investimeve të mëdha që ka bërë kjo skuadër këtë sezon. Për më shumë që krutanët kanë shënuar plot 4 gola në “Loro Boriçi” shifër që pakkush ekip tjetër e ka bërë më parë.

Sukaj e Vajushi: “Në verë duam të luajmë me Vllazninë”

0

Humbja e Vllaznisë ndaj Kastriotit ka ngjallur menjëherë reagime nga ish-lojtarët e skuadrës shkodrane. Dy ndër futbollistët më të mirë të saj gjatë fazës së parë të këtij sezoni, Xhevahir Sukaj dhe Amrnado Vajushi kanë shprehur dëshirën e tyre për të luajtur sërish në Shkodër gjatë sezonit të ardhshëm futbollisitik. Pavarësisht se skuadra shkodrane ka akoma kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri dy lojtarët shkdoranë janë shprehur të bindur për t’u ritkhyer sërish pasi nuk mund ta shohin skuadrën në një gjendje të tillë.

Rudi Vata: T’i analizojmë urgjentisht gabimet e kësaj ndeshje

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata në konferencën e shtypit të pasndeshjes, e ka pranuar superioritetin e kundërshtarit dhe ka thënë se Kastrioti e meritoi fitoren. Por nga ana tjetër, ai ka analizuar edhe gabimet e vërejtura tek skuadra e tij, mbi të gjitha në repartin e mbrojtjes dhe pikërisht këto gabime duhen analizuar në mënyrë urgjente për t'i korigjuar sa më parë sepse ndeshja me Flamurtarin është në prag. Ja si është shprehur Vata për mediat: Kastrioti ka arritur të dominojë me dy gola që ishin të eliminueshëm, madje mund të them me plot gojën se një skuadër profesioniste, nuk duhej t'i kishte pësuar ato gola. Për mendimin tim skuadra krutane e ka merituar plotësisht fitoren, pavarësisht se edhe mund të kishte marrë rrjedhë tjetër rezultati nëse sulmuesit tanë Jabllan dhe Gjini të ishin treguar më të kujdesshëm apo edhe mund të kishim arritur të shënonim penalltinë.

Armir Grima: Kridens Meta do dënohet një vit nga Federata

0

Dy drejtuesit e lartë të Vllaznisë, administratori Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv Armir Grima dje kanë qenë në Federatë për t’u ankuar për gjykimin e arbitrit Kridens Meta në ndeshjen e kupës Laçi- Vllaznia. Me vete ata kanë patur edhe një shkresë zyrtare në emër të klubit ku kërkojnë dënimin maksimal të këtij gjyqtari e po ashtu kanë patur edhe kasetën filmike të ndeshjes në fjalë.

Edon Hasani i dëmtuar. Dy javë pushim për mesfushorin

0

Pas Ari Djepaxhisë, problemet e dëmtimit po ndjekin herëpashere edhe mesfushorin tjetër Edon Hasanin. Edhe ai, po kalon nga një dëmtim në tjetrin teksa mësohet se me dëmtimin e fundit, do të qëndrojë edhe për dy javë të tjera larg skuadrës. Në fakt nuk është një dëmtim i ri për të. Thjesht është përsëritja e një dëmtimi që ka patur më parë në kofshë dhe aktivizimi në ndeshjen e fundit me Laçin ende pa u rikuperuar plotësisht, e ka rikthyer dëmtimin. Këto dëmtime po i prishin jo pak punë këtij futbollisti sepse në vend që të ishte sezoni i shpërthimit të tij ky aktuali, po shoqërohet me probleme të shumta. Për rrjedhojë pritet që Hasani të mos luajë ndaj Kastriotit nesër, ndaj Flamurtarit të mërkurën për kupë dhe ndaj Tiranës fundjavën e ardhshme për kampionat.