Vllaznia, dy humbje për ekipet e të rinjve ndaj Tiranës

0

Dy ekipet e moshave të Vllaznisë në basketboll, për djem dhe për vajza, kanë dalë të mundur në përballjet e kësaj jave në kampionat. Ato kanë qenë udhëtuese në Tiranës pikërisht ndaj skuadrave me të njëjtin emër. Dje ekipi i të rinjve me trajner Roland Kokën, kanë humbur 57-64 ndaj bardhebluve. Këta të fundit, janë kryesuesit e kampionatit duke qenë ekipi më në formë aktualisht. Me këtë humbje, Vllaznia gjithsesi vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje me 13 pikë pas Tiranës që udhëheq me 16 veçse skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt, Superior Klima dhe Virtus Tirana kanë një ndeshje më pak dhe mund ta spostojnë Vllazninë në vendin e katërt në rast fitoreje.

Formacioni, Sykaj e Gjini ulen në stol

0

Rëndësia e ndeshjes së sotme është shumë e madhe për Vllazninë sepse më shumë sesa renditja në kampionat, vlen për të rikonfirmuar formën e saj të mirë teksa ka tre ndeshje që nuk humbet. Dy barazimet me Skënderbeun dhe fitorja me Kamzën, janë treguesit më të mirë për këtë. Sot do kërkohet të mos humbet në Durrës. Për trajnerin Vata është shumë pozitiv fakti që ka në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët. Me kthimin pas dëmtimeve të Krajës dhe Gocajt, me shumë mundësi, Vllaznia do të luajë sot me të njëjtin formacion që ka luajtur javën e kaluar ndaj Kamzës.

Vllaznia “i kthen borxhin”. Teuta: Lamtumirë titull!

0

Tre sezone më parë ishte Teuta ajo që mundi Vllazninë në ndeshjet e saj deçisive dhe i humbi asaj titullin kampion ndonëse ishte shumë përpara Tiranës së vendit të dytë. Durrsakët "i dhanë të mbrapshtën" shkodranëve dhe këtë gjë, këta të fundit "e kanë varë vath në vesh". Historia përsëritet tre sezone më pas. Vllaznia e mund Teutën brenda në Durrës dhe me këtë humbje, bregdetarët "e shohin me dylbi" titullin kampion. Goli i Smajlit në minutën e 88-të të ndeshjes së sotme, ka gëzuar një Shkodër të tërë. Jo vetëm ata tifozë që kanë qenë të pranishëm në "Niko Dovana". Vllaznia ka luajtur mirë, është mbrojtur e kujdes, ka shfrytëzuar ndonjë mungesë që vendasit kanë patur në formacion dhe ia kanë dalë të mbajnë shifrat e paprekura.

Vllaznia në analizë. Lavde por edhe kritika

0

Barazimi të mërkurën ndaj Skënderbeut në ndeshjen e zhvilluar në Laç, ka rritur entuziasmin në kampin shkodran. Një pikë kjo që i jep Vllaznisë shansin e madh për të qenë tashmë një nga skuadrat pretendente për kalimin në gjysmëfinale të kupës. Vendimtare sigurisht që do jetë ndeshja direkte që skuadra shkodrane do luajë pas dy javësh në “Loro Boriçi” me Flamurtarin. Megjithatë, kuqeblutë nuk duhet të mendojnë krejt kështu sepse edhe Laçi nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pretendimet e tij dhe do kërkojë ta mundë Vllazninë në ndeshjen e rradhës. Nëse ndodhte kështu, kjo do prishte jo pak punë sepse pastaj shkodranëve do iu duhej një fitore 3-0 ndaj Flamurtarit për t’u kualifikuar. Në këtë mënyrë, nëse mendohet se sfida me kurbinasit është e kaluar, mund të jetë një gabim i madh.

Vata: Vllaznia s’trembet nga forma e mirë e Teutës

0

Ecuria e mirë e skuadrës shkodrane në tre ndeshjet e fundit, e ka rritur besimin tek suksesi për trajnerin e saj Rudi Vata. Në konferencën e sotme për shtyp, ai është shprehur shumë entuziast për ndeshjen e rradhës që do luhet pasditen e së shtunës në Durrës ndaj Teutës, duke deklaruar se Vllaznia udhëton për fitore në këtë ndeshje. Nga ana tjetër, kuqeblutë kanë analizuar barazimin e fundit me Skënderbeun dhe kanë nxjerrë mësimet e duhura prej tij për të korigjuar gabimet e vërejtura sidomos në mbrojtje. “Teuta është skuadër solide, ka dy specialistë shumë të mirë në krye të saj siç janë Hasan Lika dhe Sulejman Starova, ka një president më konstati nga të gjithë, ka një gjendje të mirë, por të gjithë këta faktorë nuk na frikësojnë. Vllaznia është tashmë një skuadër që prodhon lojë, prodhon gola dhe prandaj shkojmë në Durrës për të fituar”-ka thënë ai.

Ervis Kraja dhe Olsi Gocaj në dyshim edhe për Teutën

0

Dy futbollistët titullarë të Vllaznisë, Ervis Kraja dhe Olsi Gocaj nuk kanë luajtur në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeut për arsye dëmtimi. Kraja ka dëmtuar në stërvitjen e së martë kaviljen dhe e ka patur shumë të enjtur, çka ia ka bërë të pamundur të aktivizohet. Po ashtu edhe Gocaj ka ndjerë shqetësime por ai në gju. Mungesa e tyre ndoshta nuk u ndie shumë megjithatë me Krajën në qendër të mbrojtjes, Vllaznia në dy ndeshjet kur ai ka qenë në formacion bashkë me Vuk, nuk ka pësuar gol. Sigurisht që janë dy pika të forta të kësaj skuadre dhe trajneri Vata ka shumë besim tek ata.

Vllaznia me tre mungesa ndaj Skënderbeut për Kupë

0

Një ndeshje shumë interesante, përballja me korçarët, por sot Vllaznisë i duhet të bëjë pa plotë tre lojtarë të rëndësishëm. Sikur të mos mjaftonin mungesat që ishin në takimin e kampionatit ndaj Kamzës, kësaj radhe, në mesjavë, është shtuar dhe mungesa e mesfushorit Osli Gocaj, të cilin kohët e fundit e kemi parë të pozicionohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai është dëmtuar dhe dje nuk ka qenë fare në stërvitjen e fundit, që kuqeblutë kanë zhvilluar në prag të ndeshjes së kthimit me Skënderbeun. Gocaj është një ndër pikat më të forta të Vllaznisë dhe mungesa e tij nuk mund të anashkalohet lehtë. Megjithatë nuk është vetëm ai, që do t’i mungojë skuadrës shkodrane për këtë takim. Dy mesfushorët e tjerë Edon Hasani dhe Florind Bardulla janë mungesa të konfirmuara, që prej takimit me Kamzën, apo më saktë të themi, që në prag të kësaj ndeshjeje, ku Vllaznia fitoi thellë 4-0.

Smajli: Vllaznia mundet të marrë pikë me Skënderbeun

0

Vllaznia duhet të tentojë tani t’I marrë pikë çdo skuadre. Kështu mendon njëri nga lojtarët titullarë dhe më të rëndësishëm të saj, pikërisht Dritan Smajli. Ai ëhstë I mendimit se skuadra nuk ka rënë aq poshtë sa mund ta mendojë opinioni, madje ka diçka për të thënë edhe në lidhje me ndeshjen e kaluar ndaj Kamzës. “Të paktën nga sa shkruhej në media apo flitej në opinionin sportive, kjo ndeshje konsiderohej si shumë delikate, thuhej që Vllaznia do ta kishte shumë të vështirë e shumë gjëra të ngjashme me to. Me gjithë respektin që kam për këtë njerëz që kanë menduar kështu, unë nuk mendoj se Vllaznia ka rënë kaq poshtë sa për të diskutuar fitoren edhe në Shkodër me Kamzën. Vërtetë Kamza mund të kishte pretendimet e saj për pikë, por ne nuk mund të gabonim. Kjo u pa në lojë teksa e kemi dominuar gjatë gjithë kohës atë dhe fitorja ndoshta mund të ishte edhe më e thellë. Unë shoh që skuadra është në rritje nga ndeshja në ndeshje dhe kjo na jep shpresë për të ardhmen”-ka thënë Smajli në prononcimin e tij.

Vata: E pakuptushme mënyra se si i pësojmë golat

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka mbetur shumë i kënaqur nga mënyra si luajti skuadra e tij në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut. Nëse në fillim ai është shprehur se do ishte i kënaqur edhe me një barazim, për nga mënyra si shkuan gjërat, sigurisht që tashmë ndjen keqardhje për dy pikët e lëna. Mbi të gjitha për mënyrën si kanë pësuar golin në fundin e ndeshjes dhe për këtë ka thënë: "Ndjej keqardhje që nuk dolëm me fitore nga kjo ndeshje. Luajtëm mirë, kaluam në avantazh dhe në vend që t'i gëzoheshim fitores, ndodh që pësojmë sërish gol në rrethana aspak të kuptueshme. Madje na ndodhi e njëjta gjë edhe në rastin e penalltisë. Në të dy momentet, lojtarët tanë të mbrojtjes gabuam dhe ishte e pafalshme të ndodhte një gjë e tillë.

Vata: Vllaznia ka ende për t’u përmirësuar

0

Fitorja e Vllaznisë të dielën ndaj Kamzës ka kthyer qetësinë për momentin në kampin shkodran. Kjo sepse ndeshja konsiderohej shumë delikate dhe në rast barazimi apo humbje, kishte shumë pasiguri për të ardhmen e kësaj skuadre. Megjithatë fitorja e pastër 4-0 përveçse I ka dhënë tre pikët kuqebluve, u ka rritur edhe moralin megjithatë trajneri I tyre Rudi Vata kërkon të mbetet me këmbë në tokë. Ai nuk e quan ndeshjen më të mirë të Vllaznisë këtë ndaj Kamzës dhe premton se forma e skuadrës ka ende vend për t’u përmirësuar.