Superliga shqiptare, shëmbëlltyra e keqe e dhunës në futboll

0

Opinion

Nga Roland Çomo

Me skandal nuk ka ku te shkoje kur ndodhin ngjarje te tilla ne superlige, imagjino ne kategorite inferiore ekipet mike duhet te shkojne te "armatosur "per tu mbrojtur.Albitrime skandaloze, Goditen albitra dhunohen lojtare. Deri kur do vazhdoje kjo situate keshtu.Polici e paafte per t'u perballuar qofte ligjerisht apo fizikisht me situata te tilla dhe nje mungese koordinimi dhe bashkepunimi institucional per te parandaluar incidente te tilla.

Disiplina, vetëm “ledhatim” për Tomorin. Ankesa e Vllaznisë s’merret për bazë

0

Drejtuesit e klubit Vllaznia pas ndeshjes Tomori- Vllaznia u ankuan në media por edhe përmes një note proteste në FSHF, për parregullsi të mëdha në organizimin e ndeshjes nga ana e klubit beratas si pritës. Por habia më e madhe është se në vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, ka patur vetëm paralajmërim për klubin beratas.

Klubi Vllaznia, note proteste FSHF-se per gjyqtaret

0

 

NOTE PROTESTE

Drejtuar: Presidentit te FSHF-se, z. Armando DUKA, Sekretarit te FSHF-se, z. Eduard PRODANI,  Shefit te Sektorit te Garave, z. Ilir SHULKU, Shefit te Arbitrave, z. Arsen HOXHA, Mediave vendore e qendrore

Tirana “mbytet” në Shkumbin, Dinamo ndal Flamurtarin

0

Shkumbini ka fituar 3-2 ndaj Tiranës, e cila tashmë është shkëputur pesë pikë nga Teuta e vendit të parë. Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me Mustafaj në minutën e 30-të. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë. E dytanisbukur për Tiranën që arrin të ktheje rezultatin me dy gola të Bekim Balës në minutën e 55-të dhe 65-të. Por peqinasit gjejnë forca për ta kthyer gjithçka në favorin e tyre duke shënuar dy gola të tjerë. Më minutën e 75-të barazon Dervishi dhe një minutë më vonë Sulkja shënon golin e tretë dhe të “mbytjes” për Tiranën.Tomori më së fundi arrin të kthehet te fitorja duke mundur minimalisht, 1-0, Vllazninë.

Vllaznia humb 0-1 edhe ndaj Tomorit, vështirësohen pozitat

0

Skuadra shkodrane nuk ka mundur dot të marrë pikë në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kuçovë ndaj Tomorit. Ndonëse ajo ka goditur dy shtylla në pjesën e parë dhe ka shënuar dy gola (të anulluar të dy në pjesën e dytë), sërish nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një pikë pasi ka humbur 0-1 ndaj beratasve. Këta të fundit ndoshta nuk e kanë merituar fitoren. Kanë luajtur jo më mirë se shkodranët, kanë goditur një herë traversën e portës së tyre, kanë shënuar vetëm një gol dhe kaq u ka mjaftuar atyre të sigurojnë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Vllaznia e pakënaqur me gjykimin e ndeshjes në Kuçovë

0

Anullimi i dy golave nga ana e gjyqtarit anësor Ergi Doda në bashkëpunimi me kryesorin Bardhyl Pashaj nuk mund të kalonte pa u kundërshtuar nga drejtuesit e Vllaznisë. Dhe jo vetëm për këto dy gola të anulluar, por edhe për lejimin e lojës së rëndë të futbollistëve beratas. Paraditen e nesërme, një nga drejtuesit e klubit shkodran do jetë në konferencë shtypi për të akuzuar publikisht gjyqtarët për tendencë në arbitrimet kundër Vllaznisë dhe jo vetëm në këtë ndeshjes sepse ata janë vazhdë e disa të tjerëve edhe në ndeshjet e mëparshme.

Ndaj Tomorit, në fushë një Vllazni U-21

0

Në ndeshjen e rradhës ndaj Tomorit, formacioni me të cilin Vllaznia pretendon të dalë në fushën e lojës të krijon idenë e një skuadre U-21. Kjo nga mosha e re e shumë prej lojtarëve të saj. Lojtari më I vjetër në skuadër do jetë kapiteni Belisha që është 30 vjeç, e pas tij vjen portiere Vujadinoviç 28 vjeç. Gjithë të tjerët do jenë më I madhi 24 dhe më I vogli 18 vjeç.

Vata: Do kërkojmë tre pikët në ndeshjen me Tomorin

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata në konferencën e sotme për shtyp është shprehur shumë entuziast për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e nesërme me Tomorin. Ai beson tek fitorja dhe këtë e ka thënë në ato çfarë ai ka deklaruar për mediat kur ka thënë: "Mendoj se është ndeshje jashtë fushe, thjesht vetëm kaq. Për mua nuk ka shumë rëndësi se në cilën fushë do luhet ndeshja ndaj Tomorit, në Kuçovë apo diku tjetër.

Pas Agron Çelës, të tjerë biznesmenë duan të marrin Vllazninë

0

Prononcimi një ditë më parë në një prej mediave sportive i ish-presidentit të Vllaznisë Agron Çela se është i gatshëm të kthehet në krye të këtij klubi për të blerë aksionet dhe për të ndërtuar një skuadër kampione, është shoqëruar me interesimin e të tjerë biznesmenëve që duan të kontribuojnë për ndërtimin e një skuadre të madhe. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur megjithatë pranë Bashkisë Shkodër thuhet të ketë patur interes kohët e fundit.

Vllaznia refuzon Brahjen, Dushku në pikëpyetje të madhe

0

Vllaznia ka nevojë për afrime cilësor në janar, në mënyrë që të arrijnë objektivat e saj, që është minimum kapja e një vendi, që e çon në Kupat e Europës. Por duket se këto kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë sa i takon merkatos së janarit, pa të cilën nuk bëhet fjalë për t’u arritur asnjë objektiv, sado minimal qoftë ai, por duket se nuk ka as një orientim të qartë. Nisur nga kontaktet e deritanishme, të krijohet përshtypja se Vllaznia do t’i përqëndrojë “goditjet” e saj, në merkaton e janarit, në kampionatin shqiptar, por mund të jetë edhe krejt e kundërta.