Mos na prekni dinjitetin !

0

Opinion
Nga Senad NIKSHIQI

Ndeshja Vllaznia - Skënderbeu si shumë herë në Shkodër edhe kësaj here prodhoi ngjarje nga më të veçantat që ishin e nuk ishin dëgjuar më parë. Çështja "Sukaj" apo çështja "Gocaj" bënë jehonë anë e kënd stadiumit. Përballë një Skënderbeu më me eksperiencë çunakët e Vllaznisë e patën të pamundur të triumfonin. E për gjithë këtë situatë të vështirë të krijuar që nga dorëheqja e ish-presidentit Fushaj më pas rrodhën një sërë ngjarjesh për të mbërritur tek kjo Vllazni që kemi sot, që më shumë se pretedente siç Bashkia e do nuk është çudi të listohet në skuadrat që mund të rrezikojë vendet e fundit.

Dënimi i Sukajt, pak i më i gjatë sesa duhet

0

Opinion nga Roland ÇOMO
Nese eshte e vertete qe arsyet e mosparaqitjes ne ndeshje jane keshtu si na serviren ne media,atehere normalisht xhesti i futbollistit eshte absolutisht i denueshem.Por kam mendimin se koha e pezullimit eshte pak e gjate duke pasur parasysh se Sukaj eshte padyshim lojetari kryesor i ekipit dhe kjo mund t'i kushtoj shume skuadres pa sherbimet e Sukajt do ta kete shume te veshtire shenimin e golit.

Përgatitja fizike, ajo që mungon tek futbolli shqiptar

0

Një futbollist që ëndërron kombëtaren duhet me patjeter të aktivizohet në ekipet jashtë Shqipërisë. Në përballjet e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane quhet sukses kalimi i një turi. Një ekip si Dinamo me 10 ditë stërvitje përballon me sukses ekipin kampion. Këta shembuj që nuk janë të vetmit në njëfarë mënyrë janë përgjigja më e mirë se çfarë niveli ka futbolli shqiptar.