Talentet si Vajushi do vazhdojnë të largohen

0

Opinion nga Roland Çomo

Kam lexuar disa opinione se gjoja Vajushi është larguar nga Vllaznia ngaqë drejtuesit e saj nuk kishin gjë në terezi me blerjet e gjëra të ngjashme me to. Unë mendoj se pak rëndësi ka kjo. Lajmi është i mirë për të dhe familjen e tij dhe është mëse normale që sportistët do të largohen kur e shohin se mundi dhe djersa e tyre nuk vlerësohet këtu.

Çfarë po ndodh tek Vllaznia?

0

Opinion

Nga Dritan GJYREZI

Situata aktuale e krijuar te Vllaznia nuk eshte aspak pozitive! Pas nje fillimi gjysmak te sezonit që për arsye që tashmë dihen, ekipi nuk arriti të mbledh veten! Ndryshimi i trajnerëve nuk ndryshoi aspak situatën e krijuar! Edhe për më tepër "firot" e lojtarëve, e zbehën më shumë atë! Menaxhimi i klubit që po bëhet nga Bashkia tregon që krahas mirëorganizimit administrativ dhe struktural edhe pse ndonjëherë ka patur mangësi të vogla, duhet që dhe menaxhimi sportiv të jetë në pikën e duhur.

Rënkim kuqeblu!

0

Opinion nga Blendi DIBRA

 

Java e fundit e fazës së parë do përballte në fushën sportive të Peqinit ekipin vendas të Shkumbinit dhe Vllaznisë së Shkodrës.  Një ndeshje e cila vinte përballë dy ekipe të cilat kanë demostruar se kanë probleme të shumta në këtë kampionat duke patur luhatje si në lojë ashtu edhe në rezultate. Vllaznia nga ndeshja në ndeshje  filloi të mësohet me mungesa të formacionit bazë ku kësaj rradhe binte në sy mbi të gjitha mungesa e fituesit të topit të artë lojtarit të talentuar 20-vjecarit Armando Vajushi.

Trukimet, një “kancer” për futbollin!

0
  Opinion nga Redan BUSHATI* Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve (BFTS), një sistem i sofistikuar i UEFA-s përmes një raporti ka tronditur opinionin e gjerë sportiv shqiptar. Raporti tregon për disa ndeshje të trukuara të kampionatit të...

Miresevini ne “teatrin” Vllaznia

0

 

Opinion nga Pjerin MIRDITA

 

Në Shkodër ndodh edhe kështu.Në vazhdimësi të spektakleve te humorit ne teatrin ‘’Migjeni”, dikush mendoi mirë që të shpërblejë edhe tifozët e Vllaznise me një ndeshje miqësore estradë. Mund të quhet kështu pikërisht ndeshja e sotme e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ose fusha e lëkurave për nostalgjikët.Përballe u vunë Vllaznia me Adën,qëllimi kryesori saj ishte vëzhgimi I lojtarëve të huaj të ardhur për provë.

Vllaznia merr pikët ndaj Dinamos. Kënaqësia e vetme

0

Opinion nga Roland Çomo

Vllaznia mori 3 pikët në ndeshjen ndaj Dinamos por nuk tregoi aspak diferencë në fushën e lojës me një ekip të pamotivuar siç është Dinamo e këtij viti. Biles, pjesën e parë Dinamo tregoi se ka një futboll të këndshëm dhe nuk e meriton aspak vendin që ka në tabelën e klasifikimit.

Si dhe sa ndikon ndryshimi stafeve në cilësinë dhe rezultatet e një ekipi futbolli?

0

Opinion

Nga Qamil GJYREZI*

Futbolli sot për sot është një prej sporteve më të dashur në të gjithë globin jo vetëm tek neve. Ky sport i magjishëm ka pushtuar zemrat dhe mendjen e shumë dashamirësve të kësaj performace të shekullit. Futbolli botërorë ka marrë një zhvillim marramendës. Ai po pushton ekranet televizive të të gjithë botës. Biles sot nuk mund të bëhet fjalë ma për ekipe” mirfillti” të zemrës.

“Luftë” futbollistike apo “luftë” e përgjakshme?!

0

 

Opinion

Nga Redan BUSHATI*

Po të shfletosh fjalorin e gjuhës shqipe fjala luftë me kuptimin e vërtetë, atë të parin, lexohet se me luftë kuptohet - përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim etj. Nga ana tjetër në kuptimin e një ndeshje futbolli lufta përcaktohet si përpjekje e madhe, këmbëngulëse, sistematike për t'ia arritur me patjetër një qëllimi, fitoren e ndeshjes.

Vllaznia s’mund të jetë pretendente se gjyqtarët nuk mund t’i ketë miq!

0

Opinion nga Simon SHKRELI

Java futbollistike që lamë pas u karakterizua me dhunë dhe me arbitrim të kontestuar. Një ngjarje tashmë e zakonshme në futbollin shqiptar, I cili nuk po arrin të bëhet profesionist, duke prodhuar sportist të vërtetë të cilët kanë rrespekt ndaj kundështarit dhe ndaj humbjes. Vllaznia humbi ndaj Tomorit, dy gola të anulluar nga arbitrat të cilët janë të kontestueshem, lejim I një loje të rëndë të skuadres pritëse, tregojnë se futbolli ynë ka probleme serioze.

Një qytet i tërë: Xhevo, nuk ta patëm borxh!

0

Opinion
Nga Pjerin MIRDITA

Vllaznia, ekipi më  i vjeter në Shqipëri, natyrisht që na ka dhuruar gjithçka gjatë historisë se saj; gola, spektakël, fitore tenistike, humbje dramatike, anektoda e shumë e shumë gjëra të tjera. Na ka bërë të qajmë, por edhe të g2zojmë, kemi mbushur shkallët dhe tribunat, ashtu siç i kemi lënë edhe bosh kur e ka merituar. Na ka dhuruar njerëz të jashtëzakonshem në rrallë te parë, pastaj edhe futbollista të shkëlqyer.