Opinion nga Simon SHKRELI

Java futbollistike që lamë pas u karakterizua me dhunë dhe me arbitrim të kontestuar. Një ngjarje tashmë e zakonshme në futbollin shqiptar, I cili nuk po arrin të bëhet profesionist, duke prodhuar sportist të vërtetë të cilët kanë rrespekt ndaj kundështarit dhe ndaj humbjes. Vllaznia humbi ndaj Tomorit, dy gola të anulluar nga arbitrat të cilët janë të kontestueshem, lejim I një loje të rëndë të skuadres pritëse, tregojnë se futbolli ynë ka probleme serioze.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk arrin dot të menaxhoj një ndeshje futbolli! Kjo është më se e vërtetë! E çështë më e keqja po vazhdohet me ritëm të tillë drejtimi sikur çdo gjë është në rregull. Dhuna e shfaqur në Laç ndaj Lorenc Jeminit, urdhëri që të fiken kamerat se tash fillon DAJAKU, janë shëmtia e futbollit shqiptar. Dëshira për të fituar gjithmonë nuk mund të shoqërohet me dhunën e shfaqur që çdo gjë duhet fituar me çdo kushtë. Makiavelizimi me të cilin karakterizohen klubet shqiptare të cilat akuzojnë se janë blerë arbitrat, e lojtarët madje për çështje të tilla ka pasur edhe largime të lojtarëve të cilët drejtuesit e klubeve në jo pak rast u kanë shkatërruar edhe karrieren duke bërë që fajtorët për humbjet e skudrave të jenë futbolluistët bixhozxhi të cilët kanë trukuar ndeshjet pa lejen tonë. Gjitha këto rëndojnë mbi lojën e pastër dhe futbollin si një argëtim në vete. Skuadra e Vllaznisë e cila ndodhët në krizë, nuk është për faj të lojës por për faj të menaxhimit të kampionatit, ku siç duket nuk ka shumë rëndësi si luhet futboll rëndësi ka se kush është arbiter apo se kush është më I fortë. Me largimin e sponsorave ku Bashkia Shkodër ka mbetur si finacuesja e vetme e klubit nuk kemi më mundësi që të negociohet me ata të cilët e kanë ndeshjen në dorë pasi fondet duhet të kalohen në këshillin bashkiak dhe duhet të jenë të arsyetuara. Gjitha këto duhet se çojnë në lojën pa rezultat të Vllaznisë e cila realisht nuk është në krizë. Është skuadra më e re me moshë të futbollistëve në kampionatin tonë kombëtar. Zhvillon një lojë plotë emocion, me raste dhe të hapur. Por kaq nuk mjafton që të jeshë pretendent! Duhet të jeshë I fortë dhe të kesh mik arbitrin e pastaj çdo gjë rregullohet pa këto të dyja Vllaznia të harroj pretendimet, edhe pse ka ekipin më të mirë në Superligen Shqiptare.