Opinion

Nga Dritan GJYREZI

Situata aktuale e krijuar te Vllaznia nuk eshte aspak pozitive! Pas nje fillimi gjysmak te sezonit që për arsye që tashmë dihen, ekipi nuk arriti të mbledh veten! Ndryshimi i trajnerëve nuk ndryshoi aspak situatën e krijuar! Edhe për më tepër “firot” e lojtarëve, e zbehën më shumë atë! Menaxhimi i klubit që po bëhet nga Bashkia tregon që krahas mirëorganizimit administrativ dhe struktural edhe pse ndonjëherë ka patur mangësi të vogla, duhet që dhe menaxhimi sportiv të jetë në pikën e duhur. Për këtë besoj se me më shumë vlerë do ishte edhe ndihma e drejtuesve teknikë të klubit të cilët janë njohës të futbollit! Praktika dhe eksperienca nga klubet shqiptare ka treguar se faza e shitblerjeve të lojtarëve s’duhet të lihet vetëm në dorën e trajnerëve pasi shpeshherë ndodh që trajnerët kanë “dashuritë” e tyre për lojtarë të caktuar! Por a do ja arrijë Vllaznia të dalë nga ky ngërç në këtë fazë dimeërore? Besoj se po t’i jepet pak më tepër profesionalizëm fazës së transfertave dhe të vlerësohen e të marrin përgjegjësitë e tyre të gjithë ato që duan të kontribuojnë me zemër për Vllazninë , asgjë nuk eshte e parritshme! Te shohesh nje lojtar nuk mund te vendosesh me nje aktivizim gjysem ore ne nje ndeshje miqesore! Nqs do lihet ne dore te individeve atehere mund të them me keqardhje që asgje s’do ndryshoje! Te gjithe presim nga Vllaznia ate emrin e madh te futbollit shqiptar, ate emer qe na ben te ndjehemi krenar prandaj dhe Vllaznia smund te kthehet ne nje akademi qe te rrise vetem lojtare! Vllaznia ka nxjerr perhere talente, te cilet jane investimi me I mire per ne si menaxher, por krahas kesaj duhet eksperienca e cila te ndihmon ne arritjen e rezultatit dhe I tregon rrugen e duhur dhe talenteve qe te ecin perpara! Me pak fjale “fidanishtja” Vllaznia duhet te kthehet aty ku I takon, tek Vllaznia e Loro Boriçit, e Ramazan Rragamit, Sabah Bizit dhe e shumë e shumë lojtarëve të tjerë! Për të arritur këtë duhen lënë mënjanë inatet, e interesat personale por të punojmë të gjithë e t’i përkushtohemi për kaq pak kohë sa kemi në dispozicion!