Pak rendesi ka kush e ka thene kete shprehje (i ka mbetur Gjergj Mullages) qe ne Shkoder nuk e ka humbur asnjehere aktualitetin. Dhe me realisht me shume se i pershtatet ngjarjeve qe rrodhen brenda 24 oreve ne klubin e futbollit Vllaznia nuk ka se ku shkon.
Vendimi i Kryesise se Vllaznise per te shkarkuar trajnerin fjalepak e puneshume Qatip Osmani, zuri vendin e pare ne mes lajmeve mbas darkes se 25 Prillit ne mediat audovizive e ato te shkruara. Argumenti thjesht eleminim nga Kupa e Shqiperise ne perballjen e gjysmefinales me Egnatian e Rrogozhines.
Kater jave pa perfunduar kampionati kombetar Vllaznia e drejtuar nga Osmani la mbrapa luften per mbijetesen dhe ngjiti shkallet deri aty ne vendin e dyte me pretendimin per te zbritur nga kryesimi Egnatian. Ne nje hark kohor nga 31 tetori 2023 deri 25 prill 2024, ne 27 perballje per kampionat dhe Kupe Vllaznia fitoi 13 ndeshje barazoi 8 e humbi 6 dhe ne vlersim te pikeve 40 +7= 47.
Progres qe çoi ne kembe tifozerine shkodrane, qe e frymzoi mjeshtrin e madh Sabah Bizi me gjithe veshtersite shendetesore te ishte ne mes gezimit te futbollisteve, aq sa presidenti i Vllaznise ishte frymezuar dhe i shkoi mendja te angazhonte kengetarin e mirenjohur Bujar Qamili per nje tjeter hymn per Vllaznine, aq sa kryebashkiaku Benet Beci zhveshi kostumin zyrtar dhe hyri ne mes futbolisteve ne dhomat e zhveshjes duke realizuar foton e adhuruar si ne nje feste fitore te titullit kampion, aq sa kjo Vllazni e Osmanit afroi dhe kryeministrin Rama te seleksiononte ne mes shume relikeve edhe fanelen e Vllaznise me histori 105 vjeçare.
Dhe gjithçka si ne nje enderr Osmani u be preja e dyte ne pankinen shkodrane pas Memellit. Por dy emra ne kontrast te plot, njeri me tjetrin. Si ne paranteze ky eleminim i Vllaznise ne Kupe, me afron eleminimin e Interit te Milanos nga Bolonja, por Inzagit nuk iu lekund froni pasi Interi po marshonte i sigurt drejt titullit.
Po aq i sigurt ishte dhe trajneri Osmani me stafin e tij dhe ekipin se ne “Final Four” rruga per ne pjesmarrjen ne Kupat e Europes do te ishte nje realitet. Por ky objektiv i Osmanit mbeti nje endeer ne sirtar.
Trokitja e papritur e trajnerit gjermano- kroat Bdrariç me shprehjen miqesore “Mire se ju gjeta”, (I njohur nga Vllaznia e shkodranet si trajner ne periudhen gusht 2020 – mars 2022), la me kuptue se hallva ishte pjekur me pare.
Mos harrojme se nje nga premtimet e Brdariç ishte se Shkodren e Vllaznine do ta çoje ne Europe gje u be realitet me nje ekip qe e gjeti ne humnere. Por tani Brdariç ka gjetur nje ekip qe pretendon edhe per titullin kampion. Megjithate pas kesaj teledrame kam te drejte te them: “Fundi dalt hajer”!
Dhe Osmani krenar largohet nga Shkodra me pak fjale: “Erdha, pash dhe fitova”. Te pakten fitoi respektin e shkodraneve dhe te futbollisteve, pa harruar stafin e Vllaznise me ne krye presidentin Xhaferi.
NAMIK NEHMETI
FIRENZE 26.O4.2024