Mos harroni! Dom Simon Jubani!

0
Në këtë 28-vjetor të rrallë, doemos para të gjithëve na shfaqet Dom Simon Jubani, njeriu i cili i pari blatoi meshën e parë në...

Tef Prela, gjyqtari i finaleve që theu rekord në Amerikë

0

Nga Uvil ZAJMI

Një histori e veçantë që ka si protagonist një ish-arbitër futbolli. Tef Prela, një personazh unik që futbolli shqiptar, ai i viteve 80-të, ka njohur. Bashkë me të edhe vëllain, Leonardin. Një familje e qytetëruar dhe shumë tradicionale shkodrane. Një karrierë e filluar rastësisht në Shkodër, por që do t’i shërbente deri në fushat njujorkeze të futbollit, madje edhe në moshë të madhe.

Mark Kroqi, jeta dhe karriera e një simboli të volejbollit

0

Volejbollisti i njohur i ekipit të “Vllaznisë” por edhe i kombëtares Mark Kroqi tregon jetën e një sportisti në diktaturë, se si i përjetoi ai këto vite, që i konsideron si vitet më të bukura të jetës, se kujt ia dedikon suksesin e tij në sport. Sigurisht Kroqi kujton dhe anën tjetër të diktaturës, sidomos për njerëzit e Sigurimit të Shtetit, që shoqëronin çdo skuadër, kombëtare apo jo, që luante jashtë vendit, cilat ishin këshillat dhe se si shpëtoi pa u dënuar për një letër të marrë dorazi nga motra e një ambasadori, apo se pse ai nuk i pranoi ofertat e klubeve të huaja për të luajtur në Europë.

Sulejman Dashja: Krenar për atë çfarë i kam dhënë boksit shkodran

0
Pak kohë më parë në Shkodër u zhvilluan finalet e Kupës së Shqipërisë në boks dhe ajo çfarë ra në sy përveç trofeut të...

Hysen Zmijani, karriera mes katër shteteve e një talenti të futbollit

0

Futbolli në Shkodër ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj në vite. Në role dhe pozicione të ndryshme. Padyshim që ata kanë lënë gjurmë me lojën që kanë zhvilluar dhe kontributin që kanë dhënë në fitoren e trofeve por edhe lartësimin e emrit të Vllaznisë. Njëri prej tyre ka qenë Hysen Zmijani.

Familja Shestani, 58 tituj kampionë për klubin Vllaznia

0
Nëse ka familje që ka dhënë shumë për sportin e notit në Shkodër, sigurisht që është ajo Shestani. Plot 6 pjestarë të saj kanë...

Isak Bala, trajneri i kampionëve dhe i rekordmenëve

0

Nëse atletika shkodrane ka patur suksese të shumta pas viteve ’90, kryesisht në shpalljen disa herë kampion i ekipit të meshkujve, një meritë të madhe ka dhënë në arritjen e këtyre rezultateve edhe njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, pikërisht Isak Bala. Nga puna e tij plot pasion e përkushtim, kanë dalë sportistë që jo vetëm kanë dalë kampionë në garat respektive por edhe kanë thyer rekorde. Sot, personi në fjalë, i detyruar ndoshta edhe nga rrethanat që u krijuan në klubin Vllaznia, ka hequr dorë nga trajnimi dhe ka nisur punën e gjyqtarit në këtë sport. Po kush është në fakt Isak Bala?

Dom Simon Jubani, prifti që ka luajtur futboll me Vllazninë

0

Nga GJERGJ KOLA

Dom Simon Jubani njihet nga të gjithë si një nga klerikët më të njohur të vendit tonë. Njihet si meshtari që ka kremtuar për herë të parë meshën publikisht pas rënies së komunizmit më 4 nëntor fillimisht e më pas me 11 nëntor të vitit 1990 kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Ka lindur në Shkodër më 8 mars 1927 dhe ka vdekur më 12 korrik 2011 në moshën 84 vjeçare duke lënë pas një emër të madh jo vetëm si klerik. Ajo që është e veçantë tek ky njeri ka të bëjë me atë se para se të shugurohej meshtar, pikërisht në vitin 1958, ka qenë FUTBOLLIST. Po, po është mëse e vërtetë. Ka luajtur me sukses për 7 vite me rradhë me Vllazninë, madje në një ndeshje ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Kush e thotë këtë? Historia e klubit Vllaznia, gazetat e kohës por edhe shumë të tjera. E themi edhe ne pasi, më 22 korrik 1997, në numrin 7 të gazetës “SHKODRA SPORT”, kemi botuar një letër të Dom Simonit ku shpjegonte për herë të parë dhe të vetme kuptohet, karrierën e tij si sportiest. Madje jo vetëm me futbollin por edhe si atlet I shquar, fitues I disa vendeve të para në garat kombëtare të kohës.
Më poshtë keni letrën e plotë të Dom Simon Jubanit për gazetën tonë para plot 18 vitesh:

Pina Thani, 32 rekorde kombëtare, 100 medalje të arta dhe 1000 sakrifica

0
Nga DASH FRASHËRI Teksa tregonte për të motrën, Gjyzepina Thanin (1938-2007), fituese të 100 medaljeve të arta dhe realizuese të 32 rekordeve kombëtare në atletikë,...

Faruk Kalleshi, i lindur për të qenë një Kampion i Madh

0

Nga Adriatik DOSTI

Edhe sot po ta shohesh, tek sapo i ka mbushur te 70 vjetet e jetes se tij ai te ben ta admirosh per ate fizik te mrekullueshem qe ka ende...I shkurter, por me nje trup te gdhendur prej muskujve, me nje humor te kendeshem tipik shkodran e i mire e i thjeshte si pak kush edhe pse ka te drejte ti krenohet karieres e malit me medalje qe ka fituar nder vite si rralle kush tjeter ne sport...