Në moshën 82 vjeçare është ndarë nga jeta gazetari i njohur Lec Zadeja. Ai ka shkruar dhe punuar për vite të tëra me Radio Shkodrën por edhe organe të tjera të shtypit duke qenë një pasionant i madh i kësaj fushe. Lec Zadeja ka shkruar jo pak edhe për sportin. Ka qenë ndër themeluesit e shoqatës publicistike sportive “Anton Mazreku” në qytetin e Shkodrës dhe ka punuar jo pak për pasqyrimin e sporteve të ndryshme por kryesisht të figurave të njohura të sportit shkodran. Me vdekjen e tij familja Zadeja,ka humbur njeriun e dashur, gazetaria njeriun e përkushtuar dhe pasionant. Me këtë rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e familjarit të tyre. Pushofsh në paqe Lec!