Anton Shkoza, karriera dhe veprimtaria e një Mjeshtri

0

U lind më 1 korrik 1966 në Qyrsaq ,Vau Dejës,Shkodër.Kreu arsimin fillor e 8-vjecar në vendlindje, në vitet 1981-1982,vijoi shkollën e ulët të ndërtimit,ndërsa në periudhën   1982-1987 kreu shkollën e mesme të ndërtimit dhe elektromekanike.

Një kapitene si Uendi…

0

Futbolli i femrave mund të cilësohet ende si tabu në Shqipëri dhe këtë e thotë edhe kapitenia e futbollisteve kuqezi, Uendi Muja, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”.Uendi flet për futbollin e femrave në vendin tonë, emocionet e përjetuara në Champions League me Vllazninë, por ka edhe një mesazh për prindërit.

Halit Laçej “rikthim” mes kolegësh e miqsh

0

Pasditja e sotme ka qenë e veçantë për organizimin e bërë në Shkodër në lidhje me 100 vjetorin e lindjes së ish- portierit të Vllaznisë Halit Laçej. Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer i Bashkisë Shkodër, Federatës Shqiptare të Futbollit, KF Vllaznia dhe shoqatës së veteranëve të futbollit shkodran të cilët në bashkëpunim me familjen e të ndjerit Laçej, kishin vendosur ta përkujtonin atë në këtë përvjetor të veçantë.

100 vjetori i lindjes së ish-portierit Halit Laçej. Në Shkodër nesër ka festë

0

Pasditen e nesërme në Shkodër do të zhvillohet një aktivitet shumë interesant me rastin e 100-vjetorit të lindjes së ish-portierit të Vllaznisë Halit Laçej. Fillimisht në fushën sportive "Reshit Rusi" në orën 15.00 do të zhvillohet kupa me emrin e tij me pjesmarrjen e disa ekipeve moshash ndërsa në orën 17.00 në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër do të zhvillohet edhe pjesa e dytë e kësaj veprimtarie që do të shoqërohet me shfaqjen e një dokumentari për jetën e tij dhe po ashtu, do të dorëzohet edhe një çmim i akorduar së fundmi nga FSHF.

Shkëmbi: Tahir Kalaci do jetë busullë orientimi për gjithë arbitrat

0

Në ditën e lamtumirës së fundit për ish- arbitrin e FIFA-s Tahir Kalacin, njeriu që ka folur më gjatë, njeriu që ka organizuar gjithçka sa i takon ceremonisë së homazheve, ka qenë ish-kolegu i tij Mhill Shkëmbi. Në një prononcim për mediat, ai ka zbuluar shumë detaje të jetës së mësuesit dhe kolegut të tij duke thënë:

Sadik (Qako) Efovia, një jetë mes volejbollit dhe mësuesisë

0

Sadik Efovia ka lindur në Shkodër më 26 shtator 1939. Në fakt shumëkush nuk e ka njohur me emrin Sadir por si Qako. Një njeri i dashur, i ëmbël dhe me shumë humor. Padyshim, edhe një prind dhe një gjysh shumë i dashur. Ai është ndarë nga jeta pak ditë më përpara në moshën 78 vjeçare por duke lënë pas një kujtim shumë të mirë tek të gjithë ata që e kanë njohur, janë stërvitur me të dhe kanë qenë nxënësit e tij.

Kryetifozi i Vllaznisë mbush 54 vjeç. Ka shumë urime për të

0

Dita e sotme ka qenë e veçantë për atë që njihet nga të gjithë si "kryetifozi i Vllaznisë". Bëhet fjalë për Astrit Rrahmanin, ose siç e njohin të gjithë "Tuti". Ai ka patur ditëlindjen teksa ka festuar 54 vjetorin e lindjes dhe urimet në adresë të tij kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga miqtë e tij më të ngushtë, Gëzim Çoçja dhe Xhevat Gjatoja.

Promovohet shoqata e veteranëve të sportit shkodran

0

Veteranët e sportit shkodran tashmë kanë edhe ata shoqatën e tyre. Grupi inisiator ka bërë rregjistrimin në gjykatë dhe pasditen e së hënës ka bërë edhe promovimin  e saj në ambjentet e bar- restorant "Elita". Në ceremoninë e organizuar kanë marrë pjesë veteran të ndryshëm por natyrisht që numri I tyre ka për të ardhur duke u rritur shumë në të ardhmen. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Dashamir Sherjes dhe njërës prej anëtareve të kryesisë së saj, Artenca Krujës, qëllimi I tyre do të jetë organizimi I aktiviteteve të ndryshme në mënyrë që veteranët e sportit shkodran të mos ndihen të braktisur dhe të vetmuar.

E rrallë! 6 “trajnerët- gjyshër” në Shkodër nxjerrin sërish kampionë

0

Kjo mund të jetë diçka vërtetë e rradhë. Në Shkodër janë 6 trajnerë mbi 70 vjeçarë që ndonëse prej kohësh në pension, vijojnë të bëjnë punën e trajnerit dhe madje, të nxjerrin kampionë. Jo më kot, do t'i quajmë "gjyshërit" në këtë shkrim sepse faktisht kjo është periudhë kur ata duhet të kalojnë kohën duke u marrë me nipërit dhe mbesat por në fakt bëjnë tjetër gjë: Dalin përditë në stërvitje dhe objektivi i tyre është i qartë për të nxjerrë sërish kampionë siç kanë bërë gjithmonë. Po kush janë ata:

Përkujtohet figura e ikonës së mikrofonit sportiv, Ymer Striniqi

0

Përmes një aktiviteti të organizuar nga Shoqata Publicistike Sportive “Anton Mazreku”  në bashkëpunim me klubin e parë të futbollit të femrave në Shqipëri, “Juban Danja” u përkujtua figura e komentatorit të njohur sportiv, Ymer Striniqi i ndarë nga jeta dy vite më parë.Për të qënë sa më pranë fushës së futbollit që profesor Striniqi aq shumë e kishte për pasion, në nderim të kësaj figure shumë të njohur publicistike ishte planifikuar zhvillimi i Kupës në dedikim të emrit të tij.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI