Dita e sotme ka qenë e veçantë për atë që njihet nga të gjithë si “kryetifozi i Vllaznisë”. Bëhet fjalë për Astrit Rrahmanin, ose siç e njohin të gjithë “Tuti”. Ai ka patur ditëlindjen teksa ka festuar 54 vjetorin e lindjes dhe urimet në adresë të tij kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga miqtë e tij më të ngushtë, Gëzim Çoçja dhe Xhevat Gjatoja.

Njëri nga ato që i kanë shkruar ka kujtuar se Tut Rrahmani jo vetëm ka qenë kryetifoz por është sërish. Të tjerë e quajnë “gjigand”, ka edhe nga ato që vlerësojnë kontributin e tij në vite në ndjekje dhe mbështetje të Vllaznisë. Gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe të vazhdojë të jetë gjithnjë në mbështetje të Vllaznisë siç ka bërë deri më tani.
© shkodrasport.com