Pasditen e sotme në kompleksin “Devi” në Velipojë ka nisur turneu i dytë i beachvolejit që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në orën 16.00 është hedhur shorti për pjesmarrësit ndërsa një orë më vonë kanë nisur ndeshjet të cilat duhet pranuar se kanë patur rivalitet. Pjesmarrës në edicionin e sivjetëm kanë qenë edhe shumë sportistë profesionistë teksa përveç volejbollistëve të Vllaznisë kanë qenë të pranishëm edhe ato të ekipit të Partizanit dhe Skënderbeut.

Në garë janë 20 ekipe meshkujsh dhe 8 ekipe femrash që për tre ditë me rradhë do të luftojnë për të fituar çmimet e vëna me këtë rast nga organizatorët. Pritet të ketë një rivalitet të fortë dhe interesant është fakti se për të ndjekur këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të Bashkisë kanë qenë edhe trajnerët e ekipeve të volejbollit të Vllaznisë Adrian Mikopli e Sadije Goga por edhe drejtori i SK Vllaznia Mark Kroqi si dhe specialisti Beniamin Idrizi. Finalet do të zhvillohen ditëë e dielë.

© shkodrasport.com