Asim Belinova zgjidhet z/president i Federatës së Peshëngritjes

Një emër i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Asim Belinova është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të dalë nga Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate zhvilluar pak ditë më parë. Belinova në këto zgjedhje, mori shumë vota nga njerëzit me mandat duke qenë një nga më të votuarit për kryesinë e re dhe ndërkohë zgjedhja e tij në postin e zëvendëspresidentit të kësaj Federate, është një vlerësim për figurën e tij. Po në mbledhjen e parë të kësaj kryesie, është vendosur që në postin e sekretarit të mbetet sërish shkodrani Ilir Kraja.
Federata Botërore i kërkon Erkand Qerimajt të kthejë medaljet

Esat Ademi zgjidhet president nderi i Federatës së Peshëngritjes

Njeriu që ka drejtuar peshëngritjen shqiptare prej 12 vitesh, shkodrani Esat Ademi është zgjedhur të mbajë postin e presidentit të nderit të kësaj Federate. Vendimi është marrë në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate zhvilluar sot në Tiranë. Presidenti Esat Ademi falënderoi të pranishmit dhe konfirmoi edhe një herë largimin e tij nga drejtimi i Federatës. “Për mua ka qenë nder që kam drejtuar peshëngritjen për 3 mandate. Tani shpresoj që në krye të Federatës të vijë një njeri me vizion dhe të ardhme, ndërkohë që unë do të vijoj detyrat e mia në bordin ekzekutiv të Federatës Botërore dhe asaj Europiane të Peshëngritjes”, - tha Ademi.
Esat Ademi, gati të heqë dorë si president i peshëngritjes

Emanuel Lushi renditet i 17-ti në Botërorin e Sllovakisë

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka konkurruar paraditen e sotme në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Sllovaki. Ai ka marrë pjesë në peshën 62 kg dhe në fund të garës ka zënë vendin e 7-të në baterinë B dhe të 17-tin në renditjen e përgjithshme të kësaj peshe. Mosha e tij ka qenë ndër më të rejat e pjesmarrësve ndërsa në peshën trupore ka qenë më i lehti nga të gjithë (60.39 kg). Në stilin e shkëputje ka arritur të ngrejë 91 kg dhe në shtytje 11 kg ndërsa në dygarësh 202 kg.
Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes pezullohet për tre rastet e dopingut

KAS-i i Lozanës i zbret me 11 muaj pezullimin Erkand Qerimajt
Fillimisht 4 vjet, pastaj 2 dhe tani vetëm 13 muaj pezullim për peshëngritësin Erkand Qerimaj. Vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Gjykata pasi ka analizuar faktet e paraqitura dhe sigurisht që nuk mund të vendoste ndryshe përveçse për uljen e dënimit ngaqë është provuar katërcipërisht se marrja e asaj substance të ndaluar përmes vitaminës ka ardhur tërësisht nga mosnjohja e saj.
Genc Barkiçi: KOKSH-i, një rrezik i madh për sportin shqiptar

Deri dy ditë më parë ka qenë pjesë e ekipit olimpik që do marrë pjesë në “Londra 2012”. Në mënyrë krejt të papritur, kryetrajneri I peshëngritjes Genc Barkiçi e sheh veten jashtë këtij ekipi. Ndonjë përplasje me sportistët që kërkonin trajnerët e tyre në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, është shfrytëzuar nga krerët e KOKSH-it për ta larguar trajnerin shkodran. Ai e konsideron personale një largim të tillë ndonëse sipas tij, nuk ka asnjë motivacion për ta bërë këtë gjë.
Flogert Mali, kampion i Shqipërisë për 17 vjeçarët

Peshëngritësi shkodran Flogert Mali është shpallur kampion i Shqipërisë në peshën 69 kg në kampionatin e fundit kombëtar të grupmoshës 17 vjeç. Ky kampionat është zhvilluar dje në Vlorë dhe kanë marrë pjesë në të 15 ekipe të vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia është përfaqësuar në këtë kampionat me dy sportistë, Flogert Malin dhe Emanuel Lushin. Paraqitjen më të mirë e ka bëri i pari që në peshën e tij ka arritur t'i sfidojë të gjithë duke zënë vendin e parë me 215 kg.