Mehdi Qerimaj: Për pak na la zemra duke parë Erkandin

0

Triumfi I Erkand Qerimajt në kampionatin Europian që po zhvillohet në Turqi teksa ai ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion Europe në peshën 77 kg, është pritur me shumë emocione në Shkodër. Më së shumti tek familjarët e tij. Babai I tij- Mehdia duke rrëfyer emocionet që ka përjetuar, njëkohësisht I lutet Zotit që e ka ruajtur nga ndonjë infrakt në ato momente të garës së Erkandit dhe njëkohësisht deklaron se ashtu si gjithë shqiptarët është krenar për djalin e tij. "Ka qenë një gëzim i papërshkrueshëm momenti i garës. Ankth, tension dhe në fund gëzim. Për fat të mirë nuk pësuam ndonjë dramë sepse si unë ashtu edhe gruaja kemi qenë me ilaçet e zemrës në dorë, gati për ndonjë të papritur sepse çfarëdo mund të ndodhte, pse jo edhe ndonjë infrakt në ato momente. Për fat, asgjë e keqe. Gëzuam dhe festuam suksesin e djalit tonë. Sigurisht që ndihem krenar për suksesin e djalit tim ashtu siç besoj ndihen të gjithë shqiptarët"- ka thënë ai.

Bashkia Shkodër, gati të presë si hero Erkand Qerimajn

0

Suksesi i Erkand Qerimajt në kampionatin Europian të Turqisë, nuk mund të kalonte në heshtje nga Bashkia Shkodër. Pikërisht për këtë gjë, dje është ngritur një grup pune për pritjen me të gjitha nderimet e duhura të këtij sportisti. Ky grup kryesohet nga nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani. Nga sa ka bërë të ditur ai vetë dje për mediat, Qerimaj do mbërrijnë në Shqipëri paraditen e së dielës dhe për këtë arsye, Bashkia ka vënë në dispozicion për tifozët autobuzë që do nisen në orën 06.00 të mëngjesit para teatrit "Migjeni", për të marrë rrugën drejt aeroportit të Rinasit.

Faleminderit Erkand Qerimaj!

0
Opinion nga Senad NIKSHIQI Triumfator. Lotë gëzimi. Rrënqethje trupi. Ndjenja zemre për flamurin kuqezi. Krenar për tingujt e himnit Kombëtar. Ky është djali i Shkodrës, i Shqipërisë. Tempullin e Antalias e flakëroi me shqiponjën dykrenare. Në Turqinë ekzotike Erkand...

Erkand Qerimaj shpallet Kampion Europe në Turqi

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj është shpallur sonte kampion Europe në kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në Turqi. Ai ka arritur t'i sfidojë të gjithë rivalët e tij duke treguar një performancë të shkëlqyer. Ka arritur të jetë i suksesshëm në stilin e shkëputjes teksa i ka realizuar të tri ngritjet me 153, 156 dhe 158 kg dhe me 1 kg më pak se rumuni Razvan Martin është renditur i dyti në këtë stil duke merituar medaljen e argjendtë. Por shpërthimi i Erkandit ka ardhur në stilin e shtytjes. Ai ka realizuar me sukses provën e parë me 187 kh duke siguruar zonën e medaljeve dhe me 190 kg në provën tjetër, ka arritur t'i sfidojë të gjithë në këtë peshë duke zënë vendin e parë dhe duke marrë medaljen e artë.

Erkand Qerimaj, neser gara per Kampionatin Europian

0

Neser mbrema ne oren 19.00 ne Turqi ne garat e Kampionatit Europian do te konkurroje peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj. Ai do garoje ne peshen 77 kg dhe ka pretendime serioze per te hyre ne zonen e medaljeve. Qerimaj eshte nder sportistet me cilesore te ekipit tone kombetar tek i cili jane perqendruar te gjithe. Forma sportive e tij duket shume e mire. Njeri nga trajneret qe ka punuar me te para nisjes per ne Europian, pikerisht trajneri i ekipit te Vllaznise Muhamet Tuzi, duke folur per gazeten online www.shkodrasport.com ka thene: "Erkandi ka bere nje stervitje shume te mire gjate kesaj periudhe. Me ato qe ka paraqitur ne stervitje, nese i arrin edhe ne Europian, me siguri qe do te futet ne zonen e medaljeve. Sigurisht qe duhet edhe pak fat dhe shpresojme qe kete here, te arrije suksesin. Une kam shume besim tek ai".

Isa Bala: Pretendoj një vend në 10-she në Europian

0

Një nga peshëngritësit më të mirë të vendit prej vitesh, natyrisht që është edhe shkodrani Isa Bala. Në fillim të muajit mars të këtij viti, në garat e kampionatit kombëtar që u zhvilluan në Elbasan, ai doli kampion në peshën super të rëndë +105 kg. Ky ka qenë titulli i nëntë kampion për të. Përveç këtyre titujve, ka shumë arritje edhe në fushën e rekordeve të thyera teksa ato që "mbajnë firmën" e tij janë me dhjetra. Bala do jetë pjesë e ekipit kombëtar të peshëngritjes që do marrë pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet muajin e ardhshëm në Turqi. I pyetur në lidhje me objektivat e tij, ai do shprehej: "Objektivi im në Europian është të renditem ndër 10 sportistët më të mirë të kontinentit në peshën time. Gëzoj një formë të mirë sportive dhe besoj se paraqitja në Turqi do jetë e mirë".

Qerimaj e Bala, dy shkodranë në Europianin e Turqisë

0

Dy peshëngritës të Vllaznisë do jenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar që do marrë pjesë në Kampionatin Europian të peshëngritjes që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë në datat 6-16 prill. Ata janë pikërisht Erkand Qerimaj dhe Isa Bala. të dy këta sportistë sapo janë shpallur edhe kampion të Shqipërisë, në kampionatin e fundit që u zhvillua në Elbasan. Qerimaj doli kampion në peshën 85 kg por në fakt në Europian do konkurrojë në peshën e tij të preferuar- 77 kg. Ndërsa Bala do konkurrojë në peshën super të rëndë +105 kg. Forma e të dy sportistëve është shumë e mirë dhe kuptohet që shpresat për medalje ekzistojnë. Dy peshëngritësit shkodranë do jenë të shoqëruar edhe nga trajneri shkodran Genc Barkiçi, që është trajneri i parë i ekipit përfaqësues.

Vllaznia gabon në kampionat. Renditet e dyta

0

 

Kur pritej që ekipi i peshëngritjes së Vllaznisë të shpallej kampion i vendit për të tretin vit rradhazi, nuk ka ndodhur kështu. Në garat e zhvilluara sot në Elbasan, shtangistët shkodranë nuk kanë arritur dot të zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke u renditur të dytët pas Elbasanit. Ajo që ka çuar në këtë dështim nëse mund të themi kështu, ka qenë mosrenditja e dy sportistëve në dygarësh. Pikërisht Gridi Jahja në peshën 69 kg nuk ka arritur të klasifikohet në dygarësh e të njëjtin fat ka patur në këtë peshë edhe 16 vjeçari Flogert Mali. Të dy këta sportistë ishin planifikuar për t'i dhënë pikë ekipit në mënyrë që ai të dilte kampion dhe kjo gjë ndikoi në renditjen përfundimtare.

Artur Lagja: E sigurtë që e sjellim titullin në Shkodër

0

Përveç Muhamet Tuzit, një tjetër trajner i ekipit të peshëngritjes së Vllaznisë që është po aq entuziast për suksesin në kampionatin e rradhës të këtij sporti, është edhe Artur Lagja. Ish-kampioni i disa viteve me rradhë në këtë sport, tashmë në rolin e trajnerit, i është përveshur mirë punës prej kohësh me sportistët që ai stërvit. Për rrjedhojë, ka shumë besim se të tre sportistët e tij, Isa Bala, Senad Perfati dhe Valmir Kotrri do paraqiten mirë. Përveç Balës që e mendon si të sigurtë kampion në peshën super të rëndë, trajneri Lagja ka shumë besim edhe tek Kotrri që do konkurrojë në peshën 62 kg. Megjithatë ai fjalë të mira flet edhe për sportistët që drejtohen nga dy trajnerët e tjerë, Genc Barkiçi dhe Muhamet Tuzi.

Klubi Vllaznia “shpërblen” ekipin e peshëngritjes. I zbret fondin

0

Ndodh edhe kështu. Në vend që të pretendojë rritjen e fondit për vitin aktual, ekipi I peshëngritjes së Vllaznisë do të ketë më pak fond në dispozicion për vitin 2012 nga ana e klubit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë reduktim të madh të fondit por e rëndësishme është që ky ekip sivjet do ketë 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Lajmi bëhet I ditur për gazetën online shkodrasport.com nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi Muhamet Tuzi që do thoshte: “Na është komunikuar nga ana e drejtuesve të klubit që sivjet do kemi 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Më duket paksa absurde kjo gjë sespe jemi ekip kampion dhe në vend që të pretendojmë rritjen e fondit, na e zvogëlojnë atë. Kjo nuk është aspak normale.