Deklarata e sotme e Erkand Qerimajt ne lidhje me akuzat e tij per presidentin e FSHP-se, kane sjelle nje peshtjellim tek i gjithe komuniteti i peshengritjes shqiptare. Ne kete mes ka nderhyre edhe trajneri i Vllaznise dhe njekohesisht i kombetares shqiptare Artur Lagja, i cili permes nje reagimi ne rrjetet sociale i ka dale kunder Erkandit dhe ka mbrojtur presidentin Gjoza. Ja reagimi i plote i tij:

Reagim publik

Une si trajner i ekipit kombetar per te rritur, dua te reagoj mbi nje postim qe ish-sportisti im Erkandi, ka bere sot. Dua te njoftoj opinionin publik se gjithçka qe ai ka thene, jane asgje tjeter veç mashtrime ordinere.

1- Ne dijenine tone si trajnere te ekipit kombetar nuk ka asnje rezultat POZITIV nga OKAD per ndonje sportist te kapur me doping dhe ne po e fshehim rastin. Ne rast se ai ka ndonje dokument qe e verteton, te na e tregoje e ta shikojme dhe ne.

2- Ne dijenine tone si trajnere te ekipit kombetar por dhe nga faturat ne federate per aktivitetin e Katarit ne dhjetor 2023, jane paguar 0 leke sepse presidenti I Katarit Almana i mbuloj shpenzimet nga njohja e tij personale me Presidentin tone.

3- Ne dijenine tone si trajnere por dhe nga faturat ne federate (vertetohet kollaj) nuk figuron emri i Zonjes se Presidentit si person te cilit i jane paguar shpenzimet nga Federata, por ka ardhur ne çdo aktivitet me shpenzimet personale.

4- Ne momentin qe ISH-sportisti im Erkandi verteton nje gje nga ato qe ka shkruajtur ne postim sot me nje dokument, une jap dorheqjen time perfundimisht nga peshengritja.

Postimi i Erkandit eshte fund e krye nje genjeshter e krijuar per perfitime personale dhe asgje tjeter”.