rkand Qerimaj ka bërë një postim tronditës sot në rrjetet sociale, duke akuzuar presidentin e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, se po përfitonte fonde në mënyrë të paligjshme dhe po i shpërdoronte ato me familjarë të tij, ndërsa thyente rregullat duke fshehur faktin se një sportist ishte kapur me doping.

Këto akuza të rënda kanë gjetur një përgjigje të gjatë në një reagim publik nga Federata e Peshëngritjes ku akuzohet Qerimaj se ka nisur këtë sulm duke kërkuar fonde të pamerituar në kurriz të sportistëve të rinj, siç mund të lexoni ën vijim:

Informim Publik

Informojmë opinionin publik se ditën e sotme ka ndodhur një dizinformim publik nga ana e një prej sportistëve tanë Z. Erkand Qerimaj.

Në një postim në rrjete sociale sportisti Qerimaj shprehet se ka ndodhur një rast në sportin tone pozitiv me DOPING dhe pretendimi i tij është që Federata e ka mbajtur të fshehur me motivacionin për mbrojtjen e Federatës dhe Presidentit. Ky është një pretendim absolutisht i pavërtetë dhe dizinformues, në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportistëve tanë të jetë kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta ketë fshehur këtë rast. Përkundrazi federata ka një bisede zyrtare nëpërmjet e-mailit me OKAD (organizata kombëtare Antidoping) të cilën i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit mbajtur datë 13.01.2024 me propozimin e federatës për testimin e 6 sportistëve pretendentë në Kampionatin Kombëtar për të Rritur është ndonjë sportist i dyshuar Pozitiv ose Negativ. OKAD përgjigjet se sportistët e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS. (Bashkangjitur e-maili me OKAD)

Një tjetër pretendim i Qerimajt është që Presidenti ka përvetësuar fonde nga granti i federatës dhe se në aktivitetin e fundit Presidenti ka bërë turizëm me familjen.

Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturën me emrat e personave të akomoduar në Sofje, Bullgari, faturën nga Federata Bullgare dhe vlerën e paguar kësaj federate).

Duam të bëjmë me dije opinionin dhe sigurisht zotin Qerimaj që grumbullimi I bërë për Kampionatin në Sofje dhe fatura e këtij aktiviteti është mundësuar nga njohjet PERSONALE të Presidentit me një hotel nëpërmjet një kontrate shërbimi me të drejtë kthim pagese me ardhjen e fondit dhe në qoftë se federatë do priste dhe do të vepronte në momentin që do të vinte Fondi Grant asnjë sportist nuk do grumbullohej dhe asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë kampionat kaq të rëndësishëm.(Bashkangjitur fatura e aktivitetit PAGUAR nga biznesi mbështetës nëpërmjet njohjes PERSONALE ME PRESIDENTIN).

Duam të bëjmë me dije opinionin publik dhe Z. Qerimaj se Presidenti jo qe nuk ka përvetësuar fonde nga Federata (gjë lehtësisht e verifikueshme) por ka ndihmuar financiarisht federatën me njohjet e tij PERSONALE si :

1- Mundësimi i Financimit nga Biznese të ndryshme në momentet që Federata nuk ka marrë fondin Grant apo ky fond është shpenzuar me të drejtë kthim fondesh kur Federata të ketë mundësinë ekonomike.

2- Aktiviteti i mbajtur ne Katar në periudhën dhjetor 2023, periudhë që Federata ka qenë pa fonde, akomodimi i grupit të sportistëve dhe trajnerëve shqiptarë, ushqimi, taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm që mbulon marrësi i aktivitetit në Katar ka qenë e sponsorizuar nga Presidenti i Federatës së Katarit prej lidhjeve të ngushta MIQËSORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federatës sonë. (Këto shërbime federatës mund t’i kushtonin mesatarisht 6.000 USD)

3- Biletat e avionit për në Aktivitetin e Katarit janë mundësuar nga NJOHJET PERSONALE të Presidentit me të drejtë pagese në momentin që do të vinte fondi Grant gjë e cila në qoftë se nuk do të realizohej asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë aktivitet.

4- Aktiviteti i këtij viti që do të mbahet në Bahrejn në muajin dhjetor 2024 do te jetë gjithashtu një aktivitet në te cilin Akomodimi, Ushqimi, Taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm në Bahrejn do të sponsorizohet nga Presidenti i Federatës se Bahrejnit prej lidhjeve të ngushta MIQËSORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federatës tonë.

Por sigurisht si këto mundësi që Presidenti ka mundësuar dhe ndihmuar FSHP mund të përmendim me qindra, por nuk ja vlen sepse Presidenti të gjitha këto i mundëson sepse ka qenë një Ish Sportist dhe është një person i cili e dashuron sportin dhe gjithçka bëhet me zemër, jo me laps.

Dëshirojmë ti themi zotit Qerimaj që Presidenti ABSOLUTISHT me fondin e tij personal ka të drejtë të marrë me vete këdo familjar të tij pa i’u detyruar një shpjegim askujt.Sigurisht që çdo veprim apo reagim e ka një shkak nga se vjen.

Shkaku i këtij postimi është gara e fundit e mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Shkak i këtij postimi kaq të madh vjen si pasojë e arritjes të rrëmbimit të dy medaljeve nga sportisti Kristi Ramadani dhe mbështetja e sportistëve të rinj nga Federata.

JU BËJMË ME DIJE QË FSHP SI KUNDËR CDO FEDERATË TJETËR DO TË MBËSHTESË SPORTISTËT E RINJ, DO TË MBESHTESE ÇDO INDIVID QË KA TË ARDHME NË KËTË SPORT DHE NUK DO INVESTOJË KURRË NË MARRJEN E TALENTEVE TË HUAJA NGA SHTETET E TJERA POR MENDOJMË DHE BESOJMË SE SHQIPËRIA JONË E VOGËL KA SHUMË MUNDËSI TË NXJERRË PLOT TALENTE TË REJA.

Federata do të mbështesë çdo sportist të ri dhe do të investojë tek ata me çfarëdo lloj kostoje apo shpifjeje që vijnë nga këta individë. Shkak i ketij postimi ka qenë Erkand Qerimaj, i cili mori vesh ditën e djeshme që Federata s’do ta ndalojë kurrë nismën e saj për promovimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e brezit të ri.

Diten e djeshme Z. Qerimaj donte te ishte iniciator I nje incidenti me Presidentin ne nje ambjent publik incident I cili u shmang nga Presidenti pasi roli I ketij te fundit eshte bashkepunues dhe jo percares. Ky incident donte te iniciohej nga Qerimaj pasi I eshte drejtuar Presidentit : Pse po mbeshtet te rinjte kot pa motiviacion si Kofsha , Rrasa , Mullisi dhe specifikisht Kristi Ramadani dhe po na harxhon fondin kur mund te na e japesh ne te rriturve?

Pergjigjja e Presidentit ishte: Erkand mos fol keshtu sepse Kofsha ne Meksike u shpall kampion bote, Rrasa , Mullisi dhe Carja sportiste me shume perspektive e te cilet renditen ne 5-7 e Europes dhe Botes ndersa Kristi Ramadani ishte sportisti qe te mundi ty me 6 KG ne dygaresh ne garen e fundit ne Sofie.

Fjalia e fundit ishte ajo cka e irritoi me shume Qerimajn dhe nga nervat donte te krijonte nje incident I cili sic e permendem u shmang me shume kujdes.I themi Z. Qerimaj se Federata do te vazhdoje ashtu sic ka bere 3 vitet e fundit dhe do ta coje deri ne fund kete nisme.

PADISKUTIM FEDERATA DO TE MESHTESE BREZIN E RI DHE DO KRIJOJME NJE ZEVENDESIM TE PADISKUTUESHEM BREZASH.

Federata dhe Presidenti nuk trembet nga askush dhe asgje sepse cdo gje eshte e paster si kristal.Meqe Z.Qerimaj pretendon keto akuza per Presidentin pse kerkon cdo dite te konsumoje kafen e mengjesit cdo dite me Presidentin?Pse kerkon Presidentin per dreka me te dhe trajnerin e tij per keshillime si do jete vazhdueshmeria e tij?

Pse Z. Qerimaj dhe Zonja e tij e nderuar I kane bere dhurate Zonjes se Presidentit ne aktivitetet e fundit?Cdo akuze e Qerimajt vjen si pasoje e fjalise te thene nga Presidenti: Ramadani I riu te cilin se ti mendon qe un bej gabim qe e mbeshtes te mundi garen e fundit me 6KG diference dhe arriti te marre 2 medalje Argjendi.

Problemi I Zotit Qerimaj eshte se mendon se nuk ka asnje sportist mbi te por e ka gabim. Per Federaten cdo sportist eshte I njejte si gjithe te tjeret. Por Qerimaj kerkon qe te marre ne menyre te padrejte fonde te pa merituara. Absolutisht qe ne nuk do lejojme askend qe te perfitoje pa te drejte.

I bejme thirrje Erkandit qe ne nuk presionohemi sic ti I ben presion trajnereve se do ti nderrosh si trajnere , per te marre shperblimet e tyre ne momentin qe ti fiton medalje si Trajneri Zef KOVACI , Sokol BISHANAKU apo Dritan SHPATA.

PER CDO AKUZE DHE PRETENDIM TE QERIMAJT NE NJOFTOJME SE DO TI DREJTOHEMI GJYKATES DHE ORGANEVE KOMPETENTE PER SHPIFJE , DISINFORMIM PUBLIK DHE PRISHJE IMAZHI.