VIDEO/ Talenti shkodran të mahnit, ‘merr zvarrë’ nga mesfusha të gjithë lojtarët e Barcelonës

Talentet shqiptare që luajnë me ekipet e moshave në Greqi janë të shumtë, prandaj mbështetja që duhet të vijë nga Shqipëria, shkon përtej kontakteve me zyrtarët tanë. Padyshim që një ngrohtësi duhet t’u vijë edhe nga ana e mediave...

Tjetër fitore e Vëllaznimit të tre shkodranëve. Kryeson me meritë renditjen

Vellaznimi i Gjakoves vazhdon te fitoje e te kryesoje me merite renditjen e grupit A te Liges se Pare ne Kosove. Nje ecuri qe i ka bere optimist te gjithe se kjo skuader ne fund te sezonit do te...

Armando Broja bën me zemër Southampton dhe tifozët e tij

outhamptoni është i varur nga Armando Broja dhe vetë statistikat tregojnë se golat e sulmuesit shqiptar kanë pasur peshë të madhe në grumbullimin e pikëve, në asnjë rast nuk i kanë shërbyer statistikave. Lojtari i Shqipërisë është sulmuesi që ka...

Alsid Tafili shënon sërish për Lirinë e Prizrenit. I pesti për të

Mesfushori shkodran Alsid Tafili është shfaqur sërish si autor goli dhe protagonist në fitoren e Lirisë së Prizrenit në ndeshjen e fundit të kampionatit kosovar të futbollit. Liria ka pritur në fushën e saj ekipin e Gjilanit të cilin e ka mundur me rezultatin 3-1. Pikërisht golin e tretë të saj në këtë ndeshje, e ka shënuar shkodrani Tafili. Ai ka ekzekutuar saktë një goditje nga pika e 11-metërshit në minutën e 64-të të ndeshjes. Ky ka qenë goli i pestë i tij për skuadrën prizrenase që nga muaji shkurt kur është bashkuar me të duke qenë një nga pikat më të forta të saj.

Edon Hasani, misioni për t’u rritur tek Liteksi

Është larguar me keqardhje nga skuadra e zemrës, por zgjodhi karrierën jashtë vendit për t’u rritur më tepër si futbollist. Edon Hasani, mesfushori 20-vjeçar nga Shkodra, në fundin e gushtit u transferua në Bullgari, te Liteks Loveç. Aty ka gjetur edhe talentin tjetër shkodran, Armando Vajushin, të cilin e konsideron si lojtar dhe njeri të shkëlqyer. Në skuadrën bullgare ka shumë konkurrencë për formacionin, megjithatë Hasani nuk druhet. “Konkurrenca ndihmon në rritjen e nivelit në planin personal dhe të skuadrës, prandaj nuk i trembem aspak”, thotë 20-vjeçari.

Vushtrria drejt titullit, Samuel Nikaj: Më duket vetja si në Angli, në Kosovë e...

Vushtrria është shpallur kampion dimëror në Ligën e Parë që zhvillohet në Kosovë, falë punës së palodhur dhe skemave të përgatitura nga trajneri i saj, Samuel Nikaj. Nga Shqipëria…në Shqipëri, trajneri shkodran po bën atë që di më së miri:...

Edon Hasani e nis si titullar por Sepahani humbet sërish

Mesfushori shkodran Edon Hasani ka luajtur për herë të parë titullar me ekipin e Sepahanit në kampionatin iranian të futbollit por debutimi i tij nuk ka rezultuar me fat për ekipin e tij. Sepahan ka humbur me shifrat 1-2...

Elis Guri shpallet “Sportisti i vitit” në Bullgari

Mundësi shkodran Elis Guri është shpallur "Sportisti i vitit" në Bullgari duke marrë trofeun më të lartë të sportit bullgar në një ceremoni të zhviluar me këtë rast në Sofje. Guri gjatë vitit 2011 ka fituar medaljen e artë dhe është shpallur Kampion bote në mundje në garat e zhvilluara në Turqi dhe pikërisht ky sukses, i ka dhënë atij avantazhin e madh në krahasim me sportistët e tjerë bullgarë.

Nuk ka largim në janar, Napoli ‘bllokon’ Elseid Hysajn

Elseid Hysaj nuk do të largohet nga Napoli gjatë merkatos së janarit. Mbrotjësi shkodran është në fund të kontratës me skuadrën italiane e për momentin nuk ende lajme përsa i përket rinovimit. Mediat italiane raportojnë se Napoli ka vendosur që...

Malësia e Madhe shpall “Qytetar Nderi” Hysajn dhe Balajn

Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka nderuar dy futbollistët e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj me titullin e lartë "Qytetar Nderi". Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli dhe të gjithë anëtarët e tij kanë dhënë votën unanime për një vlerësim të tillë për dy bashkëqytetarët e tyre të cilët kanë nderuar Malësinë, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë me kontributin e dhënë për kombëtaren shqiptare në Europianin e Francës. Të dy këta futbollistë e kanë origjinën e tyre nga Reçi i Malësisë së Madhe dhe jo më kot, pikërisht prej kësaj zone ka ardhur edhe nderimi i tyre.