Xhevahir Sukaj shënon sërish gol për Sepahanin në fitoren 4-3

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist me golat e tij në kampionatin iranian me skuadrën e tij Sepahan. Ai ka shënuar edhe sot pasdite në takimin e luajtur në transfertë ndaj një tjetër ekipi pretendent, gol ky që është i gjashtë në kampionatin e sivjetëm. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme dhe është fituar prej saj me rezultatin 4-3. Sepahani luante në transfertë me ekipin Naft Teheran, i cili kishte të njëjtën kuotë pikësh- 21 sa dhe skuadra e shkodranit. Në fakt takimi nuk ka nisur mirë për Sepahanin që për 16 minuta e sheh veten në disavantazh të dy golave por për skuadrën e tij mendon Sukaj që në minutën e 37-të ka ngushtuar shifrat.

Vajushi 90 minuta dhe lojë e mirë në fitoren 3-1 të Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin bullgar duke luajtur në rradhët e Liteksit. Ai ka qenë për 90 minuta në fushë si titullar në takimin e ndeshje që Liteksi ka zhvilluar në transfertë me ekipin Montana dhe ka kontribuar me lojën e mirë në fitoren 3-1. Ndonëse nuk ka shënuar, Vajushi ka qenë protagonist me rastet që ka krijuar dhe paset e dhëna, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk ka qenë me fat sepse një top i gjuajtur prej tij, është larguar mbi vijën e portës nga një mbrojtjës.

Balaj, 28 minuta në fitoren e Spartës në Ligën e Europës

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka luajtur 28 minuta në ndeshjen e mbrëmjes së sotme për skuadrën e tij e cila ka fituar 3-1. Ai nuk është preferuar nga minuta e parë nga trajneri i tij në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj skuadrës izraelite Kiryat Shmonës. Mungesa e Balës që nga fillimi nuk është ndjerë ngaqë skuadra e Spartës së Pragës ka shënuar plot tre gola që në pjesën e parë. Balaj ka hyrë në fushë në minutën e 62-të në vend të Këeuke dhe ka qenë protagonist në tre momente duke rrezikuar seriozisht portën e izraelitëve të Kiryat Shmonës.

Sukaj 90 minuta sot në fushë në humbjen 1-4 të Sepahanit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka luajtur për 90 minuta në takimin e sotëm të vlefshëm për kampionatin iranian të futbollit. Atë që skuadra e tij Sepahan ka luajtur në fushën e vet me një nga ekipet rivale, Teraktor Sazi. Ajo që çudit është se Sepahani ka humbur me rezultatin e thellë 1-4. Sukaj nuk ka mundur dot të shënojë në këtë ndeshje. Me këtë humbje, skuadra e tij është detyruar të lëshojë vendin e parë në renditje, pikërisht skuadrës me të cilën ka humbur sot. Sepahani ka arritur të grumbullojë 21 pikë përballë 23 të Teraktor por ka një ndeshje më pak se ajo dhe në rast fitoreje, mund të dalë sërish në vendin e parë.

Armando Vajushi dhe Edon Hasani, me pasaporta bullgare?!

Dy futbollistët shkodranë që luajnë për Liteksin, Armando Vajushi dhe Edon Hasani, shumë shpejt mund të paisen me pasaporta bullgare. Lajmi është bërë I ditur nga njerëz pranë këtyre lojtarëve të cilët pak ditë më parë kanë dorëzuar në klub edhe disa dokumenta që iu kanë kërkuar për këtë gjë. Konfirmimin e një lajmi të tillë në fakt e ka dhënë edhe vetë Vajushi që ekskluzivisht për gazetën  do të shprehej:

Vajushi e Bala titullarë në ndeshjet e sotme me ekipet e tyre

Dy futbollistët shkodranë, Armando Vajushi dhe Bekim Balaj kanë luajtur titullarë edhe në ndeshjet e sotme për skuadrat e tyre, përkatësisht Liteksin në Bullgari dhe Spartën në Çeki. Megjithatë, pavarësisht se ata kanë qenë në fushë, nuk kanë mundur dot të shënojnë por edhe t'i ndihmojnë skuadrat e tyre të marrin fitoren. Për Liteksin ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme teksa kanë pritur në fushën e tyre ekipin Botev Plovdiv dhe ndonëse u duhej medoemos fitorja për t'u ngjitur në renditje, nuk ka ndodhur kështu.

Lucerna dhe Young Boys të interesuara për Armando Vajushin

Dy ekipe zviceriane, pikërisht Lucerna dhe Young Boys janë të interesuara për futbollistin shkodran Armando Vajushi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat bullgare sipas të cilave tashmë vetë drejtuesit e Liteksit që zotërojnë kartonin e tij, janë duke i shqyrtuar këto oferta por nuk do ngutem. Mesfushori me tipare sulmuese që kaloi këtë janar në Bullgari, ka firmosur për tre vite e gjysëm për Liteks dhe kuptohet që ka kohë për të luajtur aty megjithatë drejtuesit e këtij klubi me shumë siguri do të kërkojnë ta shesin atë sapo ndonjë klub tjetër t'u ofrojë diçka të mirë. Bullgarët siç dihet i paguan Vllaznisë shumën e 100 mijë eurove për këtë transferim.

Edon Hasani shtyllë në miqësoren e djeshme të Liteksit

Mesfushori 20 vjeçar shkodran Edon Hasani ka qenë protagonist dje në miqësoren e ekipit të tij Liteks teksa ka goditur shtyllën në një moment. Ka ndodhur kështu në pjesën e dytë kur ai është aktivizuar nga ana e trajnerit Stoiçkov. Ai ka bërë një paraqitje të mirë edhe në këtë ndeshje ashtu si dhe të shtunën që shkoi në miqësoren ndaj Shpresave të Bullgarisë. Në miqësoren e djeshme ndaj ekipit OPC Red Beach, që është mbyllur në barazim 1-1, nuk ka luajtur asnjë minutë futbollisti tjetër shkodran Armando Vajushi i cili siç dihet po kalon një dëmtim prej pak ditësh, dëmtim i cili nuk e la atë të grumbullohej as me Shpresat e Shqipërisë për miqësoren e pazhvilluar me ekipin anglez.

Bala e Vajushi thirren me Shpresa për miqësoren ndaj Anglisë

Më 16 tetor ekipi i 21 vjeçarëve të Shqipërisë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipine Anglisë së 23 vjeçarëve. Kuptohet që do jetë një seleksionim i disa prej lojtarëve më të mirë të këtij vendi. Ndeshja do të zhvillohet më datën 16 qershor dhe ajo që të bën përshtypje është se në listën e lojtarëve të shpallur për grumbullim për këtë ndeshje, janë vetëm dy shkodranë. Bëhet fjalë për dy sulmuesit, Bekim Balën dhe Armando Vajushin. Të tjerë nuk ka dhe ajo që bën përshtypje është se nuk është thirrur as Edon Hasani, futbollisti që ka kaluar nga Vllaznia për tek Liteksi në Bullgari ku dhe ka filluar të aktivizohet.

Goli i Salihit ndër 5 më të bukurit e DC United për vitin 2012

Njëri nga gjashtë golat që Hamdi Salihi ka shënuar për skuadrën e tij DC United në kampionatin amerikan, është përzgjedhur nga ana e faqes zyrtare të këtij klubi, si një nga më të bukurit e kësaj skuadre për vitin 2012. Themi kështu, sepse pikërisht në këtë faqe, janë 5 golat e zgjedhur, ndër të cilët edhe ai që sulmuesi shkodran ka shënuar më datë 2 maj në ndeshjen ndaj ekipit San Jose. Ka qenë një futje në zonë e Salihit dhe dërgimi i topit me majën e këpucës mbi portierin kundërshtar. Goli i tij do të konkurrojë me atë të Maicon Santos, Chris Pontius, De Rosarios dhe Branko Boshkoviçit.