De Laurentis e largon Hysajn nga stërvitja me helikopter

Skuadra e Napolit ka zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri në zonën e Dimaros. Presidenti i Napolit u ka dhënë disa ditë të tjera pushim futbollistëve të tij, teksa pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga aeroporti i Veronës. Diçka e tillë nuk ka ndodhur me Hyajn dhe disa futbollistë të tjerë të cilët janë trajtuar ndryshe.
Gëzim Dimnaku, atleti shkodran që vazhdon të thyej rekorde në Kanada

Rekordet dhe sukseset e atletit shkodran Gëzim Dimnaku vazhdojnë në Kanada, shtetin ku ai jeton prej vitesh. Kështu në garat e zhvilluara ditën e sotme në kategorinë Masters, ai ka arritur të zërë tre vende të para dhe njëkohësisht të thyejë edhe rekordet e kampionatit. Aktiviteti i sotëm ka qenë kampionati i kanonit të Albertes në këtë vend dhe natyrisht që interesi ka qenë shumë i madh nga sportistët veteranë.
Arbëreshët, në Shkodër për Shqipëri-Itali

Të gjithë e mbajnë mend atmosferën në Palermo në marsin e këtij viti, teksa arbëreshët e kthyen në festë pragndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, fituar nga Azurrët. Pas atyre momenteve emocionuese të përjetuara në Hora të Arbëreshëve, një delegacion i komunitetit shqiptar që jeton prej më tepër se pesë shekujsh në Itali, u paraqit në selinë e FSHF-së.
Sulmuesi shkodran Sindrit Guri pëlqehet nga Sherif Tiraspol

Sulmuesi i Kukësit Sindrit Guri është pëlqyer nga drejtuesit e Sherif Tiraspol dhe mësohet se ata i kanë bërë një ofertë kukësianëve për ta marrë. Kujtojmë këtu se këto dy skuadra u ndeshën me njëra- tjetrën pak ditë më parë për Ligën e Kampioneve dhe ishin moldavët ata që kaluan në turin tjetër. Por jo vetëm kaq.
Hamdi Salihi rikthehet në Austri. Debuton me Wiener Neustadt

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi rikthehet të luajë në kampionatin austriak të futbollit pas disa vitesh mungesë. E ka bërë një gjë të tillë pasditen e djeshme kur ka debutuar për ekipin e tij të ri ëiener Neustadt. Ndonëse nuk ka shënuar, ai ka qenë protagonist me lojën dhe rastet e krijuara.
Menaxheri i Hysajt: E kërkoi një prej ekipeve më të mira në Europë

Mbrojtësi shkodran i Napolit Elseid Hysaj gjatë ditëve të fundit ka marrë ofertë nga një prej ekipeve më të mira në Europë megjithatë ka vendosur të qëndrojë sërish në Itali. Ofertat në drejtim të tij në fakt nuk kanë munduar asnjëherë, saqë vitin e kaluar u kërkua nga shumë ekipe të njohura si Bajern, Mançester Junajtid, Totenhem madje edhe Barcelona.
Armando Vajushi edhe një sezon tjetër tek Pro Vercelli

Kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së disa ekipeve italiane por duket se Armando Vajushi edhe për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit Pro Vercelli që merr pjesë në Serinë B. Mjafton të klikosh në faqen zyrtare të këtij klubi dhe do të shohësh se shkodrani që në dhjetor të këtij viti, është pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri.
Panuçi në pankinën e Shqipërisë, “fërkon duart” Vajushi

Lajmet e fundit që qarkullojnë në mediat shqiptare bëjnë fjalë për një emërim të Kristian Panuçit në pankinën e kombëtares shqiptare. Nëse për mbarë opinionin tonë sportiv ka një dilemë nëse ish- mbrojtësi i njohur i kombëtares italiane do të jetë në gjendje të vazhdojë apo jo rrugën e suksesshme të Xhani De Biazit, nuk qëndron kështu për dikë tjetër.
Bekim Balaj protagonist me asistin e tij në fitoren e Akhma

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka qenë sot protagonist i fitores së arritur nga skuadra e Terek Groznit, që tashmë, pasi ka ndryshuar emrin, quhet Akhmat Grozni. Një sukses i rëndësishëm në kampionat, ndaj Amkarit. Fitore minimale, me gol të Leo Jabës, teksa pasimi ishte i shkodranit, që luajti 90 minuta, ndërsa në stol, si spektatorë, qëndruan Bernard Berisha dhe Odise Roshi.
Klaudio Patani, një shkodran në basketbollin italian

Prej disa ditësh në Tiranë është grumbulluar ekipi kombëtar i basketbollit për meshkuj, në kuadër të ndeshjeve eliminatore e Kampionatit Botëror. Ndër lojtarët e grumbulluar nga stafi i këtij ekipi, ka bërë përshtypje edhe "një emër i panjohur". Bëhet fjalë për Klaudio Patanin.