Andrea Isufaj, 17 vjeçari nga Kopliku që firmosi për Chievon

Kontratë e re profesionistësh për një tjetër shqiptar në futbollin italian. Bëhet fjalë për Andrea Isufajn, lojtarin e lindur në vendin fqinj por me origjinë nga Kopliku i Malësisë së Madhe. Performanca shumë e mirë që ai ka bërë me ekipin e Arezzos, ka bërë që drejtuesit e Chievo Veronës të hedhin sytë drejt tij dhe pasi janë bindur për potencialin që zotëron, kanë arritur të blejnë kartonin e tij për shumën e 100 eurove. Jo keq, për një futbollist që nuk ka mbushur ende 17 vjeç por që premton shumë.
Malësia e Madhe shpall “Qytetar Nderi” Hysajn dhe Balajn

Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka nderuar dy futbollistët e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj me titullin e lartë "Qytetar Nderi". Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli dhe të gjithë anëtarët e tij kanë dhënë votën unanime për një vlerësim të tillë për dy bashkëqytetarët e tyre të cilët kanë nderuar Malësinë, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë me kontributin e dhënë për kombëtaren shqiptare në Europianin e Francës. Të dy këta futbollistë e kanë origjinën e tyre nga Reçi i Malësisë së Madhe dhe jo më kot, pikërisht prej kësaj zone ka ardhur edhe nderimi i tyre.
Samuel Rrasa, 14 vjeçari shkodran pranë firmës me Juventusin

Një futbollist shkodran mbërrin tek Akademia e klubit të madh italian dhe botëror- Juventusi. Ai është 14 vjeçari Samuel Rrasa i cili nga ekipi "Djelmënia shkodrane", kaloi tek Brian's dhe tashmë është shumë pranë firmosjen me klubin e madh italin. Një karrierë fantastike që në nisje dhe ky është shansi i madh që i jepet këtij futbollisti të talentuar.
Bekim Balaj e nis mbarë, tre gola në tre ndeshje të kampionatit kroat

Sukaj në Shkodër por merr oferta nga Skënderbeu e Flamurtari

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj vërtetë mendon të kthehet tek Vllaznia nëse gjërat shkojnë ashtu si duhet megjithatë ai dy ditët e fundit mësohet se ka marrë oferta shumë të rëndësishme nga skuadra të tjera të kampionatit shqiptar. Siç raporton www.telesport.al, e para që i ka telefonuar ka qenë skuadra kampione, ajo e Skënderbeut. Mësohet se ka qenë trajneri i saj Mirel Josa, ai që i ka kërkuar të luajë për korçarët. Raportet e Josës me të janë shumë të mira që nga periudha kur të dy ata kanë punuar sëbashku tek Vllaznia dhe kuptohet që mungesa e një sulmuesi cilësor ka qenë evidente për Skënderbeun në sezonin e fundit. Në rrethana të tilla, Sukaj do ishte zgjidhja perfekte e tij për plotësuar repartin e sulmit.
Vajushi mohon gjithçka. “Nuk huazohem tek Skënderbeu”

Bekim Balaj, vjen goli i tij i tetë për Rijekën

Pas Sukaj, edhe Teli shpallet kampion në Azerbajxhan
Balaj jep asist dhe Rijeka fiton ndaj Splitit të Cikalleshit

Shkodrani Bekim Balaj i shënon gol edhe Dinamos së Zagrebit
