Një bisedë me Barbullushin dhe shumë probleme

 Nga RAMADAN BIGZA

Biseda me Adrian Barbullushin, një emër të njohur i futbollit tonë, i larguar disi nga skena e tij nuk ishte thjesht një bisedë mes një gazetari dhe një ish-futbollisti, por shumë më tepër se kaq. Nga kjo bisedë kujtuam shumë gjëra që i mungojnë sot futbollit tonë, organizimit të tij. Fjala vjen, sot nuk ka shkolla futbolli nëpër rrethe, apo në shtëpitë e pionierëve nuk flitet më për futboll, madje nuk ekzistojnë fare këto shtëpi.

Xhevahir Sukaj shënon dhe kualifikon Sepahanin në Kupën e Iranit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist për skuadrën e tij Sepahan. Në ndeshjen e sotme, të luajtur ndaj ekipit Mes Rafsanjan, e vlefshme për Kupën e Iranit, ai ka shënuar golin vendimtar, atë të fitores 1-0 dhe të kualifikimit për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Ndeshja ka qenë duke shkuar drejt barazimit dhe gjuajtjes së 11-metërshave por ka vendosur goli i Sukajt pikërisht në minutën e 109-të të ndeshjes.

Armando Vajushi, tjetër gol për Liteksin. Këtë herë në Kupë

Mesfushori shkodran Armando Vajushi shfaqet sërish si golashënues për Liteksin. E ka bërë këtë gjë edhe mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Bullgarisë të luajtur ndaj  Spartak Varnës duke mbyllur fitoren e thellë 6-1 të skuadrës së tij ngaqë ishte goli i fundit i kësaj ndeshje. Bjondi 21 vjeçar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në këtë takim, jo vetëm duke shënuar por edhe duke dhënë asiste për shokët e tij të skuadrës.

Vajushi 90′ në fushë, Liteksi fiton dhe është në vendin e tretë

Skuadra bullgare e Liteksit, vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionatin e këtij vendi teksa pasditen e sotme, ajo ka fituar ndaj ekipit Chernomorets Burgas me rezultatin 1-0. Protagonist edhe në këtë ndeshje ka qenë futbollisti shkodran Armando Vajushi që ka qenë një nga më të mirët në fushë. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në lojë, teksa në një moment madje ka shpëtuar edhe portën e tij nga pësimi i një goli të sigurtë. Ka qenë një takim me lojë të fortë sportive, madje Vajushi në minutën e 40-të është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Armando Vajushi shënon golin e pestë në kampionat me Liteksin

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka shënuar sërish për skuadrën e tij Liteks. Në takimin e pasdites së sotme, të vlefshëm për kampionatin bullgar të futbollit, Liteks ka luajtur në kryeqytetin e këtij vendi ndaj Lokomotivës së Sofjes. Ka qenë një ndeshje me shumë momente interesante teksa në fillimin e pjesës së dytë, Ivanov i Liteksit është ndëshkuar me karton të kuq por pak minuta më vonë, këtë fat do të kishte edhe Peev për vendasit. Ndeshja u duk se po shkonte drejt barazimit por nuk ka menduar kështu shkodrani Vajushi i cili në minutën e 78-të ka shënuar golin e parë për Liteksin.

Vajushi 61 minuta titullar në kualifikimin e Liteksit në kupë

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka qenë i pafat sot për të shënuar në ndeshjen e kupës së Bullgarisë ndaj Lokomotivës së Plovdivit teksa ka goditur shtyllën dhe po ashtu ka humbur edhe një tjetër rast të pastër. Megjithatë ai ka dhënë kontributin e tij në fitoren 2-0 të Liteksit dhe kalimin në turin çerekfinal të kësaj skuadre. Ndeshja është luajtur në stadiumin e qytetit të Lovechit dhe ka qenë e kthimit për këtë tur të kupës së Bullgarisë.

Bekim Balaj bën për vete edhe ndihmësin e trajnerit De Biazi

Një gol për t’i dhënë 3 pikë skuadrës, një gol për të fituar besimin e plotë të trajnerit dhe për të bërë për vete një stadium të tërë, 8 mijë vetë që kanë qenë të pranishëm në sfidën e fituar nga Sparta Praga ndaj Tepliçes. Një histori, ajo e Bekim Balës, e nisur me dopietë në një ndeshje miqësore të verës. Për Spartën ishte “Ok” dhe pas një “mundje dore” të lehtë me Tiranën, u gjet një zgjidhje për transferimin e tij në Pragë. Aty ku e nisi me gola dhe paraqitja të mira, por me vështirësi për të gjetur hapësirat në çdo ndeshje si titullar, pasi skema e përdorur nga trajneri, 4-2-3-1, apo 4-1-4-1 bën që përpara të jetë vetëm një sulmues.

Bekim Balaj shënon dhe i jep fitoren skuadrës së Spartës

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj është shfaqur edhe njëherë tjetër i rëndësishëm për skuadrën e tij të Spartës së Pragës. Në ndeshjen e mbrëmjen e...

Shënon edhe Vajushi në fitoren 5-0 të Liteksit ndaj skuadrës Pirin

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka vazhduar edhe ai serinë e golave ashtu si dhe Bekim Balaj që shënoi ditën e djeshme. Nëse goli i Balës ka patur një rëndësi më të madhe ngaqë ka qenë i vetmi dhe i ka dhënë tre pikë Spartës, ky i Vajushit, ka qenë njëri nga pesë golat e shënuar nga Liteksi në ndeshjen e kampionatit bullgar ndaj skuadrës Pirin. Shkodrani gjithsesi ka meritën se ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje duke i hapur rrugë fitores 5-0 të skuadrës së tij në këtë takim.

Rasti i humbur, Vajushi humb edhe premion 2 mijë euroshe

Në rast se do kishte shënuar në atë moment që iu paraqit, Armando Vajushi sot do ishte në qendër të vëmendjes së gjithë mediave shqiptare. Në minutën e 85-të të ndeshjes miqësore me Kamerunin ai duhej të kishte shënuar teksa ka dalë I vetëm përballë portierit kundërshtar, por ka gabuar në gjuajtje duke e dërguar topin mbi traversë. Ka humbur këtë rast që mund t’I kishte dhënë fitoren Shqipërisë, por mesfushori 20 vjeçar shkodran ka humbur edhe një premio prej 2 mijë eurosh që ai do fitonte nëse do shënonte në këtë ndeshje.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Vllaznia fitoi titullin kampion, Apolonia e femrave triumfon në Kupën e...

0
Vllaznia mundi Partizanin 2-0 në finalen e kampionatit dhe u shpall kampione për sezonin 2024-2025, ndërsa Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi...

HISTORI