Mesfushori shkodran Armando Vajushi shfaqet sërish si golashënues për Liteksin. E ka bërë këtë gjë edhe mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Bullgarisë të luajtur ndaj  Spartak Varnës duke mbyllur fitoren e thellë 6-1 të skuadrës së tij ngaqë ishte goli i fundit i kësaj ndeshje. Bjondi 21 vjeçar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në këtë takim, jo vetëm duke shënuar por edhe duke dhënë asiste për shokët e tij të skuadrës.

Liteksi në fakt e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë të fituar në transfertë, por dje e ka kompletuar atë me një fitore edhe më të thellë. Skuadra ka patur një rritje shumë të madhe në ndeshjet e fundit teksa është ngjitur në vendin e tretë në kampionat dhe është në tetë skuadrat më të mira të Kupës. Një kontribut të madh tek kjo skuadër po jep edhe shkodrani Vajushi me lojën e tij në mesfushë por edhe me golat që po shënon teksa ka shënuar pesë të tillë në kampionat dhe dy në kupë.
www.shkodrasport.com