Kampioni i boksit Kristian Demaj nuk ka ndër mend të heqë dorë kollaj nga pasioni i tij i madh.

Ndonëse prej disa muajsh e ka braktisur atë për arsye të ndryshme, duket se tashmë ka ardhur momenti për t’u rikthyer fuqishëm.

E ka deklaruar vetë këtë gjë me një status të publikuar pak më parë në faqen e tij në facebook.

“Për të gjithe ato qe mendojne qe i kam dhene fund nje pjese te rendesishme te jetes time, sportit tim te Boksit, i te qenurit Kampion per një dekade, dua t’i siguroj qe e kane gabim.

Ato pak njerez qe kane besuar tek une qe jan me te vertete shume pak por qe vlejne shume, me shume sesa ato qe s’kane besuar tek une, dua t’u them me sinqeritetin me te madh qe Kristian Demaj do jete dhe per shum e shume vite aty ku ata deshirojne, pse jo edhe me lart.

Do luftoj me forcen dhe bekimin e Zotit qe te bej KRENAR familjen time te shenjte, bashkeshorten dhe femijet e mi, prinderit e mi, vellezerit dhe motren time.

Te gjithe miqve te vertete dua t’u them qe gjate gjithe ketyre muajve qe vazhdimisht me keni thene, jo Kristian, jo jepi vedit, duam te te shikojme perseri te na besh krenar, dua t’u them qe nuk kane shkuar ne vesh te shurdher por ne brendesi te zemres time.

Faleminderit! Unë do t’iu tregoj sesa i madh jam!
© shkodrasport.com