Nesër kupa “Agim Tafili”, trajneri Kola: Vllaznia synon suksesin me të tre grupmoshat

0
Nesër starton kupa "Agim Tafili" e cila do të zgjasë dy ditë dhe tashmë ekipet dhe sportistët pjesmarrës janë gati për nisjen e etapës së parë, asaj me itinerar Tiranë- Shkodër, që do të bëhet paraditen e së shtunës. Ekipi...

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola fiton një tjetër Kupë

0

Çiklisti I talentuar shkodran Bruno Kola ka fituar një tjetër kupë. Bëhet fjalë për kupën e vënë për një aktivitet të zhvilluar këto ditë në Tiranë ku kanë marrë pjesë sportistët më të mirë kadetë të të gjithë ekipeve të vendit. Ka qenë një etapë e zhvilluar në rrugën Tiranë- Elbasan, 60 kilometra e gjatë dhe në fund të saj, 15 vjeçari shkodran ka arritur të lërë pas të gjithë çiklistët e tjerë pjesmarrës duke u kurorëzuar në këtë mënyrë si fitues I kupës së vënë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka zënë vendin e parë duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, sportistët e Teutës Tafilin dhe Ballgjinin.

Sot nis Rrethi Çiklistik. Vllaznia pretendente si ekip dhe si individ

0

Paraditen e sotme do të nisë Rrethi i Parë Çiklistik për juniorë dhe kadetë. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të punojë dhe të investojë tek çiklistët e së ardhmes meqë po rritet një brez i talentuar sportistësh dhe për këtë arsye, ka vendosur të organizojë për herë të parë një Rreth të tillë. Pjesmarrës do të jenë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë dhe padyshim që është edhe Vllaznia.

Çfarë rekordi! Tenisti që ka luajtur 10 finale dhe i ka humbur të gjitha

0
Ndonjëherë sporti është i çuditshëm. Më mirë se kushdo këtë mund ta thotë Julien Benneteau, i cili në 18 vite si sportist profesionist ka arritur të luajë në 10 finale turnesh. Fatkeqësisht i ka humbur të dhjeta. Që prej vitit...

U tha në ‘Fiks Fare’ se ekipi i Vllaznisë është shkrirë, reagon trajneri Kola:...

0
Kohet e fundit ka nisur nje "duel" ne distance ne mes çiklisteve dhe ish- çiklisteve te ndryshem ndaj presidentit aktual te kesaj Federate, Skender Anxhaku. Nje çeshtje e tille eshte bere edhe mediatike teksa i ka kushtuar vemendje edhe...

E trishtë! Shuhet në moshën 24 vjeçare sportisti i talentuar shqiptar

0
Ndahet nga jeta në moshën 24 vjeçare notari shqiptar Klavio Meca. Lajmin e zi e njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook. “Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga...

Bruno Kola kampion kombëtar për vitin 2017 në garën e rezistencës

0

Sukseset e çiklistëve shkodranë vazhdojnë sërish. Ditën e sotme është zhvilluar gara tjetër e kampionatit kombëtar të këtij viti, ajo e rezistencës. Itinerari i saj ka qenë 10 xhiro në distancën nga TEG deri tek Kristal, me një distancë të përgjithshme prej 100 kilometrash. Ajo është zhvilluar për të dyja kategoritë, atë të kadetëve dhe të juniorëve.