Tenisti nga Ulqini Senad Tafa fitues i “Shkodra Indoor 2011”

0

Ka përfunduar mbrëmë turneu tradicional i tenisit amator për salla të mbyllura në Shkodër. Tenisti nga Ulqini Senad Tafa është fituesi i këtij edicioni të këtij turneu. Ky është viti i tretë rradhazi që organizohet një aktivitet i tillë në salla të mbyllura, pasi më parë ky turne zhvillohej në ambjent të hapur. Ky turne është shumë i rëndësishëm pasi zhvillohet në sallë të mbyllur dhe kjo ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të frutshëm mes pushtetit vendor dhe shoqatës së tenisit, shoqatës "Creative City" dhe pallatit të sportit "Qazim Dervishi".

“Revoltë” në ceremoninë e “10 sportistëve më të mirë”

0

Duhej të ishte ndryshe por në fakt, ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të klubit shumësportësh Vllaznia" për vitin 2011, është shndërruar në një "revoltë" të hapur të sportistëve, trajnerëve por edhe specialistëve të ndryshëm. Ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Bashkisë për harresën që kanë shfaqur ndaj tyre prej kohësh për kushtet e stërvitjes, të pagesave etj.I pari që ka ngritur zërin, ka qenë peshëngritësi më i mirë i Shqipërisë, më i miri i klubit Vllaznia edhe për vitin 2011, pikërisht Erkand Qerimaj. Pasi ka marrë çmimin e parë, duke u intervistuar nga drejtuesit e spektaklit, ka thënë: "Ne të gjithë që jemi sonte këtu fitues, jemi se e meritojmë. Kemi dhënë rezultate në sportet tona dhe prandaj jemi shpallur më të mirët.

E çuditshme: Klubi Vllaznia paguan sportistët vetëm për gjysmën e dhjetorit!!!

0

Mund të jetë një fakt shumë i çuditshëm ai që po ndodh në klubin shumësportësh Vllaznia. Drejtuesit e tij, kanë lajmëruar sportistët dhe trajnerët se do paguhen me gjysëm shpëblimi apo trajtimi ushqimor për muajin dhjetor. Nuk dihet se nga ka dalë ky veprim por ky është realiteti. Zyra e financës së klubit është justifikuar me shprehjen se "shteti dy herë në muaj, u jep 15 ditë pushim sportistëve". Që do të thotë se edhe në gusht, ata janë paguar vetëm me gjysmën e trajtimit ushqimor ndonëse ata kanë dalë përditë në stërvitje dhe kështu po ndodh edhe në dhjetor.

Ahmet Kurmemaj, donacione nga Amerika per sportistët e xhudos

0

 

E shtuna që kaloi ka qenë ditë festë në Vaun e Dejës. Akademia "Albania Judo Kodokan" me qendër në këtë qytezë, ka organizuar ceremoninë e zakonshme të shpërndarjes së dhuratave dhe çmimeve të ndryshme të fundvitit për sportistët e ekipeve të Vllaznisë, Vau Dejësit dhe Besëlidhjes së Lezhës. Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni pushtetarë lokalë, drejtues të Federatës Shqiptare të Xhudos, sporistë e trajnerë të shumtë. Presidenti i kësaj Akademie Anton Shkoza, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka kaluar tek ndarja e çmimeve dhe dhuratave të cilat këtë herë janë mundësuar nga z. Ahmet Kurmemaj, një shqiptar nga Mali i Zi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hendboll, Vllaznia humb finalen e Kupës

0

Ditën e dielë në Elbasan janë luajtur ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë për vitin 2011. Në finale ka dalë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës me Elbasanin vendas. Ka qenë një ndeshje përgjithësisht e fortë por në fund kanë triumfuar elbasanasit që kanë fituar me rezultatin 24-19.

Nesër ditë feste për xhudon në Vaun e Dejës

0

Dita e shtunë do jetë një ditë feste për gjithë sportistët e xhudos të Veriut shqiptar. Akademia "Albania Judo Kodokan" me qendër në Vau Dejës, ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë do të organizojë ceremoninë e dorëzimit të çmimeve të fundvitit për gjithë sportistët e Shkodrës, Vau Dejësit dhe Lezhës. Ceremonia do të zhvillohet në orën 10.00 në ambjentet e kësaj Akademie në Vau Dejës dhe në të do jenë të pranishëm pushtetarët lokalë, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Xhudos, sportdashës etj. Për sportistët më të mirë do ketë dhurata të veçanta.

Gati startimi i Turneut të tenisit “Shkodra Indoor 2011”

0
Shoqata e Tenisit “Shkodra Tennis”, Bashkia Shkoder dhe Shoqata “Creative City” organizojnë: Turneun e tenisit “Shkodra Indoor 2011” 26 – 28 dhjetor 2011...

Ardit Vorfa rikthehet sërish në sportin e çiklizmit

0

Ka qenë deri një vit më parë pjesë e ekipit të çiklizmit të Vllaznisë por pas disa problemeve që pati me drejtuesit e klubit Vllaznia në momentin e shkrirjes së këtij ekipi. Ardit Vorfa vendosi ta braktisë sportin e tij të dashur ngaqë po e shihte se askush nuk e kishte seriozisht. Megjithatë as një vit larg dhe nuk ka mundur të qëndrojë më tepër. Ardit Vorfa prej pak ditësh ka rifilluar sërish stërvitjen me ekipin e Vllaznisë.

Pesë medalje të tjera për xhudistët shkodranë

0

Medaljet për Akademinë “Albania Xhudo Kodokan” nuk kanë të ndalur. 5 xhudistë të kësaj Akademie sërish kanë arritur të marrin 5 medalje në një turne të zhvilluar në Malin e Zi. Destinacioni kësaj here ka qenë Podgorica. Akademia “Albania Xhudo Kodokan” e drejtuar nga Presidenti Anton Shkoza ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në kupën “Oslopodenja Podgorice”. Ky turne që është ndër më të mëdhatë në Malin e Zi është organizuar nga klubi vendas i xhudos “Milenijum Podgorica”.

Xhudistët e Vllaznisë, 11 medalje në Kosovë

0

11 medalje arrin të fitojnë xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejës në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Kosovë në Prishtinë në palestrën e sporteve “Adem dhe Hamz Jashari”. Aty lufta sportive ka qenë e fortë sepse kanë marrë pjesë vxhudistë cilësorë si dhe kanë garuar 11 shtete. Pjesëmarrese kanë qenë vendet e Shqipërisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bollgarisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Austrisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbië, Çekisë, Sllovakisë, Belgjikës e Norvgjisë.