Vllaznia për meshkuj fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun

0

Vllaznia fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun në volejboll për meshkuj.Në një takim të administruar të paktën në tre sete të kësaj ndeshje, sete që i ka fituar lehtësisht.Sa për atë se skuadra ka funksionuar mjaft mirë në të gjithë elementet e lojës aq dhe per ate se Skenderbeu tashme nuk eshte me ajo skuadra qe dikur i falte tjeter lezet kesaj loje.Ashtu si Vllaznia e dikurshme. Por,ajo çfare te bente te ndjeheshe mire duke pare ekipin shkodran ishte fakti se trajneri A.Kalaja kishte ne perberje te kesaj skuadre lojtare te cilet ishin ne maksimum ne loje.

Vllaznia për femra mundet pastër 0-3 nga Teuta në Shkodër

0

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë nuk ka arritur të bëjë asgjë sot në ndeshjen ndaj Teutës teksa e ka humbur atë me rezultatin e pastër 0-3. Në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", vajzat shkodrane vetëm në setin e dytë kanë arritur të rivalizojnë por pa arritur dot ta fitojnë atë. Në setin e parë, Teuta ka fituar pa as më të voglën vështirësi me shifrat 25-13. Në të dytin është diçka më ndryshe teksa Vllaznia arrin të shënojë 22 pikë por jo më tepër. Në të tretin ka një fitore sërish të lehtë të vajzave durrsake 25-12 dhe në këtë mënyrë ata kanë fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Vllaznia për femra fiton në Tiranë 3-1 ndaj Dinamos

0

Vllaznia sheh më së fundi shpresë për të mbijetuar në kampionatin e volejbollit për femra, pas fitores 3-1 arritur dje pasdite ndaj Dinamos, sfidë që u luajt në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Sfida ishte jetike për të dyja skuadrat, pasi fitorja do të jepte shpresë deri në përfundim të fazës së dytë të kampionatit, kur dhe përcaktohen 4 skuadrat që do të luajnë në Volej Liga. Për pasojë, humbja do të ishte fatale për këto, ndonëse ka ende edhe 9 javë për t’u luajtur e situata mund të ndryshojë.

Vllaznia mund Erzenin 3-1 brenda në Shijak për javën e shtatë

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur fitoren e rradhës në kampionat. Ajo ka mundur Erzenin në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në Shijak. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-1 për shkodranët. Në fakt ndeshja nuk ka nisur mirë për ta. Seti i parë është fituar nga vendasit në shifrat 25-16. Por gjithçka do të përmbysej në setin e dytë teksa Vllaznia e fiton atë 25-17 duke barazuar setet.

Vllaznia për femra mundet 1-3 nga Partizani në Shkodër

0

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndeshjen me Partizanin të luajtur në kuadrin e javës së tetë të kampionatit, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Rezultati perfundimtar ka qene 3-1 per vajzat nga kreqyteti te cilat jane treguar me te kujdesshme ne momentet me deçisive te ndeshjes por Vllaznia me pak kujdes mund edhe ta kishte fituar kete ndeshje. Seti i pare eshte fituar 25-23 nga Partizani, tek i cili binte ne sy eksperienca e madhe e disa prej volejbollisteve te tij.

Djemtë e volejbollit fitojnë sërish ndërsa vajzat një tjetër humbje

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat edhe këtë javë duke vazhduar të ruajë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ata kanë pritur sot pasdite në Shkodër ekipin e Elbasanit të cilin e kanë mundur në shifrat 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë histori. Miqtë vetëm në setin e tretë kanë rivalizuar duke shënuar 22 pikë ndërsa në dy setet e tjera kanë shënuar 16 dhe 20 përballë 25 pikëve të fitores së shënuara nga shkodranët. Kjo fitore sigurisht që shton moralin e Vllaznisë për ta mbajtur sa më gjatë vendin e dytë dhe pse jo për të synuar edhe të parin.

Volejbollisti Ali Bushati nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

0

Volejbollisti I mirënjohur shkodran Ali Bushati, ka përjetuar një moment të veçantë të jetës së tij këto ditë. Pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes, atij I është dorëzuar edhe titulli “Mjeshtër I Madh” akorduar nga Presidenti I Republikës pak kohë më parë. Për të festuar këto dy ngjarje të veçanta në jetën e këtij Mjeshtri të Madh, në Shkodër familjarët e tij kanë organizuar një festë vërtetë të madhe. Kishte ardhur nga Tirana për të nderuar mjeshtrin Bushati edhe sekretari I Federatës Shqiptare të Volejbollit Leonard Tase. Bashkë me të ishin edhe emra të tjerë të mëdhenj të këtij sporti si Vangjel Koja, Franc Jakova, Ahmet Aga e Vasil Binga.

Vllaznia mund 3-1 Studentin dhe ngjitet në vendin e dytë

0

Ekipi I volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e kësaj jave. Ai ka luajtur në Tiranë ndaj Studentit, njëri prej ekipeve rivale për titullin kampion. Djemtë e trajnerit Artan Kalaja kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Në fakt ndeshja ka nisur më mirë për Studentin I cili e ka fituar setin e parë në shifrat 25-19. Humbja e këtij seti nuk I ka demoralizuar volejbollistët shkodranë të cilët në setin e dytë kanë arritur fitoren në shifrat 25-23.

Rrahishta: Lojërat me dorë po shkojnë drejt shkrirjes në Shkodër

0
Problemet financiare që janë shfaqur tek ekipi I Vllaznisë në atletikë e që u bë present me shqetësimin e tre kampionëve në numrin e...

Të rinjtë e Vllaznisë fitojnë me Ilirinë, të rejat humbasin

0
Një fitore dhe një humbje edhe për ekipet e të rinjve të volejbollit të Vllaznisë. Ata kanë luajtur përballë të njëjtin kundërshtar- Ilirisë së...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI