Dy ekipet e volejbollit te klubit Vllaznia nuk kane arritur te fitojne ne ndeshjet  e tyre te kesaj jave. Te dy ata kane humbur me te njejtin rezultat, 0-3. Ekipi I meshkujve ka pritur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne kuadrin e javes se pare te kampionatit, ekipin e Studentit. Pritej ndoshta me teper nga djemte e trajnerit Kalaja por ata jo vetem qe nuk kane mundur ta fitoje ndeshjen por as te marre qofte edhe nje set.

I pati eshte humbur me vetem 15 pike te shenuar perballe 25 te Studentit nderkohe qe ne dy te tjeret, Vllaznia ka shenuar nga 19 pike. Pas javes se gjashte te kampionatit te meshkujve, shkodranet mbajne vendin e katert ne tabelen e renditjes me 10 pike te grumbulluara megjithate jane Brenda objektivave  te tyre per te zene nje vend ne plej-of sepse problemet e tyre jane te medha pas largimeve te shumta te volejbollisteve.Nga ana tjeter ekipi I femrave te Vllaznise ndeshjen e rradhes e ka luajtur ne Durres ndaj Teutes vendase. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj sigurisht qe kane qene shume inferior perballe durrsakeve dhe ne setin e pare kane shenuar vetem 9 pike e po aq edhe ne te dytin ndersa ne te tretin jane paraqitur diçka me mire duke shenuar 12 pike megjithate larg mundesive per ta rivalizuar kundershtarin. Pas javes se 10-te Vllaznia per femra renditet ne vendin e shtate te tabeles se renditjes me 5 pike te grumbulluara teksa ka lene pas vetes Korabin e Studentin.